VIDEO/ “Do shënjestrojë korrupsionin në nivele të larta”, SHBA tregon hapin e radhës: Si do funksionojë SPAK

12 Dhjetor 2019, 10:16Politika TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, përmes së cilës tregon se si do të shpenzohen 2 milionë dollarë për ngritjen e strukturave të SPAK.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë.

Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”, thuhet ne mesazh.

2 komente në “VIDEO/ “Do shënjestrojë korrupsionin në nivele të larta”, SHBA tregon hapin e radhës: Si do funksionojë SPAK”

  1. me ?e monikes do te shkruaj historin e lsi says:

    Ilir Meta Sali Berisha, Monika [email protected], Lulzimi i pd po bejne provat e fundit se si do te perqafohen me SPAK ky termet shpresoj se do ti fundos keta antishqipetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje