“E njoh Inzaghin më mirë se gruan time” Tare bën batutën e jetës për teknikun e Lazio

30 Dhjetor 2019, 12:15Sport TEMA

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio, ka humbur garën në Dubai për Drejtorin më të mirë Sportiv të vitit, por jo sensing e humorit.

Shqiptari ka folur për Corriere dello Sport, duke treguar objektivat e bardhekaltërve dhe besimin tek tekniku Inzaghi, përmes një batute:

“Objektivi është të kualifikohemi në Champions League, është e parakoshme të flasim për tjetër gjë: do ta shohim 3-4 javë nga fundi.

Tek Inzaghi nuk më befason asgjë, e njoh më mirë se gruan time e ai po kështu me mua: njihemi prej 15 vjetësh. Tani jemi në mes të rrugës duhet të ruajmë të njëjtin standard referues për të arritur objektivët tanë”.

Igli Tare ka folur gjithashtu edhe për merkaton e janarit, pa i dhënë shumë shpresë tifozëve lacialë: “Në janar merkato nuk propozon raste të mëdha, kush ka më të mirët i mban për vete. Luis Alberto është i lumtur që është këtu, nëse do të ketë të reja për të komunikuar do ti mësoni”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje