Propozimi në Kuvend: 7 janari festë zyrtare e Krishtlindjeve në Shqipëri!

19 Dhjetor 2019, 18:30Sociale TEMA

Data 7 janar do të jetë ditë feste zyrtare. Në Kuvend është depozituar nisma që ka për qëllim shtimin si ditë  pushimi zyrtar/feste zyrtare datën 7 janar, dita e Krishtlindjeve sipas kalendarit Julian për pakicat kombëtare maqedonase, serbe dhe malazeze të besimit ortodoks.

Të krishterët ortodoks në Europën lindore por edhe pjesë të tjera të botës e festojnë Krishtlindjen me 7 janar, bazuar në kalendarin Julian. 

Festa e Krishtlindjes është një ndër festat më të rëndësishme për të krishterët ortodoks dhe për këtë qëllim, festimi i tyre në mënyrë dinjitoze është  domosdoshmëri për të gjitha pakicat kombëtare maqedonase, serbe dhe malazeze të besimit ortodoks” shkruhet në relacionin e nismës që mban firmën e deputetit Vasil Sterjovski.

 

6 komente në “Propozimi në Kuvend: 7 janari festë zyrtare e Krishtlindjeve në Shqipëri!”

  1. Buda says:

    Do pushime administrat shteterore, bravo, e kane vene perfund kete popull

  2. Tironci says:

    Ne shpine tone e kena pas festu qe ne kohen e Enverit kur ka qene feja e ndalume.
    Sigurisht me fukarrallek dhe pa na u tregu e verteta se pse ishte gatu dicka e mire ne kohe qe ne ishim te varfer. Kur erdhi demokracia e kam marr vesh per here te pare se pse u gatunte dicka speciale ne kete dite. Pra nga frika se mos tregonim ne kalamojte jashte, nuk na jepnin informacion se perse ishte dite e mire me 7 Janar.
    Me ka mor molli me honger ato gjona qe u gatujshin ne ato kohe per kete dite.
    Per te gjithe Shqiptaret, duhet ta dine se ortodoksizmi nuk eshte as grek e as rus , por osht Shqiptar.
    Justiniani ka qene bir shqiptari dhe ka ndertu ate qe sot quhet ne stamboll Xhamia Sofia. Ajo ka qene kishe, xhami e bon turqit kur pushtuan Kostandinopojen.
    Duhet ti kthehet Shqiperise e Shqiptareve e verteta e Historise se tyre.
    Serbet, ruset, greket etj. na e kane vjedh me formu Histori te tyre duke mohuar tonen.
    Urime per festat te gjithe shqiptareve pa perjashtim feje krahine apo ideje.
    Jena nji gjak, e nji komb.

  3. Varicari says:

    Jsm ortodoks dhe ne 25 dhjetor ne kemi festuar tere kohen Pashket e Vogla ose krishtlindjet!
    Tani na del 7 janari!
    Po romet ne cilat data festojne pashket,bajramet, diten e veres,harushen etj?
    E kthyet populizem te gjalle!
    Shpallni nje feste per homot,lesbiket,duhanxhinjte,pijanecet,kurvaret etj!

  4. Shenjestra says:

    Nje ligj absurd sa nuk ka ku te vej me tej.Krishtelindjet festohen ne 25 dhjetor,festa tradicionale e ortodokseve ne shqiperi prej shekujsh,ku behen krurban therja e derrave kurse ne shqiperi do festohen ne 7 Janar.Pike e zeze.Opo ç,jane keto budalliqe.

    1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

      mos harro se flitet per nje vend arabesh dhe te tredhurish[atheoi],kshq cdo gje eshte ”normale” sipas allahut dhe jahovait…………..

  5. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    gezuar ramazonin………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje