Nënkryetari i LDK flet për komunikimet me Ramën për Mini-Shengenin: E kemi propozuar ne, që në 2007-n

23 Dhjetor 2019, 21:00Rajoni TEMA

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së në një intervistë për ABC News, tha se nisma e Mini-Shengenit Ballkanik, është propozuar që në 2007, nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu, por se nuk hasi në mirëkuptim, ndaj dhe nuk vazhdoi diskutimi më tej.

Haziri tha gjithashtu se e kanë bërë të ditur këtë shqetësim në takime informale që para takimit të Novi Sadit.

“Kosova ka një konsensus të paorganizuar politik, që po e refuzon pa e diskutuar këtë iniciativë, me vetë faktin që Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim. 

I kemi thënë edhe kryeministrit shqiptar, në takime informale dhe formale, që do duhet të priste ndërtimin e institucioneve të Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit. 

Meqë kjo zhurmë politike, dhe ky reagim i yni politik, ka ndodhur se Kosova është përgjatë një procesi zgjedhor, dhe duke qenë në proces zgjedhor, ka qënë e pamundur që ne ta pranojmë delegimin e kësaj të drejte, kujtdo qoftë. 

Do duhej pritur, do duhej definuar qartë, do duhej që paqartësinë tonë në këtë lloj partneriteti rajonal, ta sqarojmë deri në fund. 

Të gjitha dyshimet dhe hezitimet që ka Kosova duhen qartësuar, si në rrafshin ekonomik, të qarkullimit të lirë të mallrave, e të asaj që quhet integrim i doganave. 

Do duhej të shohim rolin kritik të Republikës së Kosovës në këtë drejtim”, tha Haziri.

6 komente në “Nënkryetari i LDK flet për komunikimet me Ramën për Mini-Shengenin: E kemi propozuar ne, që në 2007-n”

  1. Piro says:

    Bravo qe thua te verteten z. Haziri se Ramushi me Buzhalen po na hane te gjalle. Nje kryeminister genjeshtare dhe nje gazetar I pafytyre.

  2. Baliu says:

    Luta thoshte se ai eshte edhe ideatori i pare i shkembim-korigjimit te kufijve tu Kosovs*. Pra mos e onjoroni Luten – “mesuesin e popullit”.

  3. Visi says:

    Po mor matrapaz ,ti ishe i pari që kishe propozuar decentralizimin e Kosovës.
    Në fakt ti nuk ke propozuar kurrë asgjë me kokën tënde por ke pranuar çdo propozim që të kanë dhënë të huajt dhe për këtë të ka kritikuar ashpër i ndjeri Presidenti Rugova në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të LDK së.

  4. kujdesuni says:

    Ky thote te verteten, por ne s’kemi kohe te presim Kosoven qe ben zgjedhje nje here ne vit se nuk gjen zgjidhje per qeverisje. Merre me mend se sa te konsoliduar dhe te perkushtuar jane per karrike!

  5. Renato says:

    Sa te keni nji majmun kryeminister, probleme do t’ju hapi. Kur Haga ti japi pafajsine atehere te dali te flasi marrina sa te doje.

  6. Shqiptari says:

    Sigurisht qe ashtu eshte . LDK-ja ka qen ,eshte dhe do te jete nje parti pa shtylle kurrizore. Eshte parti e formuar me mberurina te sistemit jugosllav. Jane kompromisagjinje dhe dyfytyresh te papare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje