Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot ish-poligonin e vjetër të Vaqarrit i cila do jetë një nga lagjet e reja ku do të strehohen një pjesë e familjeve te zonave perreth,që iu janë prishur shtëpitë nga tërmeti.
Rama theksoi se po merren të gjitha masat që të gjitha shtëpitë e rrënuara dhe që nuk rindërtohen, të bëhen të reja.
“Për të gjithë bëhet më mirë.
Në këtë rast është tokë shtet që ne do ta vëmë në dispozicion të banorëve.
Per fëmijët bëhet mirë sepse kanë afër shkollën, çerdhen, kopshtin.
Për më të moshuarit është shumë mirë sepse kanë afër qendrën shëndetësore.
Në këtë mënyrë, fitojmë një lloj cilësie dhe shtëpitë do jenë shumë më të mira se ato që ishin.
Po duhet edhe pak punë nga ana juaj për t’jua shpjeguar, se ndryshe është një mundësi e madhe e humbur dhe një mbetje në vend numëro.
Nga kjo duhet të dalim te gjithë më mirë, familje, komuniteti”, tha Rama i cili bëri të ditur se në të njëjtën mënyrë do të veprohet edhe në disa fshatra të tjera të Tiranës, si në Baldushk, Mustafakoç, apo Pezë, ku gjithashtu banorët do strehohen në shtëpi të reja, duke patur edhe ekonominë e tyre afër.