Armand Duka: I gëzuar për stadiumin e ri. Pasuria ime? S’kam asnjë lekë!

27 Dhjetor 2019, 11:38Sport TEMA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e djeshme, ku foli për stadiumin e ri.

Gjithashtu, numri një i FSHF-së foli edhe për pasurinë e tij personale, ku tha se leke nuk ka, por vetëm prna

“Jam shumë i gëzuar që kemi një stadium që i plotëson kushtet. Besoj që ndikon edhe në sjelljet e njerëzve. Ka vërejtje që qëndrojnë, por mendoj se balanca është pozitive.

Pasuria ime? Të them të drejtën s’kam asnjë lekë, por kam prona (qesh).  

Kam aq lekë sa kam pasur në vitin ’91. Aq kam edhe tani. Ka të pasur që punojnë me ‘Cash’, ndërsa unë kam biznes e me prona.

Ka nga ata që kanë tendencën të prodhojnë lekë e të investojnë. Unë se kam këtë“, përfundoi Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje