Mbi 300 të dënuar që vuajnë dënimin në burgun e Fierit kërkojnë falje.
Me anë të një letre dërguar kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi ata luten për një amnisti të përgjithshme.
Në letrën e firmosur nga mbi 300 të dënuar, ata shkruajnë se ndihen të diskriminuar nga drafti i amnistisë për gratë.
Letra e plotë:
I nderuar zoti Gramoz Ruçi!
Kemi dëgjuar me vëmendje znj.ministre Etilda Gjonaj për draftin e amnistisë.
Ndjehemi të diskriminuar nga ky draft i përpiluar për arsye se edhe ne kemi familje, fëmijë të mitur, vëllezër e motra që na presin me padurim të jemi pranë tyre, nënat tona që nuk i thahen lotët derisa të na shohin pranë shtëpisë, pranë sofrës.
Të gjithë bëjmë gabime, jemi njerëz dhe meritojmë një shans, pa dallim, femra dhe meshkuj.
Katastrofa natyrore na tronditi të gjithëve, jashtë njerëzit e lirë kishin mundësi të dilnin jashtë shtëpive të tyre, por ne, të dënuarit, vetëm Zotit i luteshim, mëshirë te ai kërkuam sepse ishim brenda katër mureve në pamundësi për të dalë, të panikosur dhe me mendje te shtëpia, tek fëmijët e familjet tona…
Ju lutemi gëzojini familjet tona, nënat tona, me një amnisti të përgjithshme, pa dallime.
Ju lutemi merreni në konsideratë kërkesën tonë,
Me shpresë e me respekt të dënuarit e I.E.V.P Fier.
S’duhet te kishit bere krime,kalbuni tani!
Shancin do e keni, por pasi te dilni nga burgu dhe te vuani denimin e plote.
Per vllezer, motra e familje duhet te mendoni para se te vidhni, grabisni apo mashtroni.
Te gjithe bejne gabime, po ato qe ju keni bere jane krime, jo gabime.
nKalofshi Gezuar Vitin e Ri aty ku jeni.
U lodhëm në burg duke parë Televizor. DUAM Të RRIMË tashti pranë familjes, të shohim Koncertin e Vitit të, Ri bashkë me ta..
Lutjet tuaja jane te pabesieshme aty jeni shume mire deri ne sekonde. e fundit te shlyrjes denimit, dhe ne qe jemi te lire kemi pase raste te irritohemi por kemi gjetur kurajon tek vetja e kemi mbyllur,
ju hajdut ose vepra ne ndryshme kriminale rrini se mbase do te kthjelloheni nga mendja qe kure te dilni nga aty te refektoni si njerz dhe jo si cuba qe delni nga qelit
Gezuar per shume vjet vitin e ri
U kujtuar tani per gezimin e familjeve?apo bete krime per te gezuar familjet tuaja.nyk ka cben ruci .drejtojuni like floririt.ai me nje dekret jy gezon juve dhe familjeve tuaja.
Amnistia duhet të jetë e përgjithëshme. Nuk ka kuptim që të bëhet e diferencuar. Kush nuk e ka provuar nuk e di se çdo me thënë qoftë edhe një ditë burg. Vërtet kanë gabuar, por shumica e tyre janë të penduar dhe duhet t’u jepet një mundësi qoftë edhe me amnisti të 1/3 të dënimit të mbetur.
Te behet diferencim…Per faje penale te lehta,le te behet nje falje osé te gjendet nje forme tjeter denimi.Natyrisht per grate duhet nje trajtim me pak i rrepte ,por edhe per te denuarit meshkuj kerkohet nje gjykim me i detajuar,rast pas rasti.