Ela Wamsler
Nga Ela Wamsler
Mungesa e punonjësve të kualifikuar apo profesionistëve në Gjermani është kthyer në një problem serioz. Sipas të dhënave nga Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), 56% e bizneseve gjermane vuajnë nga mungesa e stafit profesional, ndërsa 1/3 e këtyre kompanive kanë punësuar punëtorë specialistë nga vendet e BE-së dhe jashtë BE-së përgjatë viteve të fundit. Megjithëse Gjermania, si kurrë më parë, ka arritur në nivelin më të ulët të papunësisë në histori, me vetëm 3.1 % sipas statistikave të muajit tetor 2019, kërkesat e tregut të punës janë më të mëdha sesa ofrohet nga popullsia ekzistuese. Sipas të dhënave zyrtare, gjysmë milioni azilkërkues kanë gjetur punë në Gjermani në katër vitet e fundit.
Lista e vendeve të punës që kanë kërkesë për krah pune nuk është publikuar zyrtarisht, por nga faqe të ndryshme lajmesh rezulton se ka nevojë për punonjës të kujdesit shëndetësor (mjekë, infermierë, sanitarë), inxhinierë elektrikë, punëtorë metali, kuzhinierë dhe IT ndër të tjera profesione dhe zanate.
Në një samit të mbajtur mes përfaqësuesve të qeverisë, shteteve federale dhe sindikatave të biznesit, reagimi i kancelares Angela Merkel tregoi emergjencën e situatës në fushën e punësimit. Ajo tha se Akti i Emigracionit të Punëtorëve Specialistë që do të hyjë në fuqi në Mars të vitit 2020, përfshin një sërë ligjesh që i hapin rrugën punonjësve të kualifikuar nga vendet jashtë BE-së që të vijnë për të punuar në Gjermani. Kërkesa për emigracion të rregulluar me ligj nuk kënaq, megjithatë, një pjesë të popullsisë, që është kundër numrit të madh të azilkërkuesve të strehuar në Gjermani ndër vite.
Në lidhje me këtë, Merkel nënvizoi në fjalën e saj gjatë samitit, se nëse nuk marrim emigrantët këtu bizneset do të migrojnë prej nesh. Momentalisht, po aplikohen disa strategji për thithjen e krahut të punës nga Brazili, India dhe Vietnami, gjë që sipas zyrtarëve gjermanë do të aplikohet edhe në vende të tjera si Meksika dhe Filipinet, që janë në hartën e vendeve të synuara. A janë këto vendet e vetme të lejuara për emigracion? Dhe a do të thotë kjo që këto strategji do të jenë rregullatorët e vetëm të përgatitjes dhe marrjes së emigrantëve?
Po emigrimi i lirë, në bazë të aplikimeve individuale, të paorganizuara, në tregun e punës, a do të mund të ketë po ashtu shanse? Pak flitet, gjithashtu, edhe për vështirësitë e emigrimit në Gjermani dhe përshtatjen me një kulturë shumë të ndryshme në kuptimin social dhe atë të punës, ku Gjermania është e famshme për disiplinën strikte.
Pse nuk është e lehtë të emigrosh në Gjermani?
Faza e parë e vështirësisë, hapi fillestar, është regjistrimi si rezident. Ky moment është shumë i rëndësishëm, pasi ti pajisesh jo vetëm me dokumentin e rezidentit, por edhe me një dosje njohëse të të drejtave dhe detyrimeve të tua (sidomos kjo e fundit), ku dalin në pah edhe vështirësitë kryesore që janë:
-Lejeqëndrimi
Për tu pajisur me dokumentat e lejeqëndrimit, kusht është që më parë të jesh i siguruar. Por për ironi, shumica e kompanive të sigurimit kërkojnë që më parë të jesh pajisur me lejeqëndrim (për të shmangur rrezikun e kontratave fiktive të sigurimit shëndetësor). E kështu, kjo kthehet në një rreth vicioz. Aplikimi ka vështirësitë e veta. Nga ana gjeografike, zyrat e regjistrimit janë të vendosura në distanca shumë të largëta nga zonat e banuara. Nëse banon pranë pranë Berlinit, në yonën e Brandenbirgut, zyra e regjistrimit të emigrantëve ndodhet në një fshat në kufi me Poloninë. Procedura zgjat mesatarisht 2 muaj, ku ti vetë duhet të paraqitesh disa herë dhe të përgatitësh një sërë dokumentash, vërtetime, kontrata shtëpie, fotokopje etj.
-Transporti publik
Është A-ja e jetesës në çdo vend. Në Gjermani, është një makth. Linjat e trenave dhe autobuzëve shpeshherë ndërpriten nga punimet apo aksidentet rrugore, gjë që ta ndryshon krejtësisht trajektoren e rrugës, duke e komplikuar shumë. Nëse nisesh për Berlin dhe treni rajonal ndërpritet me një njoftim të papritur, duhet të marrësh dy linja transporti alternative minimalisht që të shkosh në destinacionin tënd. Dhe këto janë linja të alternuara, metro ose tramvaj, në distancë disa minuta nga stacionet e trenave. Nëse nuk përdor aplikacionet në telefon, je i humbur.
-Gjuha
Nuk është fjala vetëm për gjuhën e përditshme (pa harruar faktin që gjermanët kanë dialekte të shumta dhe që ndryshojnë rrënjësisht nga gjuha letrare që mësohet në libra gramatike). Terminologjia gjermane sipas fushave të caktuara, profesionale e teknike, është shumë e komplikuar. Fjalët teknike janë fjalë të përbëra, të bashkangjitura, ku fjala e fundit përcakton kuptimin e së tërës (një fjalë teknike mund të ketë 3- 4 fjalë të ngjitura). Prandaj, njohja e terminologjisë specifike të profesionit është detyrim. Ka edhe kompani që pranojnë anglishten si gjuhë kryesore, pasi janë kompani të huaja që kanë staf ndërkombëtar, por shansi për të fituar aplikimet aty është i pakët. Kjo pasi në Gjermani ka të huaj që vijnë të punojnë me kontrata të rregulluara nga kompanitë e vendeve të tyre (transferim nga punëdhënësi) ose nga aplikimet individuale online. Pra, është një treg i synuar nga shumë.
-Qeraja
Tregu imobiliar në Gjermani është vlerësuar si një fluskë që pritet të shpërthejë së shpejti, sipas ekspertëve financiarë, pasi kostot e tokës, qoftë asaj për ndërtim apo tokës bujqësore, janë pothuajse 10-fishuar. Konkretisht, kostoja e blerjes së një shtëpie/ apartamenti në qytet është rreth 5000 Euro/m2, ndërsa jashtë qytetit 3500 Euro/m2. Po ashtu është rritur edhe taksimi mbi pronën. Të gjtihë këta faktorë kanë bërë që vlera e apartamenteve dhe shtëpive në vitet e fundit të rritet në mënyrë dramatike. Konkretisht, kostoja e qerasë së një apartamenti të vogël në qytet kushton mesatarisht 1000 euro/muaj, ndërsa në periferi 500 euro. Në qytete si Frankfurt, Këln, Dyseldorf etj, qeraja e një apartamenti për një familje me fëmijë (me 4 dhoma në total) kushton 1500 euro/muaj. Ndërsa në metropolin Berlin vetëm një dhomë me qera në një apartament (në një nga lagjet) kushton rreth 450 euro/muaj! Qeratë e larta përbëjnë një nga faktorët që i stepin punëmarrësit që të vijnë në Gjermani, krahas taksimit të lartë mbi pagën, që do ta shohim në vijim.
-Siguracioni shëndetësor
Për këtë flitet pak ose aspak, por Gjermania ka një sistem shumë të komplikuar të sigurimit shëndetësor personal. Sidomos kur je i huaj dhe nuk e kupton sistemin e pagave, taksimin e tyre sipas kategorive dhe diferencën midis punësimit në shtet dhe privat, që janë si dy botë të ndryshme. Kompanitë private të sigurimit kanë një sërë kriteresh strikte dhe procedurash që ndonjëherë zgjasin disa muaj, deri në konfirmim të pacientit që ato marrin përsipër. Në një farë mënyre ti përzgjidhesh si në një konkurs bukurie, në bazë të faktit se sa i shëndetshëm je (fjala bie, një i sëmurë kronik me diabet nuk ka shanse për tu siguruar nga ana shëndetësore). Përvecc vështirësive në gjetjen e një kompanie serioze private, kostoja e këtij shërbimi është tepër i lartë kur bëhet privatisht. Sigurimi bëhet edhe nga punëdhënësi, ku mesatarisht ky kontribut është 330- 400 euro/muaj.
Ndërsa sigurimi shtetëror ka kritere që bazohen në pagën vjetore, e cila duhet t‘i kalojë të ardhurat prej 50.000 Euro/vit të pagës bruto. Sistemi shëndetësor gjerman është një problematikë më vete. Koha për përgatitjen e dosjes shëndetësore me analiza të kryera në Gjermani zgjat, pasi mjekësia ka mangësi në staf dhe koha e pritjes ndonjëherë varion nga një deri në dy muaj. Pa konfirm të mjekut për analizat bazë apo edhe ato specifike në rast sëmundjesh kronike, nuk të konfirmohet siguracioni dhe nuk punësohesh dot. Ndërsa analizat laboratorike nga vende si Shqipëria nuk njihen fare. Nuk po marrim në konsideratë rastin e keq kur sëmuresh në Gjermani, pasi askush nuk të përgjigjet nëse nuk ke lënë takim paraprakisht. Mund të jesh shëruar derisa të vijë data e vizitës tek mjeku, por ja që kështu funksionon. Edhe këtu funksionon skema, ku i sëmururi më keq shërbehet i pari, pavarësisht nëse je pacient me takim, ndërsa pacientët privatë kanë zakonisht avantazh.
-Kostoja për edukimin e fëmijëve
Në Gjermani sistemi i pagesave për kopshtet është progresiv, ai llogaritet me përqindje nga të ardhurat mujore të familjarëve. Për një apo dy paga të prindërve që shkojnë në total rreth 4000- 5000 euro/muaj, pagesa për kopshtin është mesatarisht 120 euro/ muaj në sistemin shtetëror dhe 250 euro/muaj në privat. Në qytetet e mëdha ka mbingarkesë të numrit të fëmijëve në kopshte dhe mungesë stafi.
Këtë vit problemi më i madh u ngrit në Berlin, ku sistemi i kopshteve është falas (i vetmi land që e ofron falas, pasi kostoja e jetesës është tepër e lartë). Mungesa e kopshteve ka bërë që të kërkohet ndërtimi i godinave të reja, por kjo përsëri çon në pikëpyetjen se ku do të gjenden edukatorët për të mbushur këto mjedise, kur dihet se Berlini ka defiçit në këtë drejtim. Ekspertët e edukimit kanë ngritur edhe problematikën e mungesës së stafit pedagogjik në shkolla, ku momentalisht llogaritet një deficit prej 15.000 mësuesish që i nevojiten sistemit për vitin tjetër shkollor. Ajo që pyesin mediat gjermane është, se ku do të gjenden këta mësues? Dihet që emigrantët nuk mund ta marrin rolin e mësuesit pa e ditur gjuhën gjermane në nivel akademik. Një tjetër faktor është se mbingarkesa e shkollave në qytete të mëdha dhe pagesa jo e lartë bën që kjo punë të jetë joatraktive.
-Detyrimet mujore (mbeturinat, energjia elektrike, uji, taksat për TV, territorin etj)
Kjo është pjesa më e vështirë, sidomos për popuj që kanë probleme me edukimin e ndarjes së mbeturinave sipas llojit, siç është edhe Shqipëria. Në rast moszbatimi të duhur të ndarjes së mbeturinave gjobitesh, ndërkohë që për çdo qese me mbeturina duhet të paguash 1- 2 euro. Qelqet kanë pika grumbullimi të posaçme, ku duhet t’i depozitosh vetë duke respektuar ndarjen sipas ngjyrave të qelqit dhe orarit kur i hedh aty, pasi në fundjavë kjo gjë nuk lejohet, për arsye se shqetëson banorët afër. Mbeturinat grumbullohen në shtëpi nga kompania çdo 2 javë, sipas llojit, në bazë të një kalendari shumë të përpiktë me data dhe orare, që të jepet në dorë sapo bëhesh rezident në qytet. Kalendari është specific për çdo familje.
Regjistrimin e mbeturinave, të ujit dhe energjisë elektrike në emrin tënd duhet t’i bësh sipas procedurave administrative në bazë të orareve dhe termineve (takimeve) nga ana e stafit. Këto kërkojnë shumë shkresa, nënshkrime kontratash, printime, vula etj. Kostoja e energjisë është tepër e lartë, me një minimum prej 100 euro/muaj, që në dimër me ngrohjen rritet edhe më shumë. Ndërsa uji është pak më i lirë (uji është i pijshëm!). Taksat për televizionin shkojnë për dy kanalet shtetërore. Deklatarën e taksave duhet ta plotësosh vetë (ose të paguash një firmë për konsultime financiare) dhe ta dorëzosh brenda afateve pranë zyrës lokale të financave. Për deklarim të vonuar, aplikohen gjobat.
-Pagat
Ndryshe nga sa mendohet në Shqipëri, pagat në Gjermani nuk janë aq të larta, sidomos për kategoritë e punës që nuk preferohen nga gjermanët. Paga minimale është 1557 euro/muaj, sipas të dhënave në Korrik 2019. Paga mesatare neto llogaritet rreth 2250 Euro/muaj. Infermierët kanë një pagë rreth 2000 euro/muaj. Pagat taksohen sipas një sistemi progresiv që duket i komplikuar për jogjermanët. Taksimi mbi të ardhurat vjetore dhe sigurimet sociale arrijnë së bashku në 35 % të pagës vjetore mesatare. Sa më shumë paguhesh, aq më shumë taksohesh (deri në 45 % të pagës). Pra, nëse paguhesh me 3000 euro/muaj, paga neto që merr me vete në shtëpi pas taksimit është rreth 1900 euro. Sipas të dhënave të tjera në internet, mesatarja e jetesës për një familje është 2500 euro/muaj.(Hashtag.al)
Mbetet vetem te thoni qe “po vdesin per buke ne Gjermani”. Jeni thjesht qesharak..
Lexoje se kush eshte autorja e shkrimit para se te besh komente patetike. Nuk eshte Mero, por nje shqiptare qe jeton ne Berlin dhe me sa duket e martuar me nje gjerman. Mbase çoç di ajo qe ka shkruar kete artikull.
Nje Shqiptare qe jeton ne Berlin nuk do te thote qe ka te drejte.. Njerez te deshperuar e qe qarraviten ka kudo. Psh: zonja qahet per trasportin publik.. por nuk sqaron ne se e krahason me atë në Tokyo apo me ate në Shqipëri duke qenë se është Shqiptare. Nuk po e zgjas me se është e kotë… Ah un jetpj në perëndim dhe nuk fola me “te degjuar”, por me të jetuar. Ju jeni të lirë të besoni c’te doni..
Edhe une jetoj ne Perendim ne nje vend qe shume shqiptare e enderrojne dhe te siguroj qe as punoj ne ndertim dhe as si punonjes i rendomte zyre. Dhe sigurisht qe standartet e jeteses nuk krahasohen me Shqiperine, por ama nuk eshte as bahçe me lule, sidomos per ata qe emigrojne per shkak te varferise dhe nuk kane kualifikime profesionale. Ata shkojne nga mizerja ne mizerje.
O Nik
Merr lugen ne brez e nisu per Gjermani se asht ba deri kos.
Pse nuk kthehesh në Shqipëri? Cfar pret?!
ndoshta je ti qesharak vella,se kam nje jete ne gjermani dhe me figuron qe cdo gje e sipershkruar eshte mëse korrekte
pershendetje
Kuptimi i përrallës? Gjermanët s’duan emigrantë të bardhë. Po të donin merrnin rusë, ukrainas.
Po pse pak ruse e ukrainas ka ne Gjermani? Sa per dijeni, ruset the polaket jane pakica etnike me e madhe ne Gjermani, e jo turqit!
o zonje nuk po vine shqipot ne gjermani per me gjet parajsen,atje po vijne me gjet mbijetesen me hanger buk dhe me pas nje jete ma te qete ma te sigurte ne gjitha kuptimet,ktu ne shqipni paret e trump me i pas nuk re duhen gja kshtu qe baj noj shkrim ma te goditun heres tjeter
Keshtu eshte ne te gjithe vendet e zhvilluara,Sa me shume pare merr aq me shume taks paguan.Prandaj ka nje thenje ketu ne USA..Nuk ka rendesi sa merr , ka rendesi sa ngelen.Sigurisht nje thenje e tille perjashtohet nga Nikrit e shqiperise qe fluturojne me p….she ne b…the..
bla bla bla
asnje gje nuk ke thene te sakte
O Mero ZIU, po cjane keto artikuj qe edhe 2 fije informacion te vertet qe kane e sjellin kete te fundit totalisht ndryshe. Cdo njeri ben zgjedhjen e tij. Ka ane pozitive por dhe ane negative. Ju siguroj qe anet pozitive jane me te shumta se ato negative. Nje pytje kisha un per Xhaxhi MeroN: “Perse femijet e tij i shkollon jashte shtetit ?”
Le ti çoje ku te doje prape trapa i ka !
Sa qesharake.!!! Harruat qe ketu ne shqiperia paguhesh me 20.000 leke dhe kostot e mbijeteses i kalojne 35.000. Sikur mos mjaftoje kjo, se fundmi te hiqet edhe e drejta e fjales. Sa demagoge jeni.
Shume qesharak
Nje kake eshte edhe jashte vendit. Kur nje popull nuk eshte i kenaqur ne vendin e vet, si mund te jete i kenaqur ne vend te huaj?
Shko provoje Niku pastaj qesh .
aman mor realist se kemi 20 vjet ne gjermani dhe jo e kemi provuar por e kemi shijuar kete vend dhe me te vertete eshte vend qe lum kush e provon dhe do ta kuptoj se do te jetoj si njeri ne vend te huaj dhe jo si kafshe ne vendin e origjines sic e ka bere eddrama me shoke, kush i pelqen te jetoj si njeri te punoj dhe te studjoj do ta kuptoj se ja vlen te kesh jo nje jete por dy jete, lum kush jeton dhe mjer ai qe se provon jeten qe te mundeson gjermania, vendi i rregullave dhe i sigurise njerzore vend i bekuar , me behet qefi qe erdhi koha qe shume shqiptar qe nuk kane mundesi ne shqiperi te jetojne si njerez normal rruget e gjermanise jane te hapura nga 1 mars 2020
Niki jeton jashte dhe ka 30 vjet qe e provon me pune te ndershme… Te siguroj qe jetohet me se normalisht ne perendim me dy rroga e dy femije. Pastaj qe do paguash taksa eshte gjeja me normale ne bote. Por qe arrihet te vihet ne dyshim dhe trasporti publik ne Gjermani, nuk ka vend per koment, apo ndoshta ju nuk ju ben pershtypje qe nje kryqytet si Tirana nuk ka nje stacion treni, apo lidhjet me te vetmin aeroport (Rinas) jane pa koment, apo lidhjet me qytetin e dyte te vendit Durresin kur erresohet nuk ekzistojne… e po e mbyll ketu… HAPNI SYTE… jo te deshperoheni kot.
Ne kësaj i themi : ” qahen të vatë ( vejushat) ,qahen dhe të ratë ( të rejat).
Po ne në Greqi që punuam 20 vjet me një rrogë të vogël dhe nuk marim dot prnsion se punëdhënësit nuk paguanin siguracionet.
Të vetmen gjë të mirë që kemi janë frutat të lira dhe moti i butë.
aman mor realist se kemi 20 vjet ne gjermani dhe jo e kemi provuar por e kemi shijuar kete vend dhe me te vertete eshte vend qe lum kush e provon dhe do ta kuptoj se do te jetoj si njeri ne vend te huaj dhe jo si kafshe ne vendin e origjines sic e ka bere eddrama me shoke, kush i pelqen te jetoj si njeri te punoj dhe te studjoj do ta kuptoj se ja vlen te kesh jo nje jete por dy jete, lum kush jeton dhe mjer ai qe se provon jeten qe te mundeson gjermania, vendi i rregullave dhe i sigurise njerzore vend i bekuar , me behet qefi qe erdhi koha qe shume shqiptar qe nuk kane mundesi ne shqiperi te jetojne si njerez normal rruget e gjermanise jane te hapura nga 1 mars 2020
O te qifsha robte o Mehmet Baze, ty dhe atyre qe thone mos shkoni ne gjermani. Ti merr 50 mije euro nga taksat e shqipetareve, ne vit per shkollen e djalit, 100 mije ne muaj gjoba o moterqire.
Kjo tregon qe shteti mbahet nga taksat e qytetaret po ate punen e siguracinit per te semuret nuk qenka gje. Mire qe informohemi bravo Mero tur baze.
Kjo zonja pak a shume ka të drejte
rroga minimale ështe 9.29€ brutto,i bie aty te 6.50 netto Ora ,te marresh residence tani ne gjermani duhet të kesh nje kontrate pune dhe sigurimet paguhen automatikisht nga Firma që je punesuar.
Ketu nuk shkohet ne pune,po shkon te punosh,ke orar pune dhe duhet ta respektosh Jo si ne albani varja tja varim
Ato që merr të ikin prapë…..qira,uje,drita,sigurime,makina,kalamojt,shpenzimet e zakonshme,nqs ne Fund te muajit te ngel ndonje 100-200€ di ti vësh menjane ti kesh….se Po tu prish Makina,lavatriçia,televisori, etj….ke shpenzime plus…..po ajo që nuk krahasohet ME asnje nga keto…eshte qetesia shpirterore që ke.
Titulli eshte per Gjermanine, e gazetarja flet vetem per Berlinin. Une jetoj ne Mynih, dhe do doja t’i beja te qarta disa nga pikat e trajtuara nga gazetarja:
1. Mjafton te lesh nje takim online! Regjistrimi i adreses (per te marr statusin e rezidentit) behet brenda dites. Ne Mynih jane te pakten 4 zyra ku mund te besh regjistrimin. Pajisja me Lejeqendrim behet gjithashtu brenda dites (behet fjale per aplikimin dhe marrjen e lejeqendrimit ne pashaporte). Nqs deshiron ta marresh ne forme karte duhet te presesh 4-6 jave. Dokumentat e nevojshem: formular aplikimi, kontrate qeraje, kontrate pune dhe siguracion shendetesor.
2. Transporti publik. Pervec vonesave te rralla, nuk ka asnje problem! Nuk e kuptoj pse gazetarja e quan problem faktin qe duhet te perdori nje aplikacion.
3. Qeraja. Eshte e shtrenjte (1000-1500€) per nje shtepi 2+1, por mund te gjesh edhe me lire (850€ per nje apartament 46m2). Dhe keto jane cmimet per Mynihun, qe konsiderohet si qyteti me i shtrenjte ne Gjermani.
4. Siguracioni shendetesor. Asnje nga problematikat e paraqitura nga gazetarja nuk i kam hasur as une e asnje i njohur i imi ne Mynih. Perseris, mund te jene problematika qe hasen vetem ne Berlin, dhe nuk duhet pergjithesuar per gjithe Gjermanine!
5. Detyrimet mujore. Persa i perket energjise dhe ujit, cdo kontrat lidhet nga agjensia imobilare, ose nga qiradhenesi. Kostot ne Mynih nuk shkojne asnjehere 100€/muaj, as edhe ne dimer. Taksa e TV eshte 26€ ne muaj per te gjithe banesen (dmth kostoja ndahet) dhe regjistrimi behet online. Informacioni per deklaraten e taksave eshte gjithashtu i gabuar (te pakten per Landin e Bavarise) pasi taksat te mbahen direkte nga rroga. Biles mund te aplikosh cdo vit per Tax-Return cka mundeson te marresh mbrapsht nje pjese te taksave ne varesi te kushteve qe aplikohen ne rastin tend.
6. RROGA TE DEL E TE TEPRON!
Chapeau… Overall…
Po ti pse nuk ke shkruar me pare moj zonjeze!
Madje ta kishe shkruar ne gjermanisht kete artikull.
Qe te gjithe gjermanet, te ikin nga “sketerra” e tyre Gjermani dhe te vrapojne te shkojne tek “parajsa” Shqiperi.
Edhe une jetoj ne Gjermani, München) dhe te ta them krejt sinqerisht, as me shtyhen kembet te kthehem ne Shqiperi qofte dhe per pushime.
Te uroj ta shijosh “parajsen” tende ne Shqiperi!
Madje po ta dhuroj edhe pjesen time!
Tschüß!
O gjermono, Tschüss shkruhet me „ss“. Ta jap adresen, ma jep icik ate pjesen tate n’shqipni
Per ata qe punoine dhe dine te menaxhoine Gjermania eshte mrekulli, une dhe gruaja punoime me kohe te plote, Vajza mbushi 14 vjec shperndane gazetat e reklamave 1 here ne jave merre 70 Euro ne muaj. , une kam marre lishencen e Trainierit dhe 2 here ne jave stervise nje ekipe Femijesh i marre mbi 100 Euro ne muaj, paguaj 800 Euro qera, drita, uje, ngrohje, pastrim etj, neto te ardhurat mujore i kam mbi 3500 Euro, femijet shkoin me autobus ne shkolle dhe per 4 vjete qe jemi ketu asnjehere skemi patur Problem perj Transport Publik apo te mjeku , sbesoi se ekziston ndonje vende perfekt por te krahasoshe Shqiperin me Gjermanin i bie qe jeton kote dhe je i pa informuar
Ca ben keto prralla, kam 4 vjet qe jetojn ne nje qytet te vogel te bavarise, gjermania te siguron cdo gje per nje njeri puntoret, taksa sigurishte do kete po ka dhe lehtesime, ndhima per femijet 204 euro ne muaje, sherbimi shendetesore modele dhe spaguan asnje cente, dentistin falas. Dy here na 3 jave ne vite pushime te paguara, kishim 15 vjete ne itali dhe ishte nje katastrofe po ta masesh me gjermanin. Nje familje me dy femije dhe dy rroga ketu ne gjermani jeton dhe I ngelet lek menjane.
Super Bobi, je realist dhe mese e vertete, respekte edhe pse nuk te njoh, 4 vjete kam edhe une me familjen
Dentisti falas? Jetoj vete ne Gjermani prej 27 vjetesh dhe nuk kam degjuar ndonjehere mjeksia apo dentisti falas…vetem nqs jetoni me ndihma social
Jetoj ne Gjermani prej 27 vjetesh dhe cfare eshte shkruar ne kete artikull nuk i leviz as nje presje. Te gjitha jane te vertete. Ketu nuk ritten leket neper peme. Mbase do ju duken shume leke ne fund te muajit por ju siguri ashtu sic do ti merrni ashtu dhe do ti jepni.
Meqense jetoj ne Gjermani ketu e disa vjet ka ca te verteta e ca jo. Psh te gjesh shtepi Me qera, eshte thjesht e pamundur ne qytetet e medha si Berlini, Hamburgu, Mynihu etj. Me kollaj gjen nuse gjermane se shtepi!
Transporti Ubran eshte fantastik, nuk e di me cfare e krahason zonja. Disa here do kete dhe devijime, po keto jane te ralla.
Per te varfrit, ose me sakte per klasen puntore te pakualifikuar ka pas ose aspak taska. Madje ka ndihma nga shteti si psh subvencionimi i shtepise, plus 200 euro ne muaj per cdo femije etj. Po te punojne te dy me rogen minimale, do kene diku tek 2700 euro neto ne muaj. Nga keto 1200 do i duhen per shtepine (po kane femije e subvencionon shteti! Per me te madhe), 200 euro per transportin public plus 100 euro per siguracione etj (jo shendetesori se ky eshte mare me rrogen). Pra do i ngelen ne muaj, 1200 euro. Ne gjermani per nje familje te varfer me jo shume pretendime, e mbush shtepine tek Lidl me 500 euro ne muaj pa ekzagjerim. Psh ka djath me 5 euro (e vertet po ja qe ka!) apo mish vici me 7-8 euro tek Lidl. Tain ne krahasim me Shqiperine Lidl eshte 100% me Conadet apo ku di une. E do i ngelen, nje 700 per shpenzime te tjera. Po eshte e vertet qe kafete apo restorantet jane te shtrenjta po prap te ngelen te vesh dhe njehere ne restorant, apo me pak ekonomi mund ti lejosh vetesh pushime njehere ne vit ne Shqiperi. Spitalet jane falas per cdo gje, edhe doktorat privat jane falas, dentistat per disa gjera po, per disa te tjera jo. Ke 24 dite leje te paguara, plus 13 dite pushime shteterore. Te shtune te diel nuk punon.
Tani po ta krahasosh me vende si Shqiperia, nuk e kam idene pο a mund qe dy te punesuar me rrogen me minimale, te munden te mbushin barkun me buke, te flene ne shtepi me te gjitha dhomat me ngrohje e te levizin me kanatjere ne dimer, te mund te vene njehere ne muaj ne restorant, te vene tek doktori per analiza falas, edhe megjithe keto te vene edhe nja 3-4 euro menjane ne vit?
Shkurt e shkoqur: po mundet ejani te gjithe ne Gjermani se eshte parajse krahasuar me Shqiperine (ok po te pelqejne kafenete, dhe mbledhjet me shok neper shtepira me mishra te pjekur, nuk besoj do pershtateni). POR Mesoni pak gjuhen para se te vini. Psh nje nivel b1 do ju mari 1 it me shume durim a me mund.
E lexova me vemendje kete artikull te shkruar me siper si dhe nje pjese te mire te komenteve.
Artikulli me duket me shume i shkruar me nota pesimizmi sesa me deshiren informuese te nje realiteti.
Une jam nje person i larguar qe ne moshen 19 vjec nga Shqiperia ne 2 vende te ndryshme. Heren e pare si student dhe heren e dyte ne moshen 25 vjece pasi kisha mbaruar studimet. Cdo emigrim ka veshtiresite e veta sepse te duhet te mesohesh te behesh pjese e sistemeve qe ekzistojne, te pershtatesh me ate fjale qe quhet emigrim. Intergracioni nenkupton ne vetevete jo nje fushe me lule ku cdo gje eshte aty dhe te ti vetem ti hipesh avionit dhe te hapin deren te tere se erdhe ti. Kuptohet qe sa me e madhe te jete mosha e emigrimit aq me i veshtire behet procesi i intergrimit. Megjithate une nga pervojat e mia personale me gjithe veshtiresite qe kam kaluar per tu bere pjese e cdo hallke te sistemeve te pershkruara me siper mund te them qe ja vlen ne fund sepse ke nje jete te kultivuar, te rehatuar dhe te siguruar brenda sistemeve te ketyre vendeve te zhvilluara. Intergrimi eshte i veshtire dhe nese do te levizesh nga nje qytet i vogel brenda nje qyteti te madh ne te njejtin shtet; eshte nje proces qe te merr kohe, fuqi, energji dhe vite te jetes. Te duhet durim, motivim, fat dhe vlera njerezore…Por tek e fundit siguron nje kualitet jetese. Cmimi eshte i larte per te ndermarre hapa te tilla…Perpara se te nderrmeren hapa te tilla emigrimi, une mendoj se cdokush duhet ti beje pyetje vetes se cilin synim apo qellim ka ne jete!? Cfare do te arrije dhe ku do te jete?? A je vlen gjithe ky mund per tu INTEGRUAR ne keto vende!?? Ne fund secili pavaresisht nga historite qe degjon dhe tregohen, cdokush ne fund do te krijoje historine e tij sepse asnje rast ne emigrim nuk eshte i njejte….
Eshte nje ceshtje tjeter politikat qe ofrojne shtetet x apo y per nevojat e tyre… Tek e fundit jemi pjese e fillimit te nje shekulli te ri.. secili ka te drejten e levizjes se lire dhe te vetvendosjes…
Zonja ka te drejte per te gjitha cfare thote, por keto jane te vlefshme vetem nese dikush iken pa ditur gjuhen dhe pa asnje mbeshtetje. Nese di gjuhen ose minimalisht ke nje mbeshtetje per orientim deri ne momentin qe te integrohesh, gjermania eshte super ne krahasim me Shqiperine sepse nuk te le te vdesesh per buke, ndersa ne shqiperi mund edhe te vdesesh per buke dhe askujt nuk i plas. Gjermania ashtu sikurse edhe cdo shtet i huaj te ofron pune, por duhet te shtrosh kurrizin ne pune, ndersa shqiperia nuk i ofron dot pune as atyre qe duan te shtrojne kurrizin, dhe edhe kur iu ofron i paguan me paga qesharake.
Nese dini gjermanisht ose minimalisht anglisht, gjeni nje kontrate pune dhe keni deshire te punoni, dhe nese jeni me fat qe keni edhe nje mbeshtetje fillestare, synojeni gjermanine. e vetmja gje qe do vuani ne gjermani eshte qe jeta sociale nuk eshte si ne shqiperi e greqi por eshte e shkrete dhe shpesh te zhyt ne deshperim sepse duket sikur jeton ne planet tjeter dhe je i vetem. Ku fshihen 84 milione banore nuk e di? Aty te merr malli te shohesh njerez. je i lumtur kur te vjen radha per te blere ne market sepse vetem aty shikon fytyra njerezish, rruget jane bosh.
ka edhe dicka tjeter negative qe harrova ta them, ata qe nuk e pelqejne shiun, te pergatiten qe do t’i marre malli per ditet me diell. Cdo gje tjeter eshte super OK. Njerez strikte qe zbatojne ligje e rregulla. Kush e do punen, ligjet dhe rregullat do jete i kenaqur. Kujdes vetem te mos gjeni kontrata pune nga pronare kosovare e maqedonas sepse do tju shfrytezojne shume jashte orarit edhe pse do jua paguajne oret shtese. Por nese ju shfrytezojne shume ne pune nga vendi i endrrave kthehet ne vendin e vuajteve. Ju uroj te keni fat dhe te gjeni kontrata pune nga punedhenes gjermane, se shqiptaret kane lindur per t’i nxire jeten njeri-tjetrit.