Nga Edi Rama*
Para së gjithash, dua ta nis duke falënderuar nga zemra paraardhësin tim, ministrin Miroslav Lajčák dhe duke përgëzuar ekipin sllovak për kryesimin shembullor të organizatës sonë gjatë vitit të fundit posaçërisht sfidues.
Jemi mbledhur sot për të filluar punën e OSBE-së për vitin 2020 e për të shënuar fillesën e kryesisë shqiptare dhe jam besimplotë se rruga që është shtruar nga kryesia sllovake do të na shërbejë si një referencë siguridhënëse , ndërkohë që do të jetë detyra e Shqipërisë, shoqëruar nga Suedia e Sllovakia, të bashkërendojë përpjekjen tonë kolektive për t’u përballur me sfidat e përbashkëta. Jemi në shoqëri të mirë!
Meqë po flasim për shoqërinë e mirë, më lini t’ju sjell në vëmendje këtë moment të jashtëzakonshëm për vendin tim. Dyzetepesë vjet më parë kur u krijua OSBE-ja, Shqipëria ishte thjesht e vetme – një Kore Veriu e vërtetë e Evropës – një shoqëri e izoluar me kokëfortësi dhe e ushqyer pa pushim me urrejtjen kundër botës së lirë. Akoma më tepër, Shqipëria ishte i vetmi shtet që, jo vetëm refuzoi të ishte pjesë e OSBE-së, por edhe e denoncoi krijimin e saj që në atë moment, si shembull i qartë i thënies “thellimi i degjenerimit moral të anëtarëve të saj”.
Asokohe, isha 11 vjeç, një pionier me shallin e kuq në qafë dhe sot jam Kryeministri i Shqipërisë që ju drejtohet të gjithëve ju shkëlqesi të nderuara si kryetari i radhës i kësaj organizate prej 57 vendesh e më shumë se 1 miliardë banorësh, nga Vankuveri në Vladivostok. Çfarë jete për brezin tim në një periudhë të jashtëzakonshme transformimesh historike për botën.
I ulur sot në këtë karrige, nuk mund të mos nderoj ata që luftuan me ç’mundën, që përjetuan dhimbje të tmerrshme, që vdiqën në burgje apo internime për lirinë e Shqipërisë dhe të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar fort e kontribuar në mënyra të ndryshme përgjatë rrugëtimit të gjatë e të mundimshëm të tranzicionit tonë demokratik, nga një diktaturë mizore në një demokraci funksionale – përfshi ata që na kanë shoqëruar në këtë rrugë sfiduese, mes të cilëve, OSBE-ja ka qenë një nga pranitë kyçe. Faleminderit shumë.
Meqë ra fjala, lejomëni t’ju rrëfej se më parë nuk e pëlqeja shumë OSBE-në. Kur partia ime ishte në pushtet, më duke mjaft e ashpër; ndërkohë që isha në krye të opozitës, më dukej mjaft e butë. Për t’i lënë shakatë mënjanë, një gjë është e qartë si kristali: nëse do të ktheja kokën pas dhe do të përpiqesha të përfytyroja rrugëtimin e Shqipërisë drejt ndryshimit pa OSBE-në, do të ishte thjesht e pamundur. OSBE-ja mund të mos jetë në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet, por, pa OSBE-në, të gjithë ne këtu do të kishim më shumë probleme për të zgjidhur.
Sot ndiej gjithë përgjegjësinë e jashtëzakonshme, ashtu si edhe mundësinë e madhe për t’i kthyer diçka mbrapsht organizatës sonë, pasi OSBE-ja i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë për kaq e kaq vite.
Ndërkohë që Evropa është shenjuar nga konfliktet dhe bota është larg formës së saj më të mirë, puna jonë si një organizatë kaq unike e me përvojë, si dhe vullneti i mirë i të gjithë anëtarëve të saj, është edhe më e nevojshme. Për të qenë kuptimplotë e me rëndësi, paqja dhe demokracia nuk duhet të jenë thjesht fjalët e përbashkëta kyçe e horizonti që ndajmë, por objektivat e përbashkëta, si për organizatën, ashtu edhe për këtë Këshill të nderuar. Unë besoj se parimet bazë të Helsinkit – respektimi i sovranitetit, integritetit territorial dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut – mbeten sot, ashtu si në atë kohë, një recetë e thjeshtë dhe efektive.
Kjo është arsyeja pse kemi zgjedhur ‘të zbatojmë angazhimet tona së bashku’ si moton e kryesisë shqiptare të OSBE-së. Kjo frazë përmban tri elemente kryesore:
E para, rëndësia për të respektuar detyrimet tona të përbashkëta. Ne nuk mund të ndërmarrim angazhime të reja në mënyrë të besueshme, nëse nuk përmbushim ato ekzistuese.
E dyta, të përqendrohemi në instrumentet e vlefshme që zotërojmë. E treta, që përgjegjësia jonë të bashkëndahet mes të 57-ëve. Siç e dini shumë mirë, që Kryesia të çojë përpara agjendën e përbashkët, është thelbësore të ketë një vizion e vullnet politik që të gjithë e ndajnë.
Për rrjedhojë, të gjitha përparësitë e Kryesisë shqiptare të OSBE-së mbështeten te vendosmëria jonë për ta nisur nga gjërat bazë dhe, po, për t’i bërë mirë ato.
Një: bërja e dallimit në terren.
OSBE-ja e ka provuar kohë pas kohe se mund të dislokohet në mjediset e konfliktit dhe paskonfliktit, shpesh, atëherë kur dhe aty ku askush nuk ka mundur. Ne duhet ta promovojmë punën e organizatës sonë sa më afër njerëzve tanë. Në një kohë kur kriza në Ukrainë e përreth saj është sfida më urgjente e sigurisë në Evropë, kontributi unik që ka dhënë Misioni i Posaçëm i Monitorimit për të zbutur tensionet e nxitur paqen, stabilitetin dhe sigurinë është thelbësor. Edhe pse ka pasur sinjale inkurajuese që i përgëzojmë, rruga drejt paqes së qëndrueshme, siç të gjithë e dimë, mbetet e gjatë. Kryesia shqiptare do të luajë rolin e saj në nxitjen e respektimit të parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së, si dhe për zbatimin e plotë të Marrëveshjeve të Minskut, duke mbështetur përpjekjet e Grupit Trepalësh të Kontaktit dhe procesit të Formatit të Normandisë. Po kështu, MPM-ja dhe Ukraina do jenë destinacioni i vizitës sime të parë në javët e ardhshme si Kryetar i Radhës i OSBE-së.
Përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve do të jenë në krye të agjendës sonë, veçanërisht ato të Bashkëkryetarëve të Grupit të Minskut të OSBE-së, Diskutimeve Ndërkombëtare të Gjenevës dhe mekanizmave përkatëse, si dhe Procesit të Zgjidhjes Transdniestriane. Pres me padurim të punoj në bashkërendim të ngushtë me Përfaqësuesit e mi të Posaçëm dhe Personalë dhe do të doja t’iu uroja mirëseardhjen atyre që po nisin detyrën, ambasadores Heidi Grau dhe ambasadorit Thomas Mayr-Harting.
Shqipëria e njeh në vetë të parë mbështetjen që Operacionet e OSBE-së në Terren mund të ofrojë. Ne duhet ta maksimizojmë potencialin e tyre e të zgjerojmë horizontin e tyre planifikues, për të siguruar harmonizim sa më të mirë me ciklet e politikave të qeverive pritëse. Gjatë muajve në vijim, ne do të rekrutojmë gjithashtu një numër të konsiderueshëm krerësh e zëvendëskrerësh të misioneve. Ndërkohë që shënojmë përvjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit, që frymëzon bashkëpunimin tonë të përgjithshëm me Kombet e Bashkuara, ju bëj thirrje juve e kryeqyteteve tuaja të na sjellin sa më shumë kandidate gra të kualifikuara. Le të udhëheqim përmes shembullit e të çojmë përpara rolin e grave në paqe dhe siguri.
Duke qenë drejtues i një qeverie që qëndron me krenari në pesëshen e parë në botë për barazi gjinore, nga përvoja mund t’ju siguroj të gjithëve, kryesisht burrave në këtë sallë, se, sa më shumë gra të angazhohen në punë reale, aq më shumë punë reale do të bëhet.
Dy, shfrytëzimi i acquis-ve tona.
Instrumentet e OSBE-së luajnë rol themelor për nxitjen e të drejtave e lirive themelore të njeriut. Institucionet tona autonome janë instrumente unike dhe të çmuara që i shtojnë vlerë jo vetëm OSBE-së, por edhe bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare. Duke parë nga e ardhmja, le t’i vëmë këto asete në përdorim të plotë.
Nxitja e lirisë së shprehjes dhe medias dhe lufta kundër dhunës ndaj grave janë përparësi të menjëhershme, urgjente. Çuarja përpara e mirëqeverisjes është një tjetër sfidë, që, jam i sigurt, e ndiejnë të gjithë kolegët e mi dhe pres me padurim ta trajtoj gjatë një konference të nivelit të lartë kundër korrupsionit në Tiranë.
Meqenëse po flasim për sfidat dhe kërcënimet, OSBE-ja ka krijuar një ekspertizë mbresëlënëse në raport me ato tradicionale dhe ne synojmë të vendosim si përparësi luftën kundër përhapjes së armëve të vogla dhe armatimeve të lehta, si dhe atë kundër krimit të organizuar. Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është një prej fushave ku OSBE-ja po bëhet një aktore globale dhe ne do ta maksimizojmë aksionin tonë lidhur me këtë. Po kështu, organizata jonë ka reaguar në mënyrë të shkëlqyer ndaj sfidave të rishta, si lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe siguria kibernetike, duke hartuar një grup të ri masash për ndërtimin e besimit.
Kjo më çon te numri tre i përparësive: Dialogu.
Ndaj shumicën e shqetësimeve të përmendura në analizën e fundit të paraardhësit tim dhe besoj se është tashmë koha të sinjalizojmë kundërpërgjigjen ndaj rritjes së pamohueshme të krimeve të urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes në mbarë rajonin e OSBE-së. Nxitja e tolerancës dhe mosdiskriminimit do të jetë përparësi kyçe e kryesisë sonë dhe shpresoj se, së bashku, do të jemi në gjendje të formësojmë një përgjigje të depolitizuar ndaj kësaj dukurie alarmuese.
Një takim i rëndësishëm do të jetë konferenca e afërt mbi luftën kundër antisemitizmit në Tiranë. Do të ndajmë me ju historinë krenare të Shqipërisë për mbrojtjen (shpëtimin) e hebrenjve në vendin tonë të vogël, i cili qe i vetmi që numëroi më shumë hebrenj pas lufte sesa përpara saj, si dhe do të përkujtojmë së bashku 75-vjetorin e fundit të kampeve naziste të përqendrimit. Më lini të ndaj me ju bindjen se lufta kundër antisemitizmit sot nuk është thjesht përballje me veprën e antisemitizmit, por, po ashtu, përballje me qëndrimin e frikshëm relativizues kundrejt sjelljes antisemite. Si një shoqëri që jeton në vëllazëri fetare, siç e ka quajtur Papa Françesku, ne në Shqipëri e njohim vlerën e madhe që ajo ka dhe do të jemi të lumtur që, me atë rast, të ndajmë me ju këtë përvojë harmonie. Megjithatë, më duhet ta them këtu se ta marrësh atë për të mirëqenë, do të thotë ta rrezikosh.
Ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë të gjitha instrumentet e OSBE-së për të thelluar kuptimin e ndërsjellë të sfidave të sotme të sigurisë, duke nisur nga Dialogu i Strukturuar dhe duke ulur rreziqet përmes masave tona për ndërtimin e besimit dhe të sigurisë. Dialogu do të jetë si për çështje politikash, për shembull, për mbrojtjen e mjedisit, ashtu edhe politik, me organizata simotra si Bashkimi Evropian dhe me shoqërinë civile.
Diplomacia parlamentare është thelbësore për të arritur te qytetarët tanë dhe ne presim me padurim të bashkëpunojmë ngushtë me Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.
Së fundi, duke qenë se shumë prej sfidave e mundësive tona vijnë nga përtej rajonit të OSBE-së, ne duhet të forcojmë platformën tonë të dialogut me Partnerët Aziatikë e Mesdhetarë për Bashkëpunim dhe situata aktuale në brigjet jugore është një shembull sesa ngushtë është e ndërlidhur siguria jonë e përbashkët.
Dhe, meqë ra fjala, po flas në emër të një vendi që dje u etiketua si një vend i vogël djallëzor në mes të Evropës nga autoriteti më i lartë i regjimit totalitar të Teheranit.
Programi ynë, që është hartuar pas bisedimeve në kryeqytete dhe në Vjenë, do të mbetej vetëm në letër pa përbërësin më të rëndësishëm: ekipin e kryesisë shqiptare. Atje në Tiranë e këtu në Vjenë kemi diplomatë e profesionistë të përkushtuar – një ekip vërtet të talentuar e shumëkombësh, i ngritur edhe falë mbështetjes së shumë vendeve partnere, të cilat i falënderoj nga thellësia e zemrës. Nën drejtimin e ambasador Igli Hasanit, detyra e tyre e vështirë do të jetë krijimi i konsensusit duke punuar krah përkrah me personelin e shkëlqyer në sekretariat dhe institucionet autonome.
Tani më lejoni një fjalë të fundit për përparësitë tona të menjëhershme.
Negociata e parë që pritet është për miratimin e buxhetit të unifikuar. E di që shkakton ca dhimbje koke, por ne besojmë se propozimi aktual është realist dhe një bazë e mirë për konensus. Në këtë pikë, sipas protokollit më duhet t’ju bëj thirrje të angazhoheni në mënyrën më konstruktive të mundshme, por ky është një ritual që mbështetet në një supozim të gabuar. Të gjithë kemi njësoj pjesë në funksionimin e OSBE-së. Unë nuk e shoh miratimin e buxhetit – një hap thelbësor për çdo organizatë – si një “fitore” të kryesisë shqiptare. Në të kundërt, do të thoja se duhet të jetë dhe është detyrimi ynë i përbashkët kundrejt 2 800 anëtarëve të personelit të OSBE-së, të cilët u shërbejnë mbi një miliardë njerëzve. Kësisoj, besoj fort se, kur flasim për buxhetin, duhet të mendojmë për ta, për familjet e tyre, për nevojat e tyre që janë kaq të rëndësishme për nevojat e vetë organizatës dhe nuk duhet t’i lëmë në baltë.
Negociatat e dyta që na presin janë për sigurimin e drejtimit të strukturave ekzekutive të OSBE-së përtej 2020-ës. Gjatë muajve që vijnë do të nisim një proces konsultimi këtu në Vjenë. Ajo çfarë mund t’ju them tani është se do të jemi të hapur dhe transparentë dhe se jam i gëzuar që të gjithë personat në detyrë kanë konfirmuar disponueshmërinë për një mandat të dytë. Kjo është gjë e mirë.
Të nderuar shkëlqesi,
Qëllimi i nënkuptuar i veprimit shumëpalësh është që të ruhet një dialog i hapur midis bashkësisë së shteteve, edhe kur kjo është kundër të gjitha gjasave. Unë jam këtu për ta marrë këtë përgjegjësi me shumë përulësi dhe ne presim me padurim thjesht të bëjmë më të mirën, pa pretenduar se do të bëjmë përtej më së mirës.
Tashmë, pres të dëgjoj zërin tuaj e të nisim një dialog që do të zgjatë për plot një vit dhe, me shpresë, do të na çojë në fund të vitit në një vend më të mirë sesa ai ku jemi sot dhe nuk e kam fjalën për Vjenën, pasi ky është një vend i mrekullueshëm, por i referohem gjithçkaje që thashë deri tani.
*Fjala e kryeministrit me rastin e marrjes së drejtimit të OSBE-së nga Shqipëria
OSBE,kesaj i thone ……..katandisie!
Edhe Merkel me shall te kuq ka qene dhe sot drejton Gjermanine. E kuptoj qe ke kaluar ne delir madheshtie dhe kane filluar te te duken njerzit miza.Por mos harro gjenezen nga ke ardhur dhe kush je ne te vertet. Je biri i nje krimineli komunist qe firmosi denimin me vdekje te nje poeti. Thjesht se kishte shkruar nje poezi qe nuk i pelqeu rregjimit komunist. Je nje perderues lendesh narkotike.Krijove nje familje duke i mare gruan shokut dhe jot shoqe duke i marre burrin shoqes. Dhe shqiptaret po i perze perdite e me shume nga Shqiperia. Nga poshtersia e qeverisjes tende. Po ik bej shurren e mos na caj trapin.
Ky te prek ndjenjat e topeve, me keto fjalinet programatike te shejtanit idiot
Ik ore palaco , krijese e shpifur se na hape barkun , me keto hipokrizite e tua prej bujku te neveriteshem.
Po z.kryeminister ashtu eshte:Ti i biri i komunistit,nipi i antarit te Byrose Politike,qe kurre nuk e ke njohur ne socializem,diskriminimin,nuk e ke njohur radhen e qumeshtit,kosit,mishit,ushqimeve etj,qe nuk te ka shkelur kemba ne balte,nuk ke punuar asnjehere ne fshat,nuk te ka bere padrejtesi askush etj,pra e ke mjele lopen socialiste sa here e sa ke dashur,pas 90-tes,nga qe nuk doje t’i humbisje ato privilegje u ktheve si kameleoni duke u bere antikomunist!
Kur u bere antikomunist zotrote?
Para apo pas 90-tes?
Para 90-tes nuk e besoj se ishe antikomunist,se do t’i ishe kundervene qe atehere jo vetem babait,por edhe sistemit politik!
minimalja duhet te kishje bere ndonje vit burg,por jo,ti je kameleon e jo antikomunist!
Se antikomunist nuk do te thote antishqiptar,sic je zotrote!
Si paske qene antikomunist ti,qe haje mish e pesht pa hesap dhe njerezit mezi merrnin nga nje kg nga cdo gje?
Po pasi u bere kryeminister antikomunist,pse vazhdove ta perbuzesh fukarenjte (se zotrote vjen nga paria ish komuniste) sic paske bere edhe me pare,por tani pa piken e njerezillekut deklaron si shpirtzi,se “shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,bile as ne mesjete”!
kujt ia tregon ti keto plehra?
Ku e njeh ti more shpirt katil,se shqiptaret kurre nuk paskan vuajtur per buken e gojes?
Po per cfare paskan luftuar shqiptaret,more ditezi e dite sterruar vecse per buken e gojes?
A i pe shqiptaret e demtuar nga termeti se si jetojne,se cfare te ardhurash kane etj?
Apo kalove,hodhe ndonje rromuz talles sa per te dale ne ERTV dhe kaq?
Ti je katastrofa e Shqiperise e tani edhe e Europes!
Ti nuk ben kurre dialog me popullin tend,ndersa na del tani se do beke dialog me gjithe Europen qe t’u rregullosh hallet atyre!
Nje njeri qe nuk ka rregulluar shtepine e tij kurre nuk rregullon dot shtepine e botes!
Por ti vuan nga deliri i madheshtise prandaj i ben te gjitha keto!
E shef mor edo që nuk është aq e thjeshte të ulesh në mes të evropianëve. .e kuptove sa të vlen lëkura. .ha ha ha aaaaa si the si the? nuk mund të rri pa përmendur të gjithë ata që luftuan për një Shqipëri demokratike dhe vuajtëm burgje dhe internime të tmerrshme. .ha ha ha aaaaa.. (po filloj të kem më shumë respekt për ty edo. .)që kur paske ndryshuar kështu mor edo se ti këta i quan kolaboracionist dhe pulaxhinj. .sa turp për hipokrizinë tënde ,këtu në Shqipëri hipokrizia juaj nuk ka frena dhe mendova se nga pozitat e osbe do jeni pak më i matur se aty maten fjalët dhe ti fusin dy këmbët në një këpucë ata siç e pësove për çështjen e Krimesë prandaj kujdes. .
I nderuar Rebel,
me duket se ke pritshmeri tejet te larta ndaj kryetarit aktual te osbe-se!
Nuk synoj aspak ta marr ne mbrojtje kete bicim-krytari, por kujt i plasi per aktivitetin e nje organizate te tille, aq me pak kur kryesohet nga nje KM i nje vendi satelit si ky qe jemi katandisur qe prej rreth 25-30 vjeteve. Pra fakti, qe osbe-ja ka aktualisht nje kryesi te caktuar, nuk perben asnje domethenie sinjifikante e substanciale, pervec asaj simbolikes…
Gjithesesi ne nje pike duhet pergezuar “qeni”; vleresimi i rolit te gruas ne politikberje! Per te thene: une nuk jam grua dhe jam i bindur qe barazia gjinore ne cdo fushe te jetes duhet te jete motori i gjithe perpjekjeve njerezore.
Une menoj se ma mire se nji far Zef Zefit nuk asht kush ne gjandje me e drejtue OSeBen dhe nuk po mujt me e kuptue qartazi si ka munesi nje torrollak kosovar kosovarit na e ka anshkalue zotnine Zef, ambasadorin ma te shkerdhyem shqiptar sipas Edmond Adhamudh Spahos. OSeBeja ka deshtue e tana pa Zefin tone gjigan.
se kujt i plasi [email protected] per ty o esat
Mire qe s’te eshte çare bytha se vajte kaq kohe qe te pellcet, Detar. Sa mutra ka bytha si ti!
Thuaj çfare te duash, por eshte penë e forte. Nuk eshte as i perkryer, as i rene nga qielli, por me duket se eshte kryeministri per te cilin ka nevoje Shqiperia sot. Duke pasur parasysh edhe nivelin dhe mentalitetin tone si popull dhe po ashtu edhe historikun dhe “bëmat” e kesaj opozite qe nga 1991 deri më sot.
Fol cik me keta klyshat e PD-se qe i ka leshuar xeni me bane do pune…njeri i thote esat, tjetrit s’i cahet bytha..tjetri i ben nje analize filozofike dhe gramatikore….Kushdo qe te ishte kryemenister ne kete momenent, vetem reklame te mire per Shqiperine do bente (me vetem nje perjashtim)
Gabimet e trasha te Rames.
1..OSBE e sotme kur u krijua nuk quhej me kete emer,por KSBE,Pra jo organizata,por keshilli per sigurine dhe bashkepunimin ne Europe.Qellimi kryesor ishte bashkejetesa paqesore midis dy blloqeve,evitimi i luftes,mos ndryshimi i kufijve.
2…Sidoqofte Shqiperia nuk mori pjese ne themelim jo per aresye idologjike te sistemit,por per aresye se nuk do te te neneshkruante nje marreveshje qe nuk garantonte sigurine,por nga ana tjeter legalizonte ndarjen e perjeteshme te shqiptareve.Koha tregoi se gara e armatimeve u intensifikua,kufijte u ndryshuan,Pra marreveshja nuk u zbatua dhe nuk po zbatohet as sot ,nga te gjithe palet.
3…Poshterimi i historise se vendit tend i cili pavaresisht sistemeve,kurre nuk ka pushtuar tokat e e tjereve,kurre nuk ka kryer krime ndaj popujve te tjere ,kurre nuk diskriminuar ne menyre raciale eshte sa idiote ,aq edhe servile dhe e peshtire.Te kerkosh lavdi personale ne kurriz te te kaluares se vendit tend eshte e pamoraleshme.
4.Lufta e dyte boterore e shperthyer nga nazistet ishte nje lufte e mirefillte kriminale kunder te gjithe popujve ne sherbim te ,,popullit,,te zgjedhur,ishte nje lufte sa kunder demokracive liberale aq edhe me kriminale kunder socializmit,jo thjeshte nje lufte kunder ebrejve sic perpiqen ta paraqisin historiane apo politikane te caktuar sot.
Natyrisht ne fjalim kishte edhe pjese normale,por ne nje organizzate si OSBE,edhe pse nuk vendos per asgje, vlejne me shume mendimet e barazpeshuara diplomatike se sa ekseset kapricoze.Kur Trump diskuton me Kim. …in e Korese se Veriut nuk i takon Shqiperise se vogel dhe te varfer te diskutoje diktaturen ne kete vend.
O Olimpia qe flet sikur di shume dhe ben shume gabime; nderroje nofken -emertoje laguna , nuk po them keneta.
heec perpara Kapiten
hahahahaha sa bukur
nderkohe qe institucioet shqiptare
Prokurori Gjykate jan ala ne durt e krimineleve Opozikare
Bar do hame dhe Partine nuk do ta tradhetojme. Na nderoi Ramuti…shih si ka ngritur puplat, lol!
Keshtu e ka kjo dynja ,dikush ha bar dikush si ty dhe keta larot e sali kurves hane mut tash 7 vjet.Megjithate ne nuk shqetesohemi.Demokraci vella.Ha sa te duash se ka sa te duash.Dhe per nja Tre vjet minimumi jeni te siguruar.
Osht i vjetër për karlliqe
“Nuk eshte qe nga muti, dilet me fjale” – Pulp Fiction
Edhe Merkel me shall te kuq ka qene dhe sot drejton Gjermanine. E kuptoj qe ke kaluar ne delir madheshtie dhe kane filluar te te duken njerzit miza.Por mos harro gjenezen nga ke ardhur dhe kush je ne te vertet. Je biri i nje krimineli komunist qe firmosi denimin me vdekje te nje poeti. Thjesht se kishte shkruar nje poezi qe nuk i pelqeu rregjimit komunist. Je nje perderues lendesh narkotike.Krijove nje familje duke i mare gruan shokut dhe jot shoqe duke i marre burrin shoqes. Dhe shqiptaret po i perze perdite e me shume nga Shqiperia. Nga poshtersia e qeverisjes tende. Po ik bej shurren e mos na caj trapin.
S’ta kom drejtu Te Gjatin atij Trapi tat denise.
kujto ti se nuk i tremem AIDS une ?
joooo per ideal !
ene mbesen e daktorr Adhamudhit ja kom pallu me tre condoma
siper njoni -tjetrit .
je ne metro ti e !!!!!!!!!
SPAK ka mar hakun e shqiptareve nga 3-kermat qe qelben Shqiperine
tik tak -tik tak
Shqipëria Ishte Korea e Veriut”
C’dobi I sjelln SHQIPTAREVE këto deklarata, të përdorura, fare lehtësisht nga të gjithë Kryeministrat, para gjithë Botës?
Përse u shërben kjo nevojë e mbrapshtë, personave që u takon ta lartesojne vendin para gjithë Botës?
Sa është borxhi total që Shqipëria ju ka Institucioneve financiare ndërkombëtare dhe me çfarë interest paguhet ky borxh?
Në kët llum je ti pionieri,Sali qeni,Baba Likja,Tos qorri etj etj kleptokratë.
Mire e zgjidhem osce….po me Oshee a do na zgjidhesh gje se skeni drita….po ate ambasadorit qe e quan ylli i diplomacise …hyri ne sistem nga jashte ne 2018…..pra per ty u be yll per nje vit?
Pse atakon Korene e Veriut? Cpune ke? Nuk eshtediplomatike.Trump takoi 2 here Kimin. Pa lidhje.nese ndonje Shqiptar ka probleme ne Kore si do ta ndihmosh me kto deklarata. Sikur je drejtues ojf- je.
Shume SUKSESE Edi Rames !
O Denis, o idiot… Po pse, Rama i zboi shqiptaret mor plere? Kush i zboi, s’ta mban ta thuash ti? Sali qelbesira i zboi, sepse kishte nje plan serb per ta shpopulluar shqiperine o plere. Po ti aq e ke kulturen. Tani degjo ketu. Edi Ramen mund ta kritikosh sa te duash, por nuk behet diskutimi me te vdekurit, sic ja permend ti babain. Kristaqi s’kishte asnje rol ne varjen e havzi neles, dhe mos diskuto ti me pasione se s’ta beson njeri ate. Ju, merreni me kristaqin se s’keni si ti thoni Rames qe punon e perpiqet ta fshije llumin e saliut tend qe e ka perdhosur shqiperine sa do te duhet nje shekull ta fshijme. Sa per termetin, vetem Edi Rama doli dhe ju gjend njerezve ne ato dite, gje qe ndoshta do duhej ta kishim bere te gjithe o plere, pa shih ti.. A e hape deren e shtepise tende per ndonjerin qe mbeti jashte? Apo vetem llafe ketu te tema di te besh ti? Qe ta mbyllim: OSBE mund te mos kete shume asete ne dore, po diplomacine dhe frymen e bashkepunimit e ka qe c’ke me te, dhe Rama eshte fiks per ate pune, sepse Saliu ua mbylli deren te gjitha kancelarive, ose me sakte, ata ja mbyllen, se ishte nje koketul i pagdhendur, dhe per me teper, nje serbofil i peshtire. Kaq per sot, o denis, dhe leri te vdekurit rehat!
Me mire nje diamand me cepa se sa nje gure i rendomte me prerje perfekte…
Kur permedni Kristaq Ramen lani gojen.Turp per ju qe mereni me njerez qe vetem per mire permenden. Sa per Edin bejeni telef se e meriton por lerini prinderit rehat. Nuk vihet ne pushtet duke u mare me komunizmin se ktij populli nuk ja ndien. Merruni me ekonomine po mundet ndonese skeni nje specialist te sakte.Flor Mimen e ka pa kush?
Nga 44-tra e këtej, si rregull, Shqipëria ka nxjerrë “udhëheqës të përmasave botërore”, por kurrë të aftë për të qeverisur si përfaqësues të tërë territorit të vëndit. Në një farë mënyre e bëri Hoxha, por dhe ky vetëm formalisht, duke përdorur dhunën si një mënyrë përbashkuese.
Perendimoreve ju dukesh nje spiromilo. Nje qelbesire puthadore, qe e perdorin si duan.
Per shqiptaret tashme je nje jashtqitje , si Sali bagla. Me shallin e kuq hodhe mut ne gojen e tyeti, pa te cilin do ishe nje trap me mistri ne dore ne kerkim te bukes se gojes.
Piji lengun teatrit tend, ndersa Shqiperia vazhdon dhe lengon si qen i zhvatur dhe kosh plehrash i lene ne koliben jashte mureve te Europes!
Sa per Enver Hoxhen me gjithe gabimet qe patì, fakti qe i peshtyu surratit Padronet zhvates te botes dhe fakti qe coi ne helle llumin mesjetar te prifterinjve dhe hoxhallareve, tashme edhe pse jo ne historine e Padroneve dhe jashteqitjeve se feve, ka nje vend nderi ne historine e botes.
Edvin jashteqitja, nuk jemi perendimore, nuk jemi europiane per askend, fatekeqsisht jemi per te gjithe vetem ata qe tha Khamenei, nje vend i vogel dhe i lig, vegel qorre dhe e abuzuar e padroneve te tij.