Departamenti amerikan i Shtetit tha se rezoluta e miratuar së fundmi në Kongres për të njohur gjenocidin armen nuk pasqyron politikën e administratës së presidentit Donald Trump.
Në një deklaratë të shkurtër të martën, Departamenti i Shtetit tha se qëndrimi i administratës Trump për këtë çështje është i pandryshuar.
Senati votoi njëzëri javën e kaluar për të njohur si gjenocid vrasjen masive të më shumë se 1 milion armenëve nga turqit osmanë një shekull më parë. Dhoma e Përfaqësuesve kishte miratuar më parë një projekt-ligj të ngjashëm megjithë protestat e ashpra të aleatit të NATO-s, Turqisë.
“Pozicioni i administratës nuk ka ndryshuar,” tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus në një deklaratë të shkurtër me vetëm dy fjali. “Pikëpamjet tona pasqyrohen në deklaratën përfundimtare të presidentit për këtë çështje prillin e kaluar.”
Më 24 Prill, Presidenti Donald Trump përkujtoi Ditën e Kujtimit të Armenëve me një deklaratë që nderonte “kujtimin e atyre që vuajtën në një nga mizoritë më të këqija masive të shekullit të 20-të”. Në përputhje me politikën tashmë të njohur amerikane, deklarata nuk përdorte termin “gjenocid”.
Rezoluta e Senatit pasoi një votim të një komisioni të Senatit për të vendosur sanksione ndaj Turqisë pas ofensivës së saj në Siri dhe blerjes së sistemit raketor rus S-400.
Synimi i Kongresi ishte të nxiste presidentin Trump të merrte një linjë më të ashpër ndaj Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Osmanet nuk kane qene vetem turqit. Por i gjithe Ballkani. Se bashku me te gjithe ish republikat Sovietike. Plus arabet me gjithe Izraelin e sotem dhe dhe Afrika Veriore. Armenia kot e ka qe akuzon Turqine e sotme i cili eshte krijuar shtet porsi u krijuan shtetet e tjera pas renies se perandorise. Vetem e vetem per ti marre ndonje pare si demshperblim. Armenet kane qene osmane po aq sa dhe turqit ne kohen e perandorise.