Në SHBA, udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell hodhi poshtë ofertën e udhëheqësit demokrat Chuck Schumer që disa nga ndihmësit kryesorë të presidentit Donald Trump të dëshmojnë në gjyqin që do të shqyrtojë akuzat për shkarkimin e presidentit.
Senatori McConnell e quajti përpjekjen e Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët për të shkarkuar presidentin Trump, një proces të nxituar dhe të sajuar keq.
Votimi i akuzave që synojnë shkarkimin e presidentit do të bëhet të mërkurën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Senatori McConnell tha se nuk është përgjegjësi e Senatit të angazhohet në zbulimin e mëtejshëm të fakteve për të “kërkuar në mënyrë të dëshpëruar mënyrat për të arritur tek shkarkimi.”
Nga ana e tij, senatori demokrat Schumer tha se Senati duhet të dëgjojë dëshmitë e katër zyrtarëve të Presidentit Trump, përfshirë shefin e stafit në detyrë të Shtëpisë së Bardhë Mick Mulvaney dhe ish këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton, rreth asaj që ata dinë lidhur me përpjekjet e zotit Trump për të bindur Ukrainën të hetonte një prej sfiduesve të tij kryesorë demokratëve për zgjedhjet e 2020-s, ish nënpresidentin Joe Biden.
Përpjekja e presidentit Trump në drejtim të Ukrainës erdhi në një kohë që ai kishte bllokuar përkohësisht 391 milion dollarë ndihmë ushtarake që i nevojiteshin Ukrainës për të luftuar separatistët pro-rusë në lindje të vendit.
Por senatori McConnell, i cili ka deklaruar se shanset që Senati ta shkarkojë presidentin janë zero, tha se kërkesa e zotit Schumer për më shumë dëshmi “sugjeron që edhe demokratët që nuk e pëlqejnë këtë president kanë filluar të kuptojnë se sa dramatikisht i pamjaftueshëm ka qenë procesi i ndërmarrë nga Dhoma e Përfaqësuesve.”
Zoti McConnell tha se të pranosh dëshmi gjatë gjykimit në Senat, kjo do të krijonte një “precedent të frikshëm”. Ai tha se nuk është roli i Senatit të organizojë më shumë gjetje faktesh dhe hetime. Përkundrazi, detyra e tij është të shqyrtojë dhe të votojë për dy akuzat e paraqitura nga Dhoma e Përfaqësueve.
Demokratët e zkuaojnë presidentin Trump për abuzim të pushtetit për çështje që lidhen me Ukrainën dhe për pengim të hetimeve të Kongresit.(VOA)
Qiqra në hell. Presidenti Trump jo vetëm që nuk mund të shkarkohet dot nga demokratët e majtë por po i rriten shancet për të fituar edhe me lehtë votimet e ardhshme. Përsonalisht jam i parti por përsëri do të votoj vetem per presidentin Donald Trump sepse ekonomia e Amerikës ka pesuar rritje. Papunsia nga 14% ka ra në 3.9 %. Nga 40 milion vete që merrnin asistente tani marrin vete 10 milion sepse të tjeret punojnë.