Çmendet Juventus, 43 milionë euro për talentin 19-vjeçar!

30 Dhjetor 2019, 21:20Sport TEMA

Juventusi duket gati për të bërë një çmenduri për të siguruar shërbimet e Dejan Kulusevskit. Talenti, i cili po mahnit me Parmën, është i huazuar në “Tardini” nga Atalanta.

Interi ka shfaqur interes për 19-vjeçarin, por Juventus duket më konkret dhe sipas lajmeve të fundit ka ofruar drejt Atalantës plot 43 milionë euro.

Një çmenduri e vërtet, pasi Kulusevski ka vetëm pak kohë që ka shpërthyer dhe deri para disa ditësh Interi po bisedonte me Atalantën për të mbyllur marrëveshjen për 25 milionë euro.

Gjithsesi, çmimi i suedezit është rritur akoma më shumë tashmë dhe sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, drejtuesit bardhezinjtë ofrojnë plot 43 milionë euro (35 mln + 8 mln bonuse).

Gjithashtu, Juve ka dhe një ofertë mjaft të kënaqshme për lojtarin, pasi i ofron Kulusevskit plot 3 milionë euro në sezon me një kontratë që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2024. Tashmë, pritet një përgjigje nga bergamaskët, që sigurisht duhet të zgjidhin edhe “problemin” me Parmën, ku lojtari është aktualisht i huazuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje