Trajnerët dakord me shkëmbimin Hysaj-De Sciglio, ka vetëm një problem për t’u zgjidhur

31 Dhjetor 2019, 21:20Sport TEMA

Emri i Elseid Hysajt është lidhur përsëri me kalimin te Juventusi. Napoli dhe bardhezinjtë po tundohen nga ideja e shkëmbimit mes mbrojtësit shkodran dhe Mattia De Sciglios.

Ky propozim ka ardhur nga Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Napolit.

Të dy trajnerët e ekipeve janë pro këtij shkëmbimi. Gattuso e njeh mirë De Sciglion, me të cilin ka luajtur te Milani.

Njësoj edhe për Maurizio Sarrin, i cili ka mbetur shumë i lidhur me mbrojtësin e kombëtares kuqezi.

Problemi i vetëm lidhet me rrogën e mbrojtësit të Juventusit. Italiani përfiton 2 milionë euro në sezon, shumë që Napoli e cilëson të madhe për një mbrojtës krahu.

Gjithsesi, negociatat vazhdojnë dhe janari mund të sjellë transferimin e Hysajt te “Zonja e Vjetër”.

1 komente në “Trajnerët dakord me shkëmbimin Hysaj-De Sciglio, ka vetëm një problem për t’u zgjidhur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje