Megjithëse disa bëhen puristë në kësi rastesh, është dita e fundit e vitit 2019 dhe koha e duhur për të përzgjedhur formacionin më të mirë të nje dekade. Këtë gjë ka bërë edhe katalanasja “Sport”, e cila ka përftuar top-ekipin e Barcelonës për periudhën 2011-2020.
Janë 10 vite, në të cilat ekipi blaugrana e ka zgjatur shkëlqimin e iniciuar në fund të dekadës së mëparshme, duke prekur lavdinë, në kufij të paparë kurrë më parë.
Janë futbollistë, që bënë historinë nën urdhërat e trajnerëve Pep Guardiola dhe Luis Enrique.
Lexuesit e “Sport” kanë ndihmuar në përzgjedhjen e më të mirëve, sipas roleve, në bazë të 75.000 vota online.
Pozicione të ndryshme të dyfishta
Nuk ishte e lehtë të bëje një përzgjedhje me anë të “demarkacionit”. Në portë dukej e qartë se balotazhi do të ishte midis dy figurave të shkëlqyera: Marc-André Ter Stegen dhe Víctor Valdés. Me 66% të votave (më shumë se 49.000), portieri gjerman e ka tejkaluar atë spanjoll (gati 23.000 vota).
Në vijën mbrojtëse prej katër lojtarësh, Dani Alves (98%) ka mposhtur rivalët e tij: Semedo, Sergi Roberto, Montoya dhe Aleix Vidal. Në boshtin e mbrojtjes, Gerard Piqué (22%) dhe Puyol (77%) kanë përmbushur parashikimet kundër Lenglet, Umtiti dhe Mascherano. Jordi Alba tejkalon Éric Abidal në luftën për krahun e majtë (71 me 27%).
Në “dhomën e motorit”, strumbullari mbrojtës është Sergio Busquets, ndërsa “interierët” e tij: Xavi dhe Andrés Iniesta. I pari (64%) ishte më i vlerësuara nga lexuesit e “Sport” për mesfushën.
TRIdenti MSN
Nuk ka patur shumë befasi për “tridentin” sulmues, ku mbretëron MSN (Messi-Suárez-Neymar) mbi të gjithë. Argjentinasi e ka imponuar veten në të djathtën ekstreme, me 98% të votave. Suarez ka mposhtur David Villa (20%) dhe Ibrahimovic (3%), në majën e sulmit, ndërsa Neymar (60%) kalon përpara Pedro Rodríguez (12%) dhe Thierry Henry (26%).