Albi Çekiçi ka debutuar me skuadrën e qytetit të lindjes që në moshën 17-vjeçare, madje ka pasur një “barrë” të rëndë, pasi Pogradeci ishte në Superiore dhe drejtohej nga Ylli Çekiçi. Si e pikasi Albin që në ekipin e moshave, e duke e aktivizuar në skuadrën e parë. Sulmuesi që aty tregoi vlera, e madje duke shënuare dhe 4 gola, ndonëse mund të ishte më i vogli në elitën e futbollit shqiptar….
Më pas, nga viti në vit, shumë i rëndësishëm për Pogradecin, çdo vit shënues, ndërsa ka pranuar që të luaj edhe me Kamzën, apo dhe me Besën e Kavajës për një sezon…Por, në kulmin e karrierës, Albi Çekiçi detyrohet që të lërë pasionin e jetës, pasi është shkëputur dhe do të jetojë jashtë vendit… Në një intervistë për “VipSport”. Çekiçi, tregon ngjarjet më të bukura të karrierës, pengu dhe dëshira për t’u rikthyer në futboll, por si investitor, sigurisht te Pogradeci…
-Albi, keni marrë një nga vendimet më të vështira në karrierë…
Pengu më i madh është që kam lënë sportin edhe jam larg familjes, por 1 ditë do kthehem si investitor në sport..
-Po këto muaj që je larg futbollin ndjek futboll dhe çfarë?
Pogradecin, natyrisht sepse është ekipi im i zemrës. Jam larg, por me trup e zemër jam me çunat. I uroj shumë suksese pse kanë një grup vërtetë të mirë dhe e meritojnë edhe ata që të jenë në elitë. Luajnë shumë bukur futboll, ekip që ka akademi, infrastrukturë dhe financa modeste. Në Pogradec kurrë nuk mburren, por ama ato financa që janë merren!
-Flasim pak për karrierën, cili ka qenë moment më i bukur?
Momenti më i bukur në karrierën time? Mund të them se kam pasur dy moment që s’i harrojë kurrë! Në moshën 18-vjeçare, madje ende pa i mbushur luajta në “Loro Boriçi” me Vllazninë, kam luajtur për herë të parë në Superiore. Falënderoj shumë trajnerin Ylli Çekiçi që më besoi mua në atë ndeshje, emocione të mëdha. Por, edhe kur dola golashënuesi në kategorinë e Parë.
-Nuk je penduar që jeni në kulmin e moshës dhe mund të luaje në nivele më të larta?
Tani e kam mbyllur me sportin dhe zgjodha të largohem nga Shqipëria, por një ditë do të kthehem, sërish aty, në futboll, ëndrra ime e fëmijërisë!
-Sa shpresa ka një fëmijë që do të bëhet sportist në Shqipëri?
Mbase mund të dukem pak egoist, por dua të them se futbolli në Shqipëri ka shumë probleme. Të rinjtë e sotëm, nuk duhet që ta mendojnë të ardhmen në kampionatet shqiptare, në Kategorinë e Parë, apo Superiore. Duhet që të punojnë shumë e të ikin jashtë vendit. Në futbollin shqiptar, nuk luajnë ata që e meritojnë, por ka ekipe ku u jepet hapësira çunave të baballarëve. Pastaj edhe pagat nuk i merr në kohë. Imagjinoni çfarë të them më tepër…! Fillimisht sporti nis si pasion, por pastaj mban familjen, me aq të ardhura e ke të pamundur të mbijetosh! Këtë nuk e them vetëm unë, por edhe shumë lojtarë sepse unë kam miq në tërë Shqipërinë…
cekici treiner cekici lojtar ku jane cunat e baballareve