FAKSIMILE: "30 vjet LDK", kur vizioni jugosllav “Bora-Ramiz” dominonte programin fillestar

22 Dhjetor 2019, 21:45Rajoni TEMA

Jusuf Buxhovi, një ndër emrat e letrave kosovare në kapërcyell të ’90-ës, ka publikuar të tjera dokumenta autentikë të themelimit të LDK-së, në kuadër të 30-vjetorit të kësaj force historike, e cila lidhet pazgjidhshmërisht me emrin e të ndjerit Rugova.

Buxhovi ishte njëri nga anëtarët e Këshillit Iniciues për themelimin e Lidhje Demokratike, dhe siç sqaron, dokumentat ndodhen në arkivin e tij personal.

Ato që ai ka publikuar, përmbajnë programin e LDK-së, ku, ajo që veçon, është fakti se aty nuk kërkohet pavarësia – gjë që s’mund të ndodhte realisht në atë kontekst zhvillimesh, por një reformim sistemi brenda Jugosllavisë.

“LDK angazhohet për Jugosllavinë demokratike, federative dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.

LDK angazhohet për demokraci që do të sigurojë barazinë e plot juridike e politike të qytetarëve, të individit, të dinjitetit dhe të pronës së tij – pavarësisht përkatësisë kombëtare, gjinore apo fetare; angazhohet për shtetin juridik, që respekton kushtetutën dhe ligjin dhe përjashton arbitraritetin politik e pushtetmbajtës.

LDK angazhohet për pluralizëm politik që shpreh strukturat dhe interesat e ndryshme dhe mundëson garën e koncepcioneve politike të ndryshme;

LDK angazhohet për sistem shumëpartiak; angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe zgjerimin e lirive të njeriut dhe të qytetarit; angazhohet për të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e fjalës, të shtypit e të organizimit politik; angazhohet për heqjen e çfarëdo censure të fshehur; angazhohet për gjyqet e pavarura dhe për përjashtimin e varësisë së individit, të ndjekjes dhe të ndëshkimit politik të gjyqtarëve.

LDK angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në Federatë, duke e kuptuar Federatën si bashkësi të subjekteve të barabarta, si bashkësi të qytetarëve dhe të kombeve të barabarta. Pra,angazhohet për një federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve dhe të republikave dhe të krahinave në sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votës së lirë”, thuhet në program.

Ndjenja e jugosllavizmit vijon të shprehet më tej në porogram, ku Kosova, në këtë kuadër, konsiderohet dhe si vend i serbëve.

“E vetëdijshme për faktin që bashkëpunimi, mirëkuptimi, miqësia dhe solidariteti i popujve janë rezultat dhe frytet më të rëndësishme të civilizimit, kurse grindjet dhe armiqësitë janë fatkeqësi e madhe, LDK do të angazhohet vendosmërisht për zhvillimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm të të gjithë popujve në Kosovës, në Jugosllavi dhe në botë.

Barazia e plotë përbën edhe parakushtin qenësor të miqësisë dhe të bashkëpunimit të popujve. Prandaj, LDK përpiqet për barazi të plotë kombëtare në Jugosllavi e në Kosovë. Ajo do të punojë për afirmimin e vetëdijes se Kosova është e të gjithë atyre që jetojnë në të:

-se shqiptarët, serbët,malazezët, turqit dhe të tjerët historikisht dhe aktualisht Kosovën e kanë të tyre dhe bashkërisht duhet ta zhvillojnë dhe ta përparojnë”, thuhet ndër të tjera bnë programin e LDK.

Kujtojmë se në atë kohë nuk ekzistonte kauza e pavarësisë, por ajo e të qënit të Kosovës si Republikë e jo krahinë autonome, që dhe ky status ju hoq nga Millosheviçi.

Sistemi jugosllav bazohej në kauzën politiko-sociale të “Bashkim-Vëllëzërimit”, shprehur në kushtet e Kosovës nga biniomi “Bora-Ramiz”, si bashkëjetesë mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. (tesheshi)

5 komente në “FAKSIMILE: “30 vjet LDK”, kur vizioni jugosllav “Bora-Ramiz” dominonte programin fillestar”

  1. Ai says:

    Ha ha ha
    LDK=UDB
    LDK -ja pjelle e UDB-se kjo eshte e vertet.
    Kryespiunat Rugova-Bukoshi.

  2. Qivachi says:

    Kosovar
    Bythqima
    Shqiptar
    Byth-çpuar

  3. Gjethi says:

    E pas lufte 70% e “patriotve” kosovare votonin per kete program te quajtur:bashkim-vllazerim-nderzimi!

  4. analisti says:

    Nuk eshte normale qe emertimi LDK te vazhdoi ende te perdoret ne Kosove. Une mendoi qe fjala ” Lidhje” eshte perdorur ne periudhen e ish Jugosllavi si psh, Lidhja Komuniste e Jugosllavise, Lidhja Socialiste e Rinise etj.
    Do te ishte ne nderin e LDK-se qe kete fjale ta zevendesojne sa me pare me nje fjale tjeter sepse eshte term jugosllav e serb.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      LDK nuk kishte lidhje me komunizmin. Ajo atehere dhe tani eshte antikomuniste. Fjala “Lidhje” fare nuk ka te beje me “term jugosllav e serb”. Kur themeluesit e quajten Lidhja Demokratike e Kosoves, ata kishin parasysh ate Lidhje qe beri bashkimin e shqiptareve ne shek. e nentembedhjete, pra LIDHJEN E PRIZRENIT. Ndoshta nuk do te shkretosh dhe te thuash qe edhe Lidhja e Prizrenit eshte term jugosllav e serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje