U kërcënua me jetë, reagon për herë të parë Albin Kurti: Haxhi Hoti të lirohet e Vitin e Ri ta festojë me familjen e tij

29 Dhjetor 2019, 14:34Rajoni TEMA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pas kërcënimit të kandidatit për deputet të partisë NISMA, Haxhi Hoti, i cili i kërkonte të largohej nga Kosova, pasi mund të vritej.

Përmes një statusi në Facebook, ai shprehet se nuk është John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Osëald.

Sipas Kurtit, do të ishte mirë që Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri me familjen e tij në shtëpinë e tij.

‘Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Osëald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij’, ka shkruar ai.

Kujtojmë se lidhur me kërcënimin, Vetëvendosje ka ngritur kallëzim penal ndaj Hotit.

2 komente në “U kërcënua me jetë, reagon për herë të parë Albin Kurti: Haxhi Hoti të lirohet e Vitin e Ri ta festojë me familjen e tij”

  1. LULJA says:

    TA KALOJE VITIN E RI NE BURGE TE KUPTOJE CFARE DO TE THOTE TE FLASI GOJA PARA MENDJES .

  2. Baliu says:

    Gabimi gjenetik gjoja ben gabim teknik!!! Pra eshte mire te shlyhen te dy gabimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje