Hackerat sulmojnë faqet e AMA dhe AKEP: Nuk kanë të drejtë të ndalojnë lirinë e fjalës

18 Dhjetor 2019, 17:36Kronika TEMA

Faqet në internet të Autoritetit të Mediave AudioVizive (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) janë sulmuar nga grupi i hakerave shqiptarë, Anonymous Albania.

AMA dhe AKEP janë dy strukturat që marrin fuqi të reja mbi median online, me miratimin e pritshëm të paketës anti-shpifje, por shoqatat e gazetarëve e konsiderojnë këtë veprim si sulm ndaj medias dhe përpjekje të Qeverisë për ta kontrolluar atë.

Në reagimin e Anonymous Albania theksohet se këto dy organe nuk mund të ndalojnë lirinë e fjalës në Shqipëri.

“Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA) është sulmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe t’i gjobisë ato. Por AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokojë faqet online në internet apo edhe t’i gjobisë ato. AMA s’ka të drejtë të ndalojë lirinë e fjalës, sepse Shqipëria është një shtet demokratik! Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të tërhiqet nga kjo padrejtësi që po bën Qeveria duke kërcënuar gazetarët. Anonymous Albania do të mbrojë lirin e fjalës dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri”, thuhet në reagim.

4 komente në “Hackerat sulmojnë faqet e AMA dhe AKEP: Nuk kanë të drejtë të ndalojnë lirinë e fjalës”

  1. Moisi Golemi says:

    Janë hakera kosovarë, të vënë nga Sali serbi.

    1. Poshte shpifesit says:

      Mos shpif o Moisi se do hash burgun. Ligji u miratua.

  2. SKANDALOZE CFAR JAN DUKEE I BO SHQIPERISE KJO BANDE ATISHQIPTARE

    MBASI PAGUN LOBYSTE NEPER BOTE ME INJORU SHQIPERINE
    TU BO FILMA E PELLIT MEDIEVE BRENDA E JASHTE VENDIT
    SOT PO PAGUJN HACKERAT ME MBAJT NE KAOS SHQIPERINE !

    KTA KRIMINELE E NJEREZ ORDINER NUK KAN ASNJI LIDHJE ME FJALEN E LIRE
    MADJE ME MEDIAN XERRO LIDHJE
    POR KTA KERKOJN LIRIN E ANARSHISE E KAOSIT SEPSE UK JETOJN DOT
    NE NJI SHOQERI NE TE CILEN RRESPEKTOHEN RREGULLAT E SAJA

    DHE KTA TIPA DIHET KUSH JANE
    “MALOKU DIGITAL E SHPELLE ”

    MIQTE E PRESIDENTIT DAL NE FOTO JAVET E FUNDIT
    ETJ ZAGARE ATISHQIPTARE QE BASHKPUNOJNE ME KTA FUNDERINA QE NDYJNE MEDIEN
    GJATE GJITHE KTYRE 30-VJETEVE KRIMINALE
    PER TA MBAJTUR SHQIPERINE NE KAOS POLITIK E SHOQEROR ME DESTABILIZU ATE

    PRA RREVOLUCIONIN E PLEHRAVE E DEKLAROJM TE PAUR
    PLEHRAT KAN SHPERTHY TASHME KAZAET DHE MARRE RRUGET E TIRONES E INTERNETIT
    E KUDO :
    E VIVA RREVOLUCIONI PLEHRAVE (I SHKRETI KAZAN CDO QELBI MO SI ME PARE )

  3. Ligji dhe Burg says:

    … ha,ha,ha … ja pra MEDIA po perdorka dhe HAKERAT …
    … pra te zbatohet LIGJI kunder ketyre palaco gjoja Gazetare, qe nuk flasin me gramatike as gjuhen e tyre, mbushur me DIPLOMA fallco, te rregjimit rrumpalle BERISHES, kercenojne SHQIPERINE ? …. ha,ha,ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje