Grupi islamik sulmon bazën amerikane në Kenia, tre të vdekur

6 Janar 2020, 09:34Bota TEMA

Një sulm ka ndodhur në një bazë ushtarake në Kenia, që përdoret edhe nga forcat amerikane. ka Ushtria e SHBA-së ka njoftuar se një anëtar i shërbimit ushtarak amerikan dhe dy kontraktorë nga Departamenti i Mbrojtjes kanë mbetur të vrarë nga ky sulm.

BBC shkruan se të dielën grupi militant islamik al-Shabab sulmoi bazën, të përdorur nga forcat keniane dhe amerikane, në rajonin popullor bregdetar të Lamu.

“Amerikanët e plagosur aktualisht janë në gjendje të qëndrueshme dhe po evakuohen”– tha Komanda e ushtrisë amerikane së Afrikës.

Dëshmitarët e sulmit raportuan se kishin dëgjuar të shtëna me armë dhe kishin parë të dilte një tym i zi në Kampin Simba, në ishullin Manda.

Gjenerali Stephen Townsend, komandant i Komandës Amerikane të Afrikës, shtoi në një deklaratë: “Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe miqtë e shokëve tanë të skuadrës që humbën jetën sot.

Ndërsa nderojmë sakrificën e tyre, le të forcojmë edhe vendosmërinë tonë. Krahas partnerëve tanë afrikanë dhe ndërkombëtarë, ne do të ndjekim ata që janë përgjegjës për këtë sulm dhe al-Shabab, i cili kërkon të dëmtojë amerikanët dhe interesat e SHBA-së.”

Al-Shabab është i lidhur me al-Kaedën dhe ka selinë në Somalinë fqinje. Grupi ka kryer një sulm në rajon që kur u formua më shumë se një dekadë më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje