Del video e vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi.
Siç shihet në pamje, biznesmeni 47-vjeçar zbret nga një makinë tip “Mercedes Benz”, dhe afrohet tek një grua e cila ka përdore një fëmijë të mitur.
Teksa përshëndetet me gruan, të cilën e puth në faqe, Reçi nis të puthë dhe të gëzojë fëmijën.
Në këtë moment, ai është qëlluar me snajper vetëm një herë dhe menjëherë ka rënë përtokë. Plumbi që sipas grupit hetimor e ka kapur në zemër, ka ardhur nga një largësi prej 250 metrash, nga kati i shtatë i një pallati.
Biznesmeni Kastriot Reçi u vra në qendër të Rrëshenit, sapo doli nga lokali i tij. Ajo çfarë dihet me siguri tashmë është se ai është qëlluar me snajper nga një pallat 9-katësh me distancë rreth 250 metra nga vendi i krimit.
Burimet nga grupi hetimor thanë se ekzekutori dyshohet të jetë qitës profesionist pasi ka qëlluar me precezion të lartë, duke lënë të vdekur Reçin me një plumb të zemër.
si ka mundesi, ç’fare race njerezish jane keta vrases te pashpirt, si mund te vrasesh nje njeri ne sy te femijes dhe gruas, u shofte ne hell ky vrases i pashpirt, ky duhet te kapet dhe te behet mesim per te gjithe te lidhet ne mes te sheshit dhe te lihet aty deri sa ti dale shpirti i tij sketere.
O Shqiperi fole e krimit e mafjes me te eger e te pameshirshme e sofistikuar per te mar jet njerzish , si gjyeti e derrit te eger ! Hudhni nji bomb atomike te shuhet e te filloj nga e para ky vend i malkum ! Tmerr , pjell bishash qe han njeri tjetrin ! O Zot na jep kurajo te pranojm turpin e origjines , qe fati na solli te quhemi ! Njerzit e ksaj toke ,nese mund te quhen te till nuk ka shanse te ndryshojn se esht gen i helmuar pabesie,lakmie ,qe ligesia dhe ambicia ju mbush duart me gjak pa hezitim ……