E frikshme: Irani vendos 80 milion dollarë për kokën e Trump, paralajmëron sulme në Shtëpinë e Bardhë

5 Janar 2020, 20:08Bota TEMA

Irani raportohet se ka vendosur 80 milion dollarë për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, si hakmarrje pas vrasjes së gjeneralit Kasem Soleimani.

Mediat në perëndim raportojnë se deklaratat janë bërë nga një prej organizatorëve të varrimit Soleimanit në Mashad, i cili i ka bërë thirrje popullit të dhurojnë nga 1 dollar secili për të mbledhur 80 milion dollarë.

Gjatë ditës së sotme, deputeti iranian Abolfazl Abutorabi kërcënoi me sulme në tokën amerikane.

“Ne mund të sulmojmë Shtëpinë e Bardhë, mund t’i përgjigjemi në tokën amerikane. Kemi fuqinë, dhe dashtë Zoti do të përgjigjemi në kohën e duhur”, ka deklaruar sot Abutorabi.

Më tej ai tha se “kjo është një deklaratë për luftë. Nëse heziton humbet”.

“Kur dikush të shpall luftë, do t’i përgjigjesh plumbave me lule? Do t’ju qëllojnë në ballë”, tha më tej ai.

5 komente në “E frikshme: Irani vendos 80 milion dollarë për kokën e Trump, paralajmëron sulme në Shtëpinë e Bardhë”

  1. ***** says:

    Update!
    Irani del nga marreveshaj qe limiton perdorimin e energjise berthamore.

  2. SHKELZENI says:

    PORDHE JATULLAHESH PORDHE MJEKROSHASH .
    ASGJE NUK DO NDODHI VETEM FJALE FB, TWITTER .
    PER MOS TE THENE QE JAVEN TJETER DO TAKOHEN TE FLASIN DO TI BEJNE KOMPLIMENTA NJERI TJETRIT PASI ASNJERA PALE NUK KA INTERESE TE BEJE LUFTE.
    LUFTA KUSHTONE NJE RAKETE KUSHTONE RRETHE 180.000 MIJE DOLLARE JANE THJESHTE PRESIONE LODRA FJALESH.

  3. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    allah uakbar……mjere suma e suniteve se cdo te heq!

  4. Taku says:

    Ore plehra qe mashtroni dynjane , ju doni vrare me buke me goje…

  5. Bimi says:

    Ajatollahet nuk do rrezikojne pushtetin. Per momentin duan te shpetojne faqen dhe kuptohet reagimi I tyre eshte njesoj si britmat e Enverit ne Kongres ku kercenonte imperialistet qe do ti shkaterronte nese do cenonin territorin e Shqiperise se tallonave. Thjesht per konsum te brendshem. Ai e di se Trump nuk pyet dhe nese bejne dicka te pamatur kukulla OKB, Europistani I tredhur dhe ca te papune marksiste qe protestojne para ambasadave kundra Amerikes nuk I shpetojne dot udheheqjen Iraniane dhe ndalojne Trump ti beje ata pluhur e hi.
    Gjithsesi ky eshte nje proces reflektimi per Iranin. Trump2020!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje