DETAJET: Plumba në poliklinikën e Patosit, shkon në dy numri i viktimave

19 Dhjetor 2019, 14:09Kronika TEMA
DETAJET: Plumba në poliklinikën e Patosit, shkon në dy numri i

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Patosin.

Si pasojë e të shtënave në ambientet e poliklinikës së Patosit,  kanë humbur jetën dy të rinj.

Mësohet se viktimat janë Elis Kapaj 22 vjeç, banues në Kashisht, i cili vdiq në vend e ndërsa Manol Rrapaj 26 vjeç, banues në Kucar ndërroi jetë në spital.

Bëhet me dije se autori i ngjarjes që ndodhi prej një konflikti, është Martin Skëndaj, me profesion polic.

Burime për Tch komunikojnë se sot ai kishte telefonuar dhe kishte kërkuar leje nga puna, pasi siç ka thënë ishte sëmurë se kishte thyer krahun.

Thuhet se autori 22-vjeçar, i cili ishte rekrutuar si polic i burgut të Fierit njërin nga viktimat e kishte bashkëfshatar.

Ai është nga fshati Kucar, njësoj si edhe i ndjeri Manol Rrapaj.

Policia mundi ta ndalonte autorin në fjalë, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

2 komente në “DETAJET: Plumba në poliklinikën e Patosit, shkon në dy numri i viktimave”

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    sunite gjaxore,varu kkkkkkkkkkk…………….

  2. Aspirantja says:

    O GAZETAR, FSHATI ESHTE “KUQAR” JO KUCAR.
    PIKA GAZETARIN TUAJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje