Presidenteve të aftë dhe të fuqishëm si Ju z. Duka, nuk u lejohen hakmarrjet primitive

30 Dhjetor 2019, 19:09Sport TEMA

Nga Arsen Hoxha

Para disa ditesh ish asitenti i FIFA-s Ermal Barushi deklaroi publikisht terheqjen keqeardhese te tij nga fusha e arbitrimit.

Te gjitha vleresimet e bera ne facebook qe shpesh behen ne raste te tilla nga mjafte kolege, drejtues , futbolliste, gazetare, opinionist ne permbajtje ishin sikur te ishin bere nga nje dore e vetme.

Ai vleresohej si nje nga asistentet me te mire te arbitrimit ne dhjete vitet e fundit. Teper profesional, me shkalle te larte te pergjegjesise shoqerore, i pa perdour nga mjeshtrat e manipulimeve dhe teper i ndershem.

Mua ai, si te gjithe asistentet e FIFA-s qe gjeta ne vitin 2010, pra menjehere pas sezonit 2008-2009 qe mbahet mend si me problematiku i arbitrimit, me kujtohet si me i pergjegjeshmi si ne aspektin profesional ashtu edhe ne ate njerzor.

Se bashku me arbitrin kryesor te FIFA-s Lorenc Jemini, mund te theme se u bene nder me te besuarit e mij, ne perpjekjet per t’u rikthyer tek sportedashesit futbollistet dhe drejtuesit sportiv, dinjitetin dhe besushmerine e humbur te arbitrave.

Me duket shume e çuditeshme se si Ju zoti Duka, qe nuk ju ngel asgje pa kuptuar, nuk e keni dalluar kete fakt. Barushi ka bere dhe gabime por ka gabuar me pake se kushdo tjeter. Vleresimet e tij ne aktivitetet nderkombetare nga specialistet e UEFA-s, veçanerisht ne kohen kur Ju vendoset ta largonit nga lista e arbitrave te FIFA-s, kane qene shume te mira.

Mbi keta tregues, nje specialist sportiv e ka teper te veshtire te kuptoje arsyet e vendimit e me pas te qendrimit tuaj, per t’a spostuar ate çuditerisht ne nje asistent te dores se dyte, ne nje kohe qe ne Kategorine Superiore, jane aktivizuar asistente pa eksperiencen e duhur dhe si e kemi pare kane bere edhe gabime te renda.

Une them te qendrimit tuaj personal, sepse nga pervoja e hidhur e viteve te shkuara, vendimet per largimin e vezhguesit Dhori Prifti, te arbitrit Lorenc Jemini dhe se fundi te asistentit Ermal Barushi, jane marre direkt nga Ju personalisht.

Keto jane vendime arbitrare qe kane injoruar jo vetem Shoqten e Arbitrave por edhe Komitetin e tyre qe presupozohet se eshte nje organ fuqiplote per arbitrat. Une akoma i qendroj mendimit se veprimet tuaja per te patur nje shoqate formale arbitrash, ku te peste drejtuesit e saj, ne nje fare forme jane zyrtare te FSHF-se dhe jo arbitra, si dhe shkrirja de fakto e Komitetit te Arbitrave, duke e vene ne dore te Sektorit te Arbitrave, brenda FSHF-se, eshte thjeshte nje veprim qe ja humbet ketyre organeve pavaresine dhe e kthen pushtetin si dikur ne doren tuaj personale.

Ilir Shulku nuk ka identitet, ai eshte masha Juaj e kamufluar. Eshte pikerisht ai qe merret me politikat dhe me praktiken konkrete te arbitrimit, ne nje kohe qe nuk ka fare pune me to.

Rregullorja e miratuar ne Komitetin Ekzekutiv te FSHF- se, kete detyre ja ka ngarkuar Komitetit te Arbitrave ku titullari i saj eshte z. Tahir Kastrati. Sipas rregullores ai mban kontakt direkt vetem me Ju dhe me Komitetin Ekzekutiv te FSHF-se.

Pra nuk asnje lidhje dhe vartesi nga Ilir Shulku. Çdo nderhyrje e z. Shulku ne punet e arbitrimit eshte e pa drejte dhe antiligjore.

Per z. Kastrati eshte e pa mjaftueshme qe te jete i ndershem dhe i pa implikuar direkt ne shume allishverishe qe behen ne ate sektor, sepse edhe neglizhenca e tij, qe ne nje fare forme eshte abuzim me detyren qe i kane besuar dhe qe paguhet, eshte njesoj e demshme si ajo e z. Shulku.

Une ne media i kam bere thyrje z. Kastrati qe te deklarohet publikisht dhe te kerkoje rikthimin e menjehershem te z. Dhori Prifti ne listen e vezhguesve te FSHF-se, por ai asnjehere nuk pati kurajo ta bente ate edhe pse eshte plotesisht i vetedishem se Dhori eshte thjeshte viktime e nje vendimi, qe ne kujtesen time do te ngele si nje vendim mizor i nje njeriu te fuqishem te veshur me pushtet qe quhet Armando Duka, ndaj nje personaliteti te vertete te futbollit shqiptar, te shume njohurit Dhori Prifti.

Ai u be viktime thjeshte se beri publik nje qendrim rrugaçeror te nje zyrtari te shtetit duke ushtruar dhune ndaj nje traineri te ekipit mik. Ju qe nuk e keni pasur fare problem te riktheni ne fushen e arbitrimit apo dhe te vezhgimit edhe nga ata persona qe kane qene te denuar per korrupsion, çuditerisht nuk e beni kete per nje njeri te nderuar si Dhori Prifti! Eshte gjithashtu e çuditeshme se si asnje antare i Komitetit Ekzekutiv, qe e njohin shume mire aftesine dhe personalitetin e z. Prifti sepse pjesen dermuese te tyre i ka gjykuar per shume vite heshtin?! Zoti Duka! Vetem te dobetit jane ata qe nuk mund te falin kurre sepse falja eshte virtyt i te forteve.

Çuditerisht ne trajtimin e çeshtjes Prifti Ju gjithmone keni anuar nga te dobetit edhe pse realisht jeni shume i fuqishem.

Nderkohe z. Lorenc Jemini u largua nga fusha e arbitrimit me te njejtat metoda. Nuk ka asnje vendim te Komitetit te Arbitrave per te. Po ne te njejten menyre u hoq nga lista e asistenteve te FIFA-s edhe z. Ermal Barushi.

Zera te shumte qarkullojne se qendrimi denigrues ndaj z. Barushi e kane zanafillen ne kohen e zgjedhjeve per Presidentin e FSHF-se. Eshte shume e vertete se z. Barushi eshte simpatizant e ndoshta edhe aktivist i Partise Socialiste.

Mund te jete i vertete predikimi se ai mund te kete qene simpatizant i kandidatit Fino, por ajo eshte nje e drejte ligjitime e tij dhe nuk ka te beje aspak me punen si arbiter. Vet ju z. Duka keni eksperience te madhe ne kete fushe. Here here indirekt jani ekspozuar si mbeshtetes i Partise Socialiste, here tjeter si i Partise Demokratike here here si i Partise Agrare dhe se fundi me koalicionin opozitar.

Madje keni qene edhe qejfembetes e per pasoje edhe hakmares ndaj atyre zyrtareve te FSHF-se qe nuk e kane mbeshtetur ne nivelin e duhur kerkesen e tuaj per tu bere pjes mbeshtetese te ketyre fushatave.

Ne se e keni lexuar me vemendje deklaraten deshperuese te z. Barushi, ai shpreson se pas largimit si asistent, Ju mund ti krijoni atij mundesine qe te jete ne nje nga komisionet apo ne listen e vezhguesve.

Barushi eshte shume i ndershem dhe per pasoje edhe naiv. Duke lexuar kerkesen e tij mu kujtua nje varg nga poeti Rumun Eminesku ku zhote: ‘’ Kush vdiq, vdiq pergjithmone ,, Ai nuk ka arritur ta kuptoje se emri i tij i hartuar ne zyren tuaj, diku me iniciative te z. Shulku, diku nga Ju vete, qe eshte ne nje dosje me ngjyre te zeze dhe qe ruhet ne zyren e Shulkut, e ka denuar ate perjete.

A nuk vertetohet kjo qe theme une me rastin e Dhori Priftit dhe te Lorenc Jeminit. Nuk te duket se fjalet e Emineskut tingellojne teper aktuale edhe ne rastin tre personave te me siperm ?
Une z. Duka si pjese aktive e futbollit e kam shprehur disa here opinionin tim ndaj aftesive tuaja dhe shume qarte kam thene se jeni nje president i mire, i afte dhe vizionar. Po kete gje kam thene edhe ne intervisten e pare te dhene ne gazeten Panorama Sport, pas largimit nga FSHF-ja e cila pati disa enigma.

Eshte rasti te sqaroj se une ate interviste nuk e perfundova me fjalet se Ju duhet te largoheshit nga FSHF-ja, por thash: ‘’ Duke qene se futbolli eshte nje sport gjithmone nen kritika, perseri z. Duka mund te konsiderohet si nje president i mire ,, Me sa duket gazetari, mendimet e mija se nje president nuk duhet te kandidoje me shume se dy here nga kater vjet dhe vrejtjet e tjera per perdorimin e arbitrave dhe te qenit te barabarte per te gjithe, i ka keqekuptuar. Ne perfundim te asaj interviste tha ato qe mendonte se kishte kuptuar ai dhe jo ato qe thash une.

Sapo doli artikulli une bisedova me Kryeredaktorin z. Halilaj i cili menjehere beri verifikimin e ankeses time. Megjithate perballe nje fakti te kryer, e pashe me mire te udhes ta kaperceja ne heshtje ate situate e cila ne fakt nuk ishte e deshiruara per mua. Nuk eshte nje justifikim sepse nuk kam asnje arsye ta bej kete.

E sqarova kete moment per te ju thene se opinioni im i vertete eshte se ju jeni shume i afte madje me zgjedhjen ne organet e larta te UEFA-s dhe me pozicionin ekonomik dhe shoqerore qe keni, jeni edhe shume i fuqishem, prandaj qejfmbetjeve dhe hakmarjeve primitive duhet tu jepni fund sepse ato nuk jane qendrime burrerore dhe ne perputhje me kulturen dhe pozicionin qe Ju perfaqesoni.

1 komente në “Presidenteve të aftë dhe të fuqishëm si Ju z. Duka, nuk u lejohen hakmarrjet primitive”

  1. Maksim Nestori says:

    Si nuk u shporr ky lamash nga FSHF? Duket e krimit I kane privatizuar te gjitha, politiken, sportin, biznesin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje