Marin Mema së bashku me drejtuesin e “Rrënjë Shqiptare”, Marko Kepi kanë mbledhur një shifër prej 1.6 milion dollarësh donacione, të cilat do të përdoren për rindërtimin e shtëpive që shkatërroi tërmeti i 26 nëntorit.
Mema është pjesë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit së bashku me organizata të tjera bamirëse kontribuese për këtë qëllim.
Në intervistën e tij për ABC News me gazetarin Endri Xhafo, Marin Mema theksoi se mënyra se si do të investohen fondet, në këtë proces rindërtimi, do të bëhet transparente për publikun, dhe se do të kontrollohet çdo fond tjetër, që është sjellë në tryezën e komitetit për tërmetin.
Pjesë nga biseda në studio:
Marin Mema: Kemi mbledhur bashkë Me Marko Kepin, drejtuesin e rrënjëve shqiptare, 1.6 milion dollarë, të cilat janë mbledhur me vetëm një thirrje dhe për rreth 72 orë.
Endri Xhafo: Ku gjenden paratë fizikisht?
Marin Mema: Tani janë në fundraising, sic funksionojnë donacionet përmes Facebook-ut, janë mbyllur si donacione dhe tashmë do të kalojnë në bankë. Ajo që është më transparentja këtu është që gjithçka do të bëhet përmes bankës.
Endri Xhafo: Nga të lindi ideja sepse ju jeni gazetar dhe njerëzit ju njohin për elementët dhe detajet historike që sjell në punën tënde në Shqipëria tjetër?
Marin Mema: Ne njihemi prej shumë kohësh, “Shqipëria tjetër” ka qenë dritarja e qartë dhe e hapur për të gjitha familjet në nevojë, për të gjithë problematikën që kanë patur zona të ndryshme në Shqipëri. Pra e kam patur pjesë timen gjatë gjithë kohës, pavarësisht se në një moment të caktuar bashkova Shqipërinë tjetër me gjurmë shqiptare por ajo që ndodhi në rastin konkret ishte diçka shumë e natyrshme, shumë njerëzore. Më erdhi në mendje që të gjithë ne duhet patjetër të reagonim.
Endri Xhafo: Kur e bëtë thirrjen?
Marin Mema: Disa orë pas tërmetit, në Facebook.
Endri Xhafo: Çfarë mendon se i shtyn njerëzit të të besojnë ty, 1.6 milion dollarë?
Marin Mema: Jam përpjekur gjithmonë që ta bëj punën e gazetarit me ndershmëri. Puna e gazetarit ka lidhje me njerëzit, me raportin njerëzor dhe se si afrohesh më ta. Nuk është vetëm çështje se mund ta bëj gjithkush, nëse një person ka treguar që është i ndershëm në raport me atë që bën mundet absolutisht ti besohet. Unë kam patur fatin dhe i falënderoj të gjithë ata që më kanë besuar, dhe prandaj unë sot jam në një pozicion të vështirë, sepse duhet të përvesh mëngët dhe të filloj nga puna për të çuar deri në fund këtë amanet, me aq sa kemi mundësi.
Endri Xhafo: 1.6 milion dollarë ju janë besuar ju dhe jo qeverisë, si ju bën të ndiheni për këtë, në një lloj kompeticioni me qeverinë?
Marin Mema: Jo kjo nuk është garë, nuk kam garë me askënd, në dhimbje nuk ka garë, në tragjedi nuk ka garë, ne thjesht do të përpiqemi të ndihmojmë sa më shumë të mundemi.
Endri Xhafo: Si e shihni Komitetin Kombëtar të Rindërtimit?
Marin Mema: E kam thënë edhe përpara se të ngrihej komiteti, kemi nevojë për koordinim. Koordinim por jo centralizim. Kemi absolutisht nevojë për koordinim sepse duhet të kuptojmë se ku do të kryhen këto investime. Ajo që unë kam dashur që të ndodhë këtë herë është që ne të ndryshojmë faqen e këtyre 30 viteve. Për herë të parë në një situatë të tillë, fondet të mos abuzohen për asnjë cent.
Endri Xhafo: Si mund ta kontrolloni ju psh Arben Ahmetaj?
Marin Mema: Do të kërkojmë deri në fund që të kontrollohen, në të kundërt, ne e kemi thënë disa herë do të braktisim tryezën. Shqipëria ka nevojë për transparencë në gjithçka, sidomos kur flitet për fonde.
Endri Xhafo: Mendoni se ky presion pozitiv që vjen nga ju, që keni një figurë për të ruajtur, kujtoj që ju është propozuar për të qenë deputet në PS dhe nuk keni pranuar, do e bëj qeverinë më të kujdesshme?
Marin Mema: Kjo nuk ka rëndësi, të jemi të ndershëm në punë, ne do të bëjmë tonën gjithsesi.
Endri Xhafo: Ke filluar nga puna, sepse një nga gjërat që u kuptua nga mbledhja e dytë e komitetit të rindërtimit ishte që shoqatat kërkonin të fillonin nga puna, A mund të fillohet nga puna pa patur një ide të qartë për dëmet?
Marin Mema: Ka banesa të caktuara, të cilat janë në zona të tjera siç është zona e Tapizës, ku një shtëpi atje ishte më e dëmtuara nga tërmeti. Këtu nuk ka nevojë të presësh, sot ne kemi filluar, nuk mund të prisnim më. Ne do të shmangin burokracitë por në çdo moment duke garantuar transparencën.
Kemi ngritur një grup të mirëfilltë për të punuar hap pas hapi. Do të ndërtojmë me cilësi dhe në koordinim me njëri tjetrin.
Endri Xhafo: Në rastin konkret si do të ndërtoni, sipas humbjeve që kanë pësuar apo do të keni një mesatarizim të sipërfaqes?
Marin Mema: Do të logjikojmë rast pas rasti. Kjo nuk është garë që kush ndërton me shumë apo më pak. Ne do të ndërtojmë aq sa mundemi.
Endri Xhafo: Sa mund t’ju zgjasë ky proces?
Marin Mema: Të shpresojmë ti bëjmë gjërat shpejt.
Endri Xhafo: Kë keni kotraktuar ?
Marin Mema: Kjo do të jetë me garë, do të përpiqemi të ftojmë çdo ndërtues serioz që do të pranojnë faktin që të ndërtojnë në kosto, pse jo edhe nën kosto, por gjithmonë pa prekur cilësinë, kjo nuk do të lejohet. Gjithë procesi dhe çdo gjë tjetër, do të bëhet transparente dhe do të dokumentohet me kronika televizive.
Mos harro mbaj gjysmat per vehte, me qene se tu dha rasti, se keshtu do bejne te gjithe, duke filluar nga x tek y. Une e di qe ti je kolonjar , njeri i drejte e i sinqerte, por ne kete bote ku jetojme sidomos ne kete vend te tregohesh i ndershem dhe i sinqerte te bejne per budalla.
Shko more mashtrues. Vetem llafe ke ti. Trego gjendjen ne llogari bankare. Keshtu me donacione Fb do i genjesh mendjen publikut ti?
Po ku ka rrenje Shqiperia?
Bushi ua tha qarte (certo),nje vend myslimane qe do te thote nje state pa identitet,pa ndergjegje,pa histori,pa kulture.
Nje State qe nuk ka gjuhe te shkruar,nuk ka patur kurre gjate historise Institucione shqipetare nuk ka lidhje Identitare historike me te paret si Emrat,Polis,Fe,Ndergjegje,Arkeollogji etj.
Al-bania myslimane u krijua (criate) ne dem (damage) te Epirit,Ilyrise,Greqise nga shtete qe ne 1913en sillnin skllever nga Afrika dhe me deputete,governatore turq si Ismail Beu,Frashellinjte qe luftuan per Dum Baben dhe kunder te ashtuquajturit Arvanitas.
Shqipetaret e ndershem dhe Patriote (Patridha) duhet te bejne pyetjen.
Pse Ismail Beu,Frashellinjte shkuan ne Turqi kur e dinin fare mire qe te ashtuquajturit Arvanitas kishin rreth 50 vjet qe perpiqeshin te clironin jo vetem Greqine,Atdheun e tyre nga Turqia,por edhe Pashallekun qe sot quhet Al-banistane.
Kaq te trashe,budallenj,te pandershem na consideroni neve qe quhemi Vorio Epirote ne Al-banistane?
Per Ne,Emrat,Besa,Kultura,Ndergjegja,Kombi jane te Shenjta dhe te Shtrenjta.
Sa per temen ne fjale,eshte per tu pergezuar perpjekja e Shqipetarit me rrenje “Pellazge” dhe Anti Helenistit,Anti Epirotit,Anti Ilyrit zotit Marin Mema.
Si shahet ky gunga i mesiperm me rastin e termetit??? Apo lere fare…ç’e çpon halenë
Ti paske pirdhe nga trut te paska shkatrruare nga mendja fare Geqiq ma keqe se shteti IS zoti ta bafte qarene more njeri dhe ishalla vjene ne vete dhe nuke vdese si ni budalle
Marin ty ne do te bejme shenjetor por ki kujdes se pekati eshte prapa deres, me mish e kocka je dhe ti
Eh c na myten shqipraret qe s dijn me shkrujt i llaf shqip, po italishten e thajne ama! Eh kjo shqipe qe na ngaterton Zahon. Pekat i madh!
Mire ne gjuhe zyrtare, po as ne dialekt s e paske degjuar ndonjehere fjalen gjynah more Zaho! Apo ta mpren koken fjalet ne ere te ketij shenjtorit tend e po fluturon dhe ti si gomari!
Per argument :
Ne fakt edhe ‘ gjynah ‘ eshte turqisht.
Mendoj se ‘ mekate ‘ edhe pse ka origjine latine, konsiderohet me korrekte.
Nje fjale tha i gjori Zaho! Ndoshta ka ngaterruar m-ne me p-ne. Mekat – pekat… aty jane.
Mekat eshte me shqip profesor! Gjynah eshte turqizme.
Nese dikush ka 1.5 milion ne nje banke dhe nuk ka asnje kontroll me procedura, bord, firma e tje per se si do perdoren do jete veshtire mos tundohet t’i fuse ne xhep. Pa dashur te paraqykoj. Eshte si me pas 1.5 ne nje dhome. Madje kush i auditon qe ta dije sa leke kane mbledhur tamam? Ndoshta 3 ndoshta hic!
Nxitimi do te sjelle me pak standart dhe me pak eficience dhe ndoshta me shume kosto per shtepi, dmth me pak shtepi te ndertuara per shumen ne dispozicion. Mund te keqperdoret si mingese transparence nese te tjereve do ju dale kosto per shtepi me e ulet dhe standart me i mire. Duhet te jete projekt i plote duke marre persiper te gjithe shtepite qe mund te ndertosh me leket qe ke ne nje hapesire gjeografike. Etj etj etj. Se pari kerko cfare do te caktojne per te ndertuar. Po ashtu te besh nje projekt jo shume te vogel dhe te kerkosh te punojne ne apo nen kosto nuk ka shume sens. Mund te tenderosh materialet e gjithe projektit apo edhe disa sherbime , po nuk mund te thuash punetoreve e teknikeve do ju paguaj rroge me pak dhe do hani vakte me pak.
Si u bekan keto pa centralizim? Secili qeveri me vehte? Bej te ditura parate dhe veri ne dispozicion te qeverise. Behen projekte, caktohen vendet e ndertimit. mbikqyresit etj etj. Nuk ke pse paragjykon te tjeret.
Edhe duan nen kosto, edhe me cilesi te mire… po te jete cilesia ne dukje e mire por nje tjeter te ndertoje ngjitur pak me te lire se ty… ca do besh… demek transparence?
Askush nuk e di cila duhet te jete cilesia e ndertesave te reje me apo me cfare kuadrati antisizmik… askush nuk e di sa kushtojne… por i duan nen kosta dhe i bien pushkes se transparences …. kur nuk i dine as vete.
Mba larg Elvis Nacin se njollat islamike jane shkaku qe ZEUSI denoi shqipetaret per tradheti.
Mire bere more gazetar, po mos harro se ato para jane nga shqiptaret per shqiptaret e jo per ty. Mos abuzoni me shirtin e atyre qe dhurojne per fatkeqesine por kujdes e mos i shperdoroni ato, ashtu sic ka ndodhur gjithmone ne kete vend.
IK MOR BYTHQIR ZAGAR MUTI PASKE MBLEDHUR LEKE SESHTE MERITA JOTE POR E ATYRE QE TI KAN DHEN SUMQIRI MUTIT
Marin, një pyetje do të bëj, por dua të më përgjigjesh me sinqeritet (n.q.se ke…): Sa Çamë nga Çamëria e Greqisë, kanë kontribuuar në këtë “donacionin” tënd…???!!! Gjithashtu do të desha (kur ta kesh), llogarinë bankare me shumën e sipërpërmëndur dhe personat që kanë “të drejta” mbi këtë llogari… Mos më keqkupto, por në këto 30 vjet “Demokraci” (?!), kanë parë kaq shumë sytë e mi, (ku vjedhja është ngritur NË KULT E VYRTYT MORAL…) sa nuk i besoj më as xhaketës që kam veshur…!!!
albanistanet rrojne vetem per lavderim.
Turkoshak i rrezikshem
Duhen mbledhur nga ata qe i kane lejuar per te ndertuar ne ate menyre.