Vjosa Osmani: Mosarritja e marrëveshjes me VV, do të ishte gabim historik!

3 Janar 2020, 14:35Rajoni TEMA

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se mos arritja e një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të ishte një gabim historik.

Sipas Osmanit, organet e LDK-së duhet të ishin mbledhur menjëherë pas 26 dhjetorit, kur u konstitua kuvendi i Kosovës.

“Këto takime ishin parashikuar për të premten, por për arsye teknike u shtynë ditën e hënë, kjo sepse disa deputetë nuk janë në Kosovë.  

Të hënën do të diskutonin mbi rrethanat e reja për të parë se cili është qëndrimi i kryesisë dhe ligjvënësve të legjitimuar nga qytetarët. Pasi të dëgjojmë qëndrimet e tyre do të shohim se si do të procedohet më tutje”, ka thënë ajo.

Osmani shtoi ndërkohë se marrëveshja duhet të arrihet. “Nuk mund te them se cili do të jetë qëndrimi i ri.

Por mendoj se do të ishte gabim historik për vendin nëse nuk do të arrihet një marrëveshje me Vetëvendosje. Si kryesuese e listës së LDK dhe përfaqësuese e votuesve, e kam për detyrë që ta coj vullnetin qytetar deri në fund.

Do të këmbëngul deri në fund”, ka shtuar ajo. Zëvendëskryetarja e LDK-së sqaroi se këto ditë nuk ka pasur më takime mes dy partive.

4 komente në “Vjosa Osmani: Mosarritja e marrëveshjes me VV, do të ishte gabim historik!”

  1. rroku says:

    Te besh aleance me hajdutin me te madh te Kosoves kapobanden Isa Mustafa qe eshte gabim i rende…..

  2. iris says:

    Vjosa ka uje te kulluar kjo duhet ta vere emrin LANA se po te rishe me hajdutin Isa Mustafa behesh si lumi lana ne tirane qe eshte i qelbur.

  3. Iliria e bashkuar says:

    Gabim per tekat tuaja, si ka mundesi qe fitove dhe te zhduken nga bisedimet ?

  4. Johani says:

    Vetem pak dite pas zgjedhjeve z.Baze e tregoj ate “vakine” kur fshataret nxirrnin grate ne auto-stop per te ndaluar ndonje makine dhe pastaj dilnin nga shkurret dhe futeshin ata ne makine e jo grate, edhe vjosa qe dikush i sugheron ta beje “Lana”, kurse une i them se as Lana e vjosa as drini nuk i Kane poshtersite e saj dhe te LDK-s, prandaj ne krye te arrikullit duhet te ishte,; nese behet koalicion mes Kurtit e ISA mustafes do te bishte JO deshtimi i shekullit por edhe tradhetia e papritur, nuk do te gjeja fjale per ta shpjeguar veprimin e Kurtit dhe ndryshimin kaq radikal ku nga nje tradhetar isa na behet shpetimtar, dhe tjetra si ka mundesi qe Kurti akoma nuk e shef vjosen se eshte vetem per auto stop dhe del ne media vetem kur isa sigurohet se ska koalicion, jam shum lumtur sot qe skam votuar as vjosen as mustafen as kurre bashkim vllaznimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje