T’i kam fal ty me tana, oh si Elvana nuk ban ma nana!

27 Dhjetor 2019, 17:42Kulturë TEMA

Nga Keze Kozeta Zylo

Është e pamundur të rrokësh dhe të diskutosh rreth artit në Shqipëri, por kur bëhet fjalë për një Festival të pervitshëm Kombëtar ja vlen të sakrifikosh kohën flori tënden që mundohen të t’a bëjnë bakër ca surrogato tekstesh dhe që ngjiten me katapultë (tregtish) në majën e olipmpit të çmimeve të artit. 

Nuk befasohem me çmimet që nga më të lartat e kombit që jepen aq lehtaz dhe që në Shqipëri i bie që një në çdo tre veta ka varur ne qafe çmimin kombetar, por befasohem me publikun që i skuqen duartë nga duartrokitjet frenetike, kur dëgjon tekste të pështira, të pakuptimta, deformime sintaksore, perçudnime të gjuhës sonë Hyjnore.

Ëshë mjerim kombëtar kur humbasin shijet estetike në popull, në shkolla, dhe për rrjedhojë zverdhet dhe “kalbet” fjala elegante e bukur shqipe. E pamundur ta kuptosh këtë tekst të këngëtares Elvana Gjata tashmë shumë të njohur në Shqiperi dhe më shumë, e cila në festivalin e 58-të  këndoi këngën me titull “Me tana” ku midis të tjerash thuhej: “Ti kam fal ty me tana/ Me tana o me tana/ Dashni më fal/ O kush ka me ma nal…”

Kjo këngë me këtë tekst bastardon gjuhën zyrtare, apo dhe gegënishten që është një pasuri më vehte kombëtare. Quo vadis Kultura Kombëtare! Festivalet e Këngës në RTSH janë pasuri kombëtare dhe ato duhen mbrojtur me fanatizëm professional e kulturor.

Por unë do t’i mëshoj mos çuditjes sime për çfarë po ndodh me artin dhe kulturën shqiptare, që fatkeqësisht shumë fusha kanë rënë në duartë e tregtareve të ndyrë që s’e kanë për gjë ta shesin si prostitutë rrugësh artin në skenat më të njohura siç është ajo në pallatin e kongreseve apo në Eurovizion.

Edhe nxënësi më i keq me notën pakaluese nuk do të ma shkruante këtë tekst kaq të ulët të nivelit gjuhësor, kaq të pështirë, banal dhe kaq të pakuptimtë!…

Ju ftoj ta lexoni këtë banalitet dhe nivel skandaloz si në këto “vargje”: Kohën ndale ndale/ Të shkoj ngadalë ndale/ o me ngadalë ndale/ Na na na na na…

Ky lloj te shkruari që vetëm Elvana dhe soji i Elvanës e kupton të kujton novelisten e famshme amerikane Nelle Harper Lee kur thotë se: “Gjuha e keqe është një fazë që të gjithë fëmijët kalojnë dhe ajo vdes me kohën kur mësojnë se nuk po tërheqin më vëmendjen me të.

Po Elvana është kaq foshnjore sa edhe pse në një moshë të pjekur vazhdon të ngelet me atë lloj fjalori në varfëri të tesjskajshme dhe të shesi këngën, muzikën, tekstin si ndër më të mirën e vitit…

Festivali i këngës në RTSH nuk është personal, por është kombëtar, nuk është për analfabetët e Gjuhë Shqipe, por është për elitën e fjalës së bukur, nuk është për ahegun në mejhanet me qepë e gjizë dhe nga një gotë raki përpara, por është skenë kombëtare e muzikës së kultivuar.

Festivali i këngës ne RTSH nuk është për anëtar të jurisë të sojit Rita Petro për të cilën kam mbajtur qëndrim ne një shkrim timin, kur u vlerësua para pak kohësh me çmimin “Lumo Skëndo”  Mithat Frasheri mu në zemër të kulturës në palcë të Tiranës nga “kryeqeveriu” shqiptar Rama në bashkëpunim me ish- ministren e kulturës Kumbaro të cilët i dhanë autores Petro për librin me titullin “Vrima” çmimin më të lartë “Lumo Skëndo”, me rastin e 95-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare.

Po sjell në vëmendjen tuaj disa vargje nga libri “Vrima” e autores Petro dhe anëtare në jurinë e Festivalit të 58-të në RTSH si:  “Tani hiqi brekët ule kokën dhe shih mes kofshëve… Kjo është…? lulja ime”…   Ose po e sjellë në vëmendjen tuaj dhe tekstin e poezisë së hyjnizimit të incestit midis vëllait dhe motrës si: “Kur më prek/ Me duart aq të buta/ Lëkurën ma puçrron…/ Pse kur më puth në qafë/ Drithëroj e tëra/ Njomem atje poshtë?

Cfarë mallkimi kur dëgjon dhe krahason këto këngëtare me artiste të jashtëzakonshme të kombit tim si Vaçe Zela, Nexhmije Pagarusha etj!

Megjithatë do të thoshte Anjshtajni se “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar; jo për shkak të njerëzve që bëjnë gjëra të këqija, por për shkak të njerëzve që i shohin ata dhe nuk bëjnë asgjë, heshtin”…

Çfare trishtimi kur dëgjon dhe lexon këto tekste surrogate që ashtu si fëmijët kur dëgjojnë për herë të parë fjalët e turpshme dhe i përdorin vend e pavend ashtu dhe këta tregtarë të fëlliqur të artit kanë ngelur në atë nivel mjeran.  Këta kanë ecur ne drejtim tjetër duke arritur të kenë pasuri të patundshme në flori pikërisht nga heshtja jonë e papranueshme.  Dhe kjo është sa e dhimbshme po aq dhe e frikshme, sepse: “Ti kam fal ty me tana/ Oh si Elvana nuk ban ma nana!…

23 komente në “T’i kam fal ty me tana, oh si Elvana nuk ban ma nana!”

  1. Vjola says:

    Modernja ne mendjen dhe ne veprimet e injoranteve qe mundohen ta shpalosin ate si te arrire dhe positive, i deklason ata jo vetem personalisht por e pastron gjuhen tone nga keta te ashtequajtur ” Te tille artiste”.poete,shkrimtare e kengetare ,jane te mire pranuar aty ku rakija ben punen e saj.
    Eshte koha qe tekstet e pa pershtateshme te hidhen poshte me neveri ne mbrojtje te kultures dhe gjuhes tone te mrekullushme Shqipetare.

  2. Rrespekt Autores se shkrimit edhe pse eshte nji teme e diskutuar gjaaate kto dite ,
    por qe ka vertete sens .
    Ky fenomen idiot ,i te shpregurit mes te rinjsh ,
    nuk vjen nga hici ,
    por edhe kjo “Arritje e Demokracise” (ose me korrekt Lajthitjes se shqiptareve)
    si e cdo fushe tjeter ne ate shoqeri ,kishte prapavijen e vet ,te degjenerimit total ,
    udhehequr nga elita e kafsherise dal nga shpellat .
    Dikush ka then :
    Do me njoh Nivelin e Kulturen e nji shoqerie ,
    shif gjuhen e politikanit ne ate vend.
    Kemi te bejm me nji Fenomen mjaft te rrezikshem ,per nji shoqeri ,
    qe nqs nuuuk , do reagohet ,
    pasojat do jen katastrofale per ate shoqeri .
    Nji mungese e tille kulture dhe edukimi ne ate vend ,
    do bej qe ne te ardhmen shume shqiptare ,do ndihen ne te ardhmen
    inferiore vs popujve te tjere (sespse nderkoh qe ti rri ne vend ata zhvillohen me shpejtesi )
    gje cila do ti shndroj ata ,automatikishte ne skllever ,madje ne Shqiperi .
    Kjo eshte nji teme shume-shume e rendesishme SOT per shqiptaret dhe kerkon
    reagim e debat te gjere edhe ne shkolla e UNI e cila duhet marre shume seriozishte me te Tana …
    Pra jemi perball nji shperberje totale te kultures e jovetem ,Shqiptare
    dhe dikush duhet te shqetesohet madje edhe vet Shteti ,
    duke len menjan ping – pongun politike idiot !

  3. Rrespekt Autores se shkrimit edhe pse eshte nji teme e diskutuar gjaaate kto dite ,
    por qe ka vertete sens .
    Ky fenomen idiot ,i te shprehurit mes te rinjsh ,
    nuk vjen nga hici ,
    por edhe kjo “Arritje e Demokracise” (ose me korrekt Lajthitjes se shqiptareve)
    si e cdo fushe tjeter ne ate shoqeri ,kishte prapavijen e vet ,te degjenerimit total ,
    udhehequr nga elita e kafsherise dal nga shpellat .
    Dikush ka then :
    Do me njoh Nivelin e Kulturen e nji shoqerie ,
    shif gjuhen e politikanit ne ate vend.
    Kemi te bejm me nji Fenomen mjaft te rrezikshem ,per nji shoqeri ,
    qe nqs nuuuk , do reagohet ,
    pasojat do jen katastrofale per ate shoqeri .
    Nji mungese e tille kulture dhe edukimi ne ate vend ,
    do bej qe ne te ardhmen shume shqiptare ,do ndihen ne te ardhmen
    inferiore vs popujve te tjere (sespse nderkoh qe ti rri ne vend ata zhvillohen me shpejtesi )
    gje cila do ti shndroj ata ,automatikishte ne skllever ,madje ne Shqiperi .
    Kjo eshte nji teme shume-shume e rendesishme SOT per shqiptaret dhe kerkon
    reagim e debat te gjere edhe ne shkolla e UNI e cila duhet marre shume seriozishte me te Tana …
    Pra jemi perball nji shperberje totale te kultures e jovetem ,Shqiptare
    dhe dikush duhet te shqetesohet madje edhe vet Shteti ,
    duke len menjan ping – pongun politike idiot !

  4. Vatra says:

    Si Elvana mos baft mo Nana, nje cope mashtruese e ndyre. Qe ka fituar me se shumti me meritat e dashnoreve. Dhe ato merita na i prezanton te tana si te vetat.

  5. Elvana i ka tan te bukura e te mira! says:

    Kezja nuk paska lene koment pa cepkatur – plagjuruar ne rrjetet sociale qe komentonin per Elvanen dhe Riten i ka bere copy&paste dhe i ka pershtatur per te bere kete ngjasme opinion qe eshte vertet surrogato ku dallohet qe pasazhe te tekstit nuk kane lidhje mes vedit por fragmente mllefi dhe lincimi ndaj artisteve dhe
    Cfaee eshte ky mllef e lincim ndaj Elvanes qe ne titull moj Keze!
    Titull qe nuk ka lidhje me pasazhet e vjedhura e te deformuara ”bukur”?

  6. Dashi says:

    Elvana droga sec me kujton boset kolumbiane qe mbajn ato cingiet rrotull, kjo turi petlla me kto keng surrogato.

  7. Paridi says:

    Nuk ka gje, keni cuar vlerat maqedonase ne eurovizion. Jini krenare.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Bukur..

  9. Tani says:

    Po mire Elvana aq ka po ata qe e pranuan bile dhe e kishin planifikuar te na nderonte ne Europe cfare pergjegjesie kane.Po drejtoria e RTSH ku i ka syte apo rrogen e marin.Si teksti dhe kenga nuk ishin per nje event te tille dhe pergjegjesia eshte e stafit qe e ka perzgjedhur dhe RTSH Elvana nga ato kenge di te beje mos e fajesoni shume..Korupsioni nuk ka brire pa le sa jane paguar per kete skeme te organizuar

  10. Lani says:

    Megjithe mllefin e drejte analiza meriton te pershendetet!?
    Fjala jote ne vesh te atyre qe duan seriozisht artin e vertete te Shqiperise!

  11. vlora says:

    vrima e rita petros+ kenga e elvana gjates+zogu i tiranes=albanistan

  12. Tani says:

    Sic shkruan dhe nje komentues me siper kete nuk e ka shkruar kezja.Ka bere copy paste.Per tu bindur per kete qe them lexoni nje artikull te kezes per dike qe vdiq ne Staten Island dhe do skandalizoheni me nivelin e te shkruarit te saj.Per tekstin e kenges vleresoj komentin e personalitetit te prozes dhe poezise shqipe zotit petrit ruka.

  13. Adi says:

    Shume debate dhe opinione. Kenget me te mira te festivalit ne nivel artistik dhe gjuhesor nuk i ze njeri ne goje. Ne rast se ne duhet te perfaqsohemi denjesisht ne eurovusion, kenga e Sares dhe Gencit jane te vetmet qe jane te arrira. Gjynah qe asnje nga kto dy kenge nuk fitoi. Tani behet debat pse gjuha dhe musica e Elvanes nuk eshte me nivelin qe fuhet. Nese nuk konsiderohet per kenge fituese, kush e ca bythen ca thote ajo? Ne kemi artiste dhe kengetare te shkelqyer, po publiku ka shije te tjera. A ka kenge me te bukur dhe atdhetare se “ju flet Tirana”? Asnje nuk e permend. Ca vlere ka ne se njerzit fkasin vetem oer Elvanen. Te ndare be dy kampe pro dhe kunder. Zgjohumi nga gjumi. Kenget me te mira . Jemga e Sares dhe kenga e Genc Tukicit. Bravo Genc. Te degjova live ne Toronto para nja ca muajsh. artist i vertete. Pershendetje bashjatdhetare nga kanadaja!
    “Ju flet Tiiiiirraaannnàaaaaaaa”

  14. Rebel says:

    Pasi rrezuam diktaturen me te eger komuniste ne tere boten,pasi grabitem,shkaterruam minierat,fabrikat,uzinat,kombinatet,preme pyjet,ullishtet,dru frutoret e mbjelle ne taraca komuniste,pasi grabitem dhe shitem tere armatimin e municionet e ushtrise,pasi vodhem votat ne zgjedhje,pasi shkaterruam shtetin ligjor dhe hodhem ne rruge te gjithe administraten shteterore e vendore komuniste,pasi percame te gjithe popullin,beme korrupsion si askush ne bote etj,etj,i mbeti radha edhe gjuhes shqipe ta zhgaravitim se eshte sllavo komuniste,se eshte toskerishte greko-sllave,se me shume se gjysma e kombit shqiptar flet gegerisht,prandaj duhet hedhur poshte!
    A nuk e keni pare qe kreret e politikes flasin si e ema e Zeqos ne maje te vidhit dhe kryeson kryeministri Rama qe flet si e ema e Zeqos ne maje te …idhit!
    Kur shan kryeministri :Te shker…robt o maskara” dhe askush nuk i thote gje,bile as shtypi,cfare pritet nga te tjeret?
    Si mos te behet corap puna per kulturen e artin kur ministre Kulture emerohen njerez anonime per qellime te errta,aq sa ish Kumbaro do mbahet mend per krijimin e Aushvicit shqiptar te Tepelenes e jo se cfare beri per Kulturen,se kjo ministrja e sotme Margariti,qe nuk e njohim fare,jo vetem qe nuk ka bere asgje,por nga Rama u caktua si bedel per te menaxhuar rindertimin,kur per kete detyre pergjigjej ministria e Ballukut,por asaj i prisheshin duart nga llaci e betoni,prandaj Ra,a e ruajti me kujdes!
    Doemos perderi sa bukuranen Balluku e vlereson me noten “NJESHI” dhe veten pas saj si “DYSHI” merret me mend se deri ku ka vajtur qeverisja e ketij vendi!
    Por as media nuk ia beri Rames pyetjen,se pse qenka NJESHI kjo Balluku dhe zotrote qenke DYSHI?
    Duhet te kete ndonje debolese kryeministri per punet e saj prandaj e vuri mbi veten e tij!

  15. i falemners Zojs Vrima
    qi ja njohi Elv nj’ato piskama
    egersisht ngreheshin pas quintave njata “trima”
    ja qishin Stop-u njihersh-vrimat t’ tana

  16. Partizani Velo says:

    Mire mire, meruni akoma me Elvanen ju.. Ajo po ben mijera dollate me nje jave koncertesh ne Amerike ne kto momente e i plasi se cthone kritiket dhe gazetat

  17. Kopetenti says:

    “HE”
    Teksi muzika Manjaku Dombosko
    Kendon , Kant autori .
    O ma ………he
    O ma ……….he
    O ma ………he
    Ic ic…………ic asgje .
    (Falje “Portokallise”)

  18. Xhixileja says:

    Kendoni kengen e xhixilese
    E meriton te shkoje ne Eurovision
    Ose ne ato maja rripa nje here ma….. e nje here ta …..

  19. Dull tropoja says:

    O keze ke mbet prapa zogu.te hengsha pjeshken.

  20. Vjola says:

    Elvana,
    Jepi te tana ,kujt c’far, si dhe ne c’do moment.Kjo eshte personale. Te dalesh ne nje tribune kombetare pervec zerit brilant qe per hir te vertetes e ke ,kerkojme edhe ate pergjegjesine artistike e letrare qe ne si popull presim nga ju artistet. Presim ate klasin e larte artistik qe ne te thjeshtet natura nuk na e ka dhuruar.
    Ne jo te tere jemi artiste por dime shume mire te bejme kritiken e te vleresojme ate . Nuk ka me mire se sa nje kombinim i persosur melodi,tekst e ze.Ne kete e shohim e ndjejme dhe jemi ne gjendje te japim vleresimin e sakte.Nje kenge qe lind nuk eshte me e kengetarit qe e kendon ,e kompozitorit ose e atij qe ka bere tekstin ajo eshte e jona se ne fund te fundit ju per ne e keni krijuar . Largimi yt ne mynyre jo te hijeshme na la nje shije jo te mire dhe na dha te kuptojme qe karakterit tend artistik i mungon dicka qe ti duhet patjeter ta permisosh.Ne ju duam ,ne ju adhurojme ,me krijimet tuaja ju na sillni gezimin e na frymezoni ne te perditshem jete.Elvana ne te duam shume, ti je e jona ,ti je gjaku une, ti je shqiptarja jone prandaj jemi edhe te rrepte sepse kerkojme qe talentit tend te mrekullushme ti vishet persosmeria.
    Me adhurim Vjola

  21. Monika says:

    Nuk te fal gje Elvana…por ti jep me qera..as ti shet po po….

  22. edhe pse si ve shume faj ksaj soi femer ,
    njeriu sduhet te degjeeroje deri ne kte far feje ,
    sepse eshte i etur per pare .
    Ky Fest 58 eshte ji perdhunim i Artit, i Muzikes
    i Kultures se nji shoqerie .

    Pergjegjesit jane organizatoret jo Fyckat qe per fame e pare mundet te bejne gjithcka

  23. Na myten says:

    Keze problemi nuk jane “Elvanat” por ato me “shkolle” si puna jote qe kane 10 vjet dhe s’e kane kuptuar akoma se cmimi i Bibliofilisë “Lumo Skendo” nuk ka asnje lidhje me prozen, poezine, romanin në vetvete etj. I ktheheni e i ktheheni vargjeve te Rita Petros per te bindur veten se keni te drejte por beni mirë që t’i hidhni nje sy botimit nga ana vizive, faqosja etj për të kuptuar se cfare standart cilesie ka. Por duhet te kesh mendje disi të hapur…
    Analfabete funksionale si puna jote jane problemi me i madh i vendit dhe jo “Elvanat”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje