Liverpool-i i Klopp-it është super, por rekordin e mban Chelsea i Mourinho-s

30 Dhjetor 2019, 16:10Sport TEMA

Liverpool-i e ka mbyllur 2019-ën me një fitore 1-0 të marrë kundër Wolves.

Viti që po lëmë pas ka qenë i jashtëzakonshëm për Të Kuqtë, të cilët kanë fituar Champions League dhe Botërorin për klube.

Gjithashtu, skuadra e Klopp ka patur një mesatare pikësh që nuk shihej prej shumë kohësh në Premier League.

Salah me shokë kanë grumbulluar mesatarisht 2,65 pikë për ndeshje, një rekord. Ose pothuajse. Në fakt, siç ka shkruar Goal.com, ka një ekip që ka bërë më mirë në 2005-ën: Chelsea i Jose Mourinho-s.

Blutë e atij viti mbajnë akoma rekordin me një mesatare prej 2,66 pikësh për ndeshje.

Gjithsesi, Liverpool ka regjistruar mesataren e dytë më të mirë në historinë e kampionatit anglez në 2019-ën. Shifra këto që tregojnë qartë forcën e Të Kuqve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje