Tensionohen raportet me SHBA, parlamenti i Irakut u kërkon trupave amerikane të largohen nga vendi

5 Janar 2020, 18:34Bota TEMA

Parlamenti i Irakut kërkon me anë të një rezolute largimin e trupave amerikane nga vendi pas sulmeve të së premtes ku mbetën të vdekur gjenerali iranian Qaem Soleimani, një komandant irakian dhe zyrtarë të tjerë të vendit.

“Qeveria irakiane merr përsipër të anulojë kërkesën e saj për ndihmë nga koalicioni ndërkombëtar që lufton grupin ekstremist të Shtetit Islamik për shkak të përfundimit të operacioneve ushtarake në Irak dhe arritjes së fitores“, thuhej në rezolutën e miratuar sot.

Qeveria e kryeministrit Adil Abdul-Mahdi duhet “të punojë për t’i dhënë fund pranisë të të gjitha trupave huaj në tokën irakiane dhe t’i ndalojë ata të përdorin tokën, hapësirën ajrore ose ujin për çdo arsye“, shtonte rezoluta.

Pikërisht prania e SHBA në hapësirën ujore, ajrore dhe tokësore të Irakut shkaktoi edhe sulmin ndaj gjeneralit iranian Qasem Soleimanit në Baghdad.

Ndërkohë koalicioni kundër ISIS, i udhëhequr nga SHBA ka ndaluar sulmet nga Shtetit Islamik duke u tërhequr për të mbrojtur tashmë bazat ushtarake në Lindjen e Mesme të cilat janë të rrezikuara seriozisht nga Irani kërcënues.

1 komente në “Tensionohen raportet me SHBA, parlamenti i Irakut u kërkon trupave amerikane të largohen nga vendi”

  1. Trupat do ti keni aty ju dhe brezat qe do te vine derisa te beheni njerez says:

    Keta nuk e kuptojne qe jane nen hyqmin e Amerikes. Amerika i shpetoj nga Sadami qe i kishte bere keta si delet me krimet e tij. Tani ne liri duan Iranin qe tju sjelle islamin vdekje-prures. Qe te vrasin njeri tjetrin me gure dhe te presin koka e duar ne mes te sheshit. Kjo s’ka per te ndodhur me. Votoni sa te doni por jeni nje vend i pushtuar sepse ishit nje vend terrorist. Amerika ka 75 vjet ne Gjermani dhe Japoni dhe aty i ka trupat. Cdo vend qe kercenon lirine dhe paqen ne bote duhet mbajtur me trupa. Aty do ti keni trupat deri sa te beheni njerez dhe jo rrezik per njerezimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje