FOTOT: Qyteza italiane që është kryeqyteti botëror i “të shëmtuarve” dhe historia e “Club dei Bruttit”

15 Dhjetor 2019, 21:15Bota TEMA

Piobbico është një qytezë mesjetare shumë e bukur por që njihet për “shëmtinë” e banorëve të saj.  Që prej vitit 1879, kjo qytezë me 2 mijë banorë ka qenë shtëpia e “Club dei Brutti” (Klubi i të shëmtuarve), një shoqatë anëtarët e së cilës besojnë se një person është ai që është dhe jo ajo që duket.

Përgjatë brezave , ajo që nisi si një ide utopike ka evoluar në një lëvizje ndërkombëtare. Sot, e ashtuquajtura “World Association of Ugly People” numëron më shumë se 30 mijë anëtarë .

“Club Dei Brutti” u konceptua si një zgjidhje për të mundësuar takime njohje me gratë beqare të qytezës në mënyrë që ato të mos mbeteshin pa martuar.

Dhe me kalimin e viteve ideja evoluoi në një mision për t’i kujtuar shoqërisë se bukuria e brendshme është më e rëndësishme se pamja fizike. Në vitin 2007, në qendër të qytezës u ngrit edhe një statujë dedikuar njerëzve të shëmtuar.

Sot është shumë e thjeshtë të bëhesh pjesë e klubit. Anëtarët e vjetër duhet vetëm të vendosin dhe të vlerësojnë “shëmtinë” e anëtarëve potencialë që varion nga “e paspecifikuar” në “jashtëzakonisht i shëmtuar”.

Gjithsesi, jo domosdoshmërisht anëtarët e grupit janë të shëmtuar!

Klubi është më i fokusuar që të festojë bukurinë e brendshme e të mos shqetësohet për atë që mendojnë të tjerët.

Në fakt, duket sikur kjo qytezë “bie ndesh” me vendin, Italinë, që gjithnjë kërkon të bëjë “bella figura (figurë të mirë)”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje