Agron Duka: Unë një agronom i thjeshtë kam qenë, s’kam lidhje me politikën, por më afroi Fatos Nano. Atëhere ishim idealistë

12 Dhjetor 2019, 11:02Politika TEMA

Agron Duka ka dhënë një intervistë për emisionin “Dita ime”, ku ka folur për karrierën e tij si politikan.

Ai thotë se nuk është ndonjë talent në politikë, pasi ka qenë thjesht një agronom.

Duke shprehet se në politikë e ka futur Fatos Nano:

Te merresh me politikë është një zanat i vështirë. Unë nuk është se jam ndonjë talent, edhe si formim jam agronom. I përkas një brezi që kemi lindur në kohën e Enverit. Nuk ka pasur shkollë politike, sepse atëherë politikë ishte të merreshe me direktivat e partisë.

Unë pas 90-s jam marrë me biznes, kam lënë punën e shtetit. Rastësisht nga një njohje rastësore me Fatos Nano unë hyra në politikë. Pra nuk është se unë e kërkova, por ndoshta qe rastësia, ndoshta ato kanë qenë vite me shumë idealizëm. Shqipëria nuk kishte eksperiencë politike dhe si e tillë e ndjente që ai që është i majtë duhet të jetë majtas dhe ai që është i djathtë duhet të jetë djathtas.

Ai thotë se politika e sotme nuk është njësoj si politika e fillimeve të demokracisë. Agron Duka tregon se kur kandidoi për deputet i pavarur, por që mbështetej nga PS, shokët e tij të djathtë nuk i flisnin me gojë:

Sot nuk ka ashtu. Njerëzit më vonë mësuan që këto që ishin lart filluan të bëjnë aleanca majtas dhe djathtas, sepse kështu e ka politika, atëherë këta poshtë pse duhet të ishin kaq të ndarë me vijë ideologjike.

Unë jam dëshmitar i këtyre ngjarjeve. Njerëz të mi, shokë meqë unë kandidova si i pavarur i mbështetur nga PS dhe ata ishin djathtas nuk më flisnin, arritëm u ndamë.

Sot nuk ekziston kështu. Përderisa erdhi puna bënë aleancë, Rama-Meta, Berisha-Meta e kështu me radhë të gjithë. Në fund të fundit mirë kanë bërë janë politikanë që e njohin mirë këtë zanat, sepse ndryshe mund të krijoheshin këto ngërçet.

Sot ka një situatë tjetër, që për mendimin tim është më e mirë. Po të pyesësh njerëzit poshtë, edhe ata vetë nuk dinë ti dallojnë mirë se kush është një politikë e majtë dhe një i djathtë.”

6 komente në “Agron Duka: Unë një agronom i thjeshtë kam qenë, s’kam lidhje me politikën, por më afroi Fatos Nano. Atëhere ishim idealistë”

  1. Juristi says:

    Kjo eshte e keqja e Shqiperise,qe katunaret + injorantejane bere politikane.Duka,rast clasik per t’u studiuar,se si katunari behet njish.

  2. ?? says:

    Ti je një derdimen , që na bën të qeshim tek të shohim në ekran .Shko ushqe pulat të bëjnë vezë, dhe palos paratë .

  3. Te gjithe idealiste ishim ne kohen e komandat enverit, por mbas 1990 ata qe hyne ne politike dhe u bene ministra, drejtore, dhe shefa i dehu era e parase dhe e korrupsionit

  4. viktor says:

    A mund te zevendesosh fjalen “me afroi”, me shprehjen “me dhuroi” ( me ndonje kundershperbim- natyrisht)
    viktor

  5. Suljoti says:

    Atje ku ti ke ndertuar pularine ishte nje sere prodhimesh bujqesore, ata qe e menaxhonin ishon nje hap para teje se ishin ne treg. I kercenove njerezit dhe ua more, me pas ndertove pularune me lwke te dyshimta. Per cfare idealizmi flet ti mor horr muti?! Qelbesire dhe prostitute politike qe shkon si kurvat sa majtas edhe djathtas.

  6. fredi says:

    Duheshin parate tuaja,e jo mende tuaja. Keshtu beri dhe saliu me ty, mbasi te rropi te rreshtoi ke nard noka. Nese kishe dhe pak pasterti njerzore, e humbe ate me disa duke u perziere me to, qe kane duart me viktima, nejse, me mire vone se kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje