Pasi qëndruan rreth dy javë në vendin tonë, grupi i ekspertëve izraelitë që erdhën në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit kanë përfunduar misionin e tyre në vendin tonë.
Në një postim në “Facebook”, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se dërgoi një delegacion në ndihmë për popullin shqiptar pas tërmetit, ndërsa nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin e tyre, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.
Përveç mesazhit, ministria izraelite ka postuar edhe një video ku nënvizohet strehimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë pushtimit nazist.
Dikur gjysherit tane vune veten dhe familjet ne rrezik qe te shpetonin cifutet nga persekutimi nazist, kurse sot, Izraeli nuk njeh pamvaresine e Kosoves. Si gjithmone cifutet bejne llogari me cdo gje. Kane nje detyrim moral per te njohur Kosoven per ate qe u kemi shpetuar jeten te pareve te tyre.
Keto bejne mire te njohin Kosoven shtet.
Flm flm Izrael per ndihmen dhe mbeshtetjen tuaj ndaj Shqipnise e shqiptarise ….