Një 45 vjeçar është gjetur i pajetë pranë godinës së biznesit të tij në Korçë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mborje.
Viktima është Flamur Duçi, i cili është gjetur i pajetë jashtë ambienteve të lokalit të tij.
Nga hetimet e para dyshohet se është vrarë me mjete prerëse, ndërsa autorët kanë tentuar ta djegin të gjallë.
45 vjeçari është vrarë mengjesin e sotëm teksa ka shkuar të hapë lokalin e tij dhe i është bërë pritë duke e masakruar me thikë.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.