Festivali i RTSH-së, reagon Aleksandër Gjoka: Asgjë nuk ishte transparente, Vera Grabocka s’ka lidhje me muzikën

10 Janar 2020, 15:51Kulturë TEMA

Aleksandër Gjoka ka komentuar për herë të parë mënyrën e organizimit të Festivalit të RTSH këtë vit që u shoqërua me polemika e debate të shumta.

Ndërsa shprehu edhe pakënaqësitë ndaj Festivalit. Ai tha se është thyer kodi duke vënë në konkurrim një kompozitor maqedonas dhe u shpreh se organizatorja Vera Grabocka nuk ka lidhje me muzikën dhe këngën, pavarësisht sa e mirë mund të jetë.

“Më kanë dërguar ftesë në festival por nuk pranova. Ndoshta më mbushet mendja për ndonjë këngë dhe mund të godas, por jo për çmim.

Festivali i fundit për organizimin është thyer kodi. Nuk më pëlqeu ishte kompozitor i huaj.

Nuk më pëlqeu që Vera, të tre e kemi mike, është organizatore e mirë por nuk ka lidhje fare me muzikën, këngën. Këngët u morën në rrogoz. Nuk kishte asgjë transparente,”– tha ai në studion e lajmeve të News 24.

6 komente në “Festivali i RTSH-së, reagon Aleksandër Gjoka: Asgjë nuk ishte transparente, Vera Grabocka s’ka lidhje me muzikën”

  1. palla says:

    Po, asht e drejte qe zonja Grabocka nuk merr vesh nga muzika, pasi duhet jesh nje pijanec e ordiner si A. Gjoka qe te kuptosh muziken. Asht nje postulate e vjeter qe shprehe se:”Kush nuk te njeh te ble shtrenjte”, pra duhet te jesh si ky pijanec qe te kuptohesh.

  2. genci.d says:

    Tani i doli pija ketij….?

  3. do ishte akoma me skandaloze ,
    nqs ai debat -do lihej nee heshtje.
    duhet nji debat i forte mbi fest 58
    dhe riperteritja e muzikes shqiptare ne pergjithsi
    boll 30-vjet tallava e korrupsion
    Lereni Muzikeen te marri frym -maskarenj -xhambas festivalesh

  4. ketu jemi says:

    Tani, meqense ndodhi keshtu, duhet qe Bujar Kapexhiu te perserise sa eshte gjalle dhe nje here festivalin e 58. Kaq kisha une , te tjerat le ti thone te tjeret.

  5. Ai says:

    A ba ba ba?
    Cfare eshte ky kufome keshtu?
    Akoma gjalle eshte ky psikopat me te metà mendore qe hiqet sikur eshte kengetar?
    Si ky edhe Verra Kaprrocka njesoj jane te dy, pa tru te vogel ne kaptine.

  6. Saras says:

    Èeeeej…..!!!!
    Pse paska akoma festival te kenges ne RTSH…????
    Ne vendin tone nuk gjen as kompozitor /e,as kengetar/e dhe as juri serioze.
    Fatkeqesi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje