Sociologu i njohur: Shqiptarët vdesin të shohin emisione politike edhe kur debati është kot, edhe kur janë të vendosur në shërbim të një krahu

25 Dhjetor 2019, 18:53Sociale TEMA

Sociologu, Gëzim Tushi, e sheh me shumë shqetësim impaktin e emisioneve politike në jetën sociale.

I ftuar në RTV  Ora, Tushi ju referua emisioneve televizive, ku më të ndjekura mbeten ato politike edhe në rastet kur të ftuarit apo drejtuesit e emisioneve nuk thonë asgjë apo i shërbejnë palëve të ndryshme politike.

Shoqëria shqiptare i ka akoma antenat politike shumë të mprehta,  shumë të zhvilluara.

Më shumë seç duhet. Ka një impakt të jashtëzakonshëm të politikës te ne.

Po marr vetëm një. Pjesa më e madhe e shqiptarëve vdesin për të parë emisionet politike, te ju dhe gjithë kanalet e tjera.

Herë pas here ka debate kot, nganjëherë janë vanitoze, pa substancë, nganjëherë flasin kot, nuk e kanë kapacitetin e duhur për të artikuluar.

Të mercenarizuar apo të vënë në shërbim në një krahu apo krahu tjetër marrin përsipër rolin të analizojnë dhe të japin konkluzione mekanike, të ndara, të polarizuara. Edhe punëtori i pastrimit e di që ky është i majtë apo i djathtë. Kjo ndikon negativisht”, tha Tushi.

5 komente në “Sociologu i njohur: Shqiptarët vdesin të shohin emisione politike edhe kur debati është kot, edhe kur janë të vendosur në shërbim të një krahu”

  1. Raimond vlonjati says:

    Kjo eshte gje shume e mire ,
    sepse tregon se Shqipitaret jane tamam njerez , pasi sic thote Aristoteli ,
    njeriu dallon nga kafsha sepse njeriu meret me politike .

    Problemi i vetem i Shqiptareve eshte se elita politike eshte bastarde

  2. por jeni tu i nderpreh idiotet me kot .
    ata jane vite larg nji shoqerie njerezore

  3. Klimax says:

    Ja dhe Gezim Tushi, ky sharlatan dhe hipokrit, ky funderine e sistemit te kaluar. Kan kaluar shume vite, ndoshta 40, por ne kujtesen time ky tip nuk eshte gje tjeter vecse sinonim i njeriut te lig.

  4. loku says:

    Shqipetaret vdesin me te vertete per politike se jane katundare….. Ne fakt ka dhe nga ata qe nuk shohin fare sepse keta drejtuse emisjonesh qe kemi jane te nivelit zero dhe ata qe i shikojne te atij niveli jane.

  5. Sa me shume populli merret me politike aq me shume politikanet merren me problemet e tyre ekonomike dhe korrupsionin e kane pjese te gjelle te jetes private te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje