Memorie.al publikon historinë e panjohur të Kaso Hoxhës, ish-të dënuarin e burgut të Spaçit i cili pas lirimit në vitin 1985, mundi të arratisej nga Shqipëria dhe pas një qëndrimi në kampin e Llavrosit në Greqi, fitoi azilin politik për në SHBA ku dhe jeton aktualisht. Çfarë thuhet në korrespodëncën e tij në fundin e vitit 1985-së me degën e Amnesty International në Londër, lidhur me ditarin që ai kishte mbajtur gjatë kohës së vuajtjes së dënimin në kampin famëkeq të Spaçit, cilët ishin disa nga të dënuarit që ai kishte njohur aty dhe emrat e policëve që i torturonin ata?! Kush ishte Dilaver Hasa dhe pse pas arratisjes së tij nga Shqipëria dhe qëndrimit për disa vjet në Suedi, ai u rikthye në Shqipëri ku i dënua me 20 vite burg? Çfarë shkruhet në ditarin e Kaso Hoxhës për Dilaverin dhe bisedat që ai bënte me të gjatë kohës që punonin bashkë në minerat e burgut të Spaçit, përse disa shqiptarë të arratisur politik si Kipe Avdiu nga SHBA-ja, Zenel Spahiu nga Franca, Sabri Kodra nga Gjermania, etj., u rithyen në Shqipëri, si e gjeti Kaso Hoxha mërgatën shqiptare politike në SHBA të përçarë nga agjentët e Sigurimit të Shtetit nga Tirana dhe miqësia me shkrimtarin e njohur Bilal Xhaferi, të cilën ai gjeti pa jetë në spital dhe fjala që mbajti në funeralin e tij?!
Nga Dashnor Kaloçi
E nderuara zonja Andersen. Mora letrën tuaj dhe që në fillim po ju siguroj për sa më shkrojtët, se jam i gatshëm për t’ju dhënë materialet faktike dhe ditarin tim nga burgu më i zi mbi globin tonë, 303 Spaç. Kjo është detyra morale e çdo njeriu të ndershëm për të denoncuar para opinionit publik botëror se ç’po ndodh me të vërtetë në Shqipëri dhe cila është fytyra e vërtetë e Socializmit të Enver Hoxhës, i këtij vrarësi të popullit Shqiptar. Unë do t’ju dërgojë menjeherë ditarin tim që me shumë vështirësie kam nxjerrë nga Shqipëria. Do të dëshiroja që ky ditar, të shihte dritën e botimit, kjo nuk është vetëm dëshira ime, por e gjithë shokëve të mi që rrojnë me shpresë në errësirën e përjetëshme të qelive të Spaçit dhe të Burgut të Burrelit, ky është dhe amaneti i shokëve të vrarë nga plumbat e Enver Hoxhës”. Kështu thuhet ndërmjet të tjerash në letrën e shqiptarit Kaso Hoxha dërguar nga Chicago në fundin e dhjetorit të vitit 1985, zonjës, Melanie Andersen, sekretares së Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (Amnesty International) me degë në Londër.
Po kush ishte Kaso Hoxha, cila ishte origjina e tij, në ç’rrethana ishte dënuar ai, sa vite vuajti në kampet dhe burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, dhe si mundi që të arratisej nga Shqipëria për në Greqi në vitin 1985, ku pas një qëndrimi për disa kohë në kampin e Llavors-it, fitoi azilin politik për në SHBA, ku jeton aktualisht me familjen e tij?! Lidhur me këto dhe shumë e shumë ngjarje të tjera nga historia e dhimbëshme e jetës së tij, që nga fëmijria, puna e jeta e vështirë në fshatin ku ai lindi dhe u rrit në skajin më jugor të vëndit, poezitë e para të shkruara me urrejtje për regjimin, si u zbuluan ato dhe arrestimi i tij, vuajtja e dënimit në burgun e Spaçit, cilët ishin disa nga të burgosurit që ai njohu dhe punoi me ta, lirimi dhe arratisja nga Shqipëria, korrespodenca me organizatën Amnesty International e degës së Londrës, jeta dhe puna në SHBA ku emigrantët politik shqiptar i gjeti të përçarë nga “agjentët e Tiranës”, miqësia e tij me shkrimtarin e njohur Bilal Xhaferin dhe si e gjeti atë pa jetë në spital…?! Për të gjithja këto etj., Kaso Hoxha ka shkruar një libër në katër vëllime, (në dorëshkrim), të cilin ia ka besuar për botim, mikut dhe bashkëvuajtësit të tij, Qani Beqo Sadikut, i konsideruar si një nga heronjtë e qëndresës antikomuniste në burgjet e Shqipërisë së Enver Hoxhës, i cili ia dhuroi ato fillimisht Memorie.al, që do i publikojë pjesë pjesë duke filluar nga ky shkrim
Letra e Amnesty International me degë në Londër, për Kaso Hoxhën
Amnesty International 17 December 1985
INTERNATIONAL SECRETARIAT
1 Esation Stret London WC1X 8 DJ
United Kingdom Our reference MA LS 85
Direcet line
I ndershëm zotëri Hoxha
Ju falemnderit shumë për hollësitë mbi të burgosurit politikë që na keni dërguar. Ju falenderoj dhe për intervistën rreth kohës që keni kaluar si i burgosur politik në Spaç.
Informatat që na keni dhënë janë shumë të çmueshme.
Sikur e dini, Amnesty International punon për sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave njerzore në mbarë botën. Një ndër detyrat kryesore të organizatës është përhapja e informative mbi padrejtësitë e dhunimit të të drejtave njerzore, si përshembull, njoftimi mbi njerzit të cilët burgosen sepse kanë ide politike të cilat ndryshojnë nga idetë politike të regjimit, njoftime mbi tortura dhe mbi ekzekutime.
Raporti i Amnesty International mbi Shqipërinë (të cilën e keni marrë), është bazuar në njoftime dhënë nga persona si Ju të cilët kanë pësuar vetë burgosje për arsye politike. Një raport si ky nuk mund të hartohet pa ndihmën e njerëzve të tillë. E vërteta është se raporti nuk është i plotë, pasi ne kemi gjetë punë shumë të vështirë mbledhjen e informative të sakta e të hollësishme mbi fatin e të burgosurve politikë në Shqipëri. Kemi shpresë se me kohë do të mund të nxjerrim një raport më të gjatë me anë të cilit bota e jashtëme do të jetë në gjëndje të marri vesh më mirë mbi fatin e të burgosurve politikë në Shqipëri. Prandaj ju lutemi na dërgoni ditarin (ose një kopje) që keni mbajtur në Spaç, si dhe listën me më tepër se njëqind të burgosurve mbi të cilët keni njoftime.
Edhe një pikë tjetër: një fletore Suedeze ka shkruar mbi një Shqiptar të quajtur Dilaver (Alfonso), Hasa. A keni njoftë këtë njeri në Spaç? Në qoftë se po, a mund të na shkruani mbi të.
Kolegu im, Dina Couroucilis dhe unë, Ju urojmë fat të mirë në jetën e re që keni nisë.
Të fala
Melanie Andersen
Reaserch Departament
P.S. Ilia Leka na ka dhënë adresën e juaj në Amerikë.
……………………………………………………………………………………………………………………………
Letra e Kaso Hoxhës nga Çikago për Amnesty International në Londër
Amnesty
International Chicago më 30.12.1985
International secretariat
Zonjës Melanie Andersen
E nderuara zonja Andersen
Mora letrën tuaj dhe që në fillim po ju siguroj për sa më shkrojtët, se jam i gatshëm për t’ju dhënë materialet faktike dhe ditarin tim nga burgu më i zi mbi globin tonë, 303 Spaç. Kjo është detyra morale e çdo njeriu të ndershëm për të denoncuar para opinionit publik botëror se ç’po ndodh me të vërtetë në Shqipëri dhe cila është fytyra e vërtetë e Socializmit të Enver Hoxhës, i këtij vrarësi të popullit Shqiptar.
Nuk është budallallëk dhe guxim i tepruar pse denoncon dhe thua të vërtetën se ç’po ndodh në Shqipëri e si vepron populli i thjeshtë (kazmaxhiu). Por më budallallëk është të jesh frikacak e të heshtësh ashtu siç veprojnë shumë pseudopatriotë, duke menduar se do të kenë telashe me agjentët e Tiranës. Enver Hoxha ja ka arritur bukur shumë qëllimit duke përçarë popullin, duke e hedhur vëllanë kundër vëllait, si brenda vëndit, ashtu edhe emigracionin që ndodhet jashtë, duke e çuar më shumë urrejtje, duke vrarë njeri tjetrin, duke tradhëtuar njëri tjetrin.
Bindjet e mia politike janë diametralisht të kundërta me të gjithë ata patriot që s’janë xhveshur nga lëvozhga e nacionalistit të rëndomtë që kërkon të ringjall hasmëritë dhe grindjet ndër nacionale në Ballkan dhe Evropë. Unë kam qenë dhe do të mbetem luftëtar i paqes dhe i demokracisë, duke qenë gjithmonë me të renë, me progresin.
Epoka jonë duhet të jetë epoka e ngjarjeve të mëdha historike. Ne jemi brezi që hartës së Ballkanit t’i heqim vijat me të cilat është coptuar, vija që kanë qenë shkak grindjesh dhe gjakderdhjesh. Vetëm kështu duke gatuar një Ballkan të bashkuar, ku Greku të rrojë me Grekun, Sllavi me Sllavin dhe Shqiptari me Shqiptarin. Vetëm kështu mund të ketë siguri dhe paqe, vetëm kështu mund të mbrohet demokracia dhe paqja, vetëm kështu mund të ketë përparim ne këtë vënd të prapambetur të kontinentit tonë me qytetërim të lashtë.
Unë do t’ju dërgojë menjeherë ditarin tim që me shumë vështirësie kam nxjerrë nga Shqipëria. Do të dëshiroja që ky ditar, të shihte dritën e botimit, kjo nuk është vetëm dëshira ime, por e gjithë shokëve të mi që rrojnë me shpresë në errësirën e përjetëshme të qelive të Spaçit dhe të Burgut të Burrelit, ky është dhe amaneti i shokëve të vrarë nga plumbat e Enver Hoxhës.
Në këtë ditar nuk është biografia ime, por biografia e Spaçit të gjakosur, është biografia e 2000 të burgosurve që torturohen me punë të rëndë në thellësitë e zeza të minerës varr të Spaçit. Gjithashtu unë kam edhe një përmbledhje me poezi të shkruara në Spaç, poezi për shokët e vrarë, në qoftë se i doni, më shkruani që t’jua dërgoj, njëkohësisht kam të shkruara pjesë nga jeta e shokëve të mi.
Sa për Dilaver Hasën, pata fatin ta njoh fare mirë, dhe prej tij mësova shumë gjëra me vlerë për Botën. Po ju dërgoj një kopje të ditarit që bën fjalë vetëm për Dilaver Hasën.
Do t’ju dërgoj gjithashtu listën e të burgosurve që kam njohur personalisht pa hollësira.
Më shkruani çfarë pjesë ju intereson nga ditari që t’ua dërgoj
Ju uroj shëndet juve familjarisht
Dhe shokëve të t’u të punës
Të fala me respekt Hoxha Kaso
Nuk e di në mund të më ndihmoni të gjej adresën e fëmijve të mij në Shqipëri. Sepse e di që i kan internuar në kampe përqëndrimi. Por që mua nuk më lejon Qeveria Shqiptare që të kem korrespodencë ose t’i ndihmoj financiarisht.
vijon nesër
(Në numrin e ardhshëm do të publikojmë letrën e gjatë të Kaso Hoxhës, dërguar Amnesty International me degë në Londër, lidhur me historinë e panjohur të Dilaver Hasës me origjinë nga fshatrat e Peshkopisë, i cili pasi u arratisur nga Shqipëria në moshën 22 vjeçare fillimin e viteve ’70-të dhe u vendosur si emigrant politik në Suedi, pas disa kohësh, u rikthye përsëri në Shqipëri, ku dhe u dënua me 20 vite burg politik, një pjesë prej të cilave i vuajti në burgun e Spaçit. Ne letrën e tij të gjatë, Kaso Hoxha rrëfen se si e ka njohur Dilaver Hasën në burgun e Spaçit, si punonte ai, me kë shoqërohej, kush ishin policët që e torturuan, çfarë bisedash bënte ai me të, dhe cilat ishin arsyet që e detyruan Dilaverin të kthehej përsëri në Shqipëri, pas premtimeve që i kishte dhënë ambasada shqiptare në Stockholm, se ai do të lihej i lirë dhe nuk do të dënohej?! Po kështu, në letrën e tij të gjatë dërguar Amnesty International me degë në Londër, Kaso Hoxha, rrëfen edhe për misterin e disa të arratisurve të tjerë nga Shqipëria, që pasi kishin fituar statusin e azilanit politik në shtete të ndryshme të Europës, ashtu si dhe Dilaver Hasa, u rikthyen në Shqipëri, si p.sh.: Zenel Spahiu me gjithë vëllanë e tij që erdhën nga Franca, Kipe (Rakip) Avdia nga SHBA-ja, Sabri Kodra nga Gjermania etj.)
Ik or katundar , po na del katundari se gjoia ka ber namin duke diskretituar ate qeveri qe se rruane k….n per kerken , ju ishit llumi i kti populli te arratisurit ishin akoma me llum se nuk pyesnin per pasojat e familjarve te vet ne at koh , por shikonin bythen e vet dhe qefet e veta , pun llumi , nese ne nuk do mendonim per familjaret tan do kishim ikur dhe ne , po ju ishit egzemplar prandaj kur erdhet ne vendin tuaj ne demokraci neper familjet tuaja ja u perplasen deren ne surrat fmit tuaj , se nuk e rruajtet per problemet qe i nxoret atyre , mir atehere qe ju alabakve dhe hajdutve ju kan futur neper burgje , po sot çfar do na thuash qe jan 30 mij te burgosur per jet per vrasje , se per drog nuk te fut njeri ne burg sot, po sot pse jan burgjet 10 her me te mbushur se ne at koh , ne at koh e dinit ligjin kush e shkeli e hengri pergjegjsia ishte e gjisecilit prej atyre qe e shkelen ligjin se vuajten burgun , po çin ke denoncuar ti mor amon , ku e rruante ajo qeveri çfar thosh anglia dhe amerika , ata nuk pirdhnin per kerken , kerkon lloj lloj zorraxhiu ti japi lavdi vetes , nuk kan byth te flasin per problemet sot qe po hidhen njerzia nga pallatet se nuk ushqejn dot fmit me buk por meren me ate sistem qe ndejti sa deshi por i siguroj te tera kti mileti , te pasur nuk ishim por nuk vriste njeri veten per buk si sot.
Ik or katundar , po na del katundari se gjoia ka ber namin duke diskretituar ate qeveri qe se rruane k….n per kerken , ju ishit llumi i kti populli , te arratisurit ishin akoma me llum se nuk pyesnin per pasojat e familjarve te vet ne at koh , por shikonin bythen e vet dhe qefet e veta , pun llumi , nese ne nuk do mendonim per familjaret tan do kishim ikur dhe ne , po ju ishit egzemplar prandaj kur erdhet ne vendin tuaj ne demokraci neper familjet tuaja ja u perplasen deren ne surrat fmit tuaj , se nuk e rruajtet per problemet qe i nxoret atyre , mir atehere qe ju alabakve dhe hajdutve ju kan futur neper burgje , po sot çfar do na thuash qe jan 30 mij te burgosur per jet per vrasje , se per drog nuk te fut njeri ne burg sot, po sot pse jan burgjet 10 her me te mbushur se ne at koh , ne at koh e dinit ligjin kush e shkeli e hengri pergjegjsia ishte e gjisecilit prej atyre qe e shkelen ligjin se vuajten burgun , po çin ke denoncuar ti mor amon , ku e rruante ajo qeveri çfar thosh anglia dhe amerika , ata nuk pirdhnin per kerken , kerkon lloj lloj zorraxhiu ti japi lavdi vetes , nuk kan byth te flasin per problemet sot , qe po hidhen njerzia nga pallatet se nuk ushqejn dot fmit me buk , por meren me ate sistem qe ndejti sa deshi por i siguroj te tera kti mileti , te pasur nuk ishim por nuk vriste njeri veten per buk si sot. Njereia sot jan jadht dhe nese shteti do i garantonte sot ato qe dikur ja kishte garantuar PPSHja te diguroj nuk do rtinte njeri jasht shtetit , trap.
ti mor plere qe mir tu be qe bere burg,se pa shkak nuk te futen,diku ke shkelur ndonje ligj mor mbeturinat e shqiperise ti dhe kushdo si ty qe shajne shqiperine per fitime personale sic edhe i fitove mor plere,pse nuk flet edhe ti apo te sqarojene amerikanet se kush jan burgjet me te keqinj,spaci apo burgjet e amerikes,mos te flasim per guatemanet se kalon cdo fantazi ecstreme qe njeh njerezimi,kur ti bashk me amerikanet te me sqaroni kush jan burgjet me te keqij,te amerikes apo te spacit atehere te bejme ndarjet e kategorive per sistemet e burgjeve,komunizmi kishte namin jo se nuk te turturonin e benin,por edhe kapitalizmi nuk ishte me mbrapa,kemi pare me mira dokumentare qe jan denuar te pafajshem ne amerike edhe me vdekje dhe mbas shum vitesh ka dal i pafajshem po nga e njejta drejtesi qe dikur e ka denuar me vdekje,por askush nuk ka mbajtur pergjegjesi,ka shum qe jan denuar edhe pa fakte dhe jan zbuluar mbas 35 ose 40 vjetesh,dhe ku eshte ndryshimi i drejtesis ketu me komunizmin???diktatura te denonte me deshmitar te rreme,kurse kapitalizmi te denonte me fakte qe nuk ishin te tuaj,por denimin e merrje,perfundimi te dy sistemet jane njelloj,burgu eshte i eger ne cdo sistem,prandaj kur flasim per burgjet ky plera sidomos duhet te flasi edhe per Guatemanen qe kalon cdo cak te njerezimit,ore plere Hoxha nuk me plas per cfare je burgosur dhe mir tu be se diku ke shkelur ligjin e kohes,por kur flet per burgje nuk mund te krahasos Spacin me Guetemanet,spaci ishte lule perpara burgjeve amerikan mor plere qe nje jet shani shqiperine per perfitime personale plera.
Çudi!
Shqiptaret e quajn punen ,torture!!!!
Po t punosh n burg,n gjith boten e quajn privilegj.
Edhe nji gje.
Lexo historin e anglis,dhe shiko sesa e veshtir ka qen puna e minatorve anglez qe ndertun kapitalizmin.sa viktima vujtje t ftoft sakrifica.por asnji anglex se quan punen n minier tortur.sikurse shqiptaret.
Ja dhe bythqiret e Enverit dolen nga verra e udheheqesit per te justifikuar aresyen pse agjenti gjirokastrit i udb-s burgoste, internonte dhe ekzekutonte njerez qe te vetmin mekat qe kishin bere ne jete ishte shprehja e mendimit te tyre te lire. Po c’mund te presesh nga bajga qe vazhdonjen te mrojne nje kriminel dhe pederast profesionist si shoku Enver.
flisni o kokpalare, ju ka ardh dita
Ai ka vuajtur burgun dhe ka demaskuar regjimin e pashpirt dhe vrastar komunist. Ai ka bere ate qe po ben shoqeria e sotme shqiptare, demaskimin e dhunes politike dhe cdo lloji tjeter dhune ne shoqerine tone. Te burgosurit e asaj kohe nuk kishin te drejta, vetem shfrytezoheshin, dhunoheshin, vriteshin dhe varret nuk tregoheshin. Tani ne burgje ka standarte jetese, ka avokat, mjek, psikolog dhe edukator, gjera qe atehere nuk mendoheshin. Komentusit Lexuesi e Loni shkruajne pa arsye. Keta me siguri kane qene zagaret e Enverit, njerez te zinj, ndoshta pjese e sigurimit the shtetit.
Ooooo Kasoooo na nderto tani shtet na nderto ushtri fabrika uzina hap pune dhe perspektive per te rinjte meqe u perpoqe per demokraci.Po si nuk e thate nje fjale per Sali Berishen dhe turmen pas tij po ju ngeli goja Enveri Enveri.Ka 35 vjet qe nuk eshte Enveri o legena dhe keni 30 vjet qe keni dale nga burgjet dhe jetoni si parazite.Pse nuk e ndertuat Shqiperine po e vodhet shkaterruat dhe degjeneruat o fekalet e halese.
undefined