VIDEO/ Rama tregon çfarë i ndodhi kur vizitoi Kopshtin Zoologjik si kryebashkiak i Tiranës

13 Janar 2020, 12:12Politika TEMA

Nga ambientet e QSUT-së, ku ka inspektuar përfundimin e spitalit të ri ultramodern të kirurgjisë, kryeministri Rama ka sjellë në vëmendje një situatë nga vitet kur u zgjodh në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Po shihja këtë foton e sallës së operacionit, ku muret janë veshur me pllaka si të tualeteve, dhe mu kujtua një situatë nga koha kur u zgjodha kryebashkiak i Tiranës. 

Shkova të vizitoja Kopshtin Zoologjik, dhe pashë që edhe vendqendrimin e luanit e kishin veshur me të njëjtat pllaka.

 E kishin vënë luanin në një situatë, që në asnjj xhungël nuk ishte vendosur specia e tij, sepse nuk ecte dot, rrëshqiste, ishte bërë gjysmë delfin në kopshtin zoologjik të Tiranës. Kjo foto dhe situata që unë kujtova i përkasin kohës kur demokracia erdhi bashkë me pllakat nga Turqia”, rrëfeu kryeministri Rama.

1 komente në “VIDEO/ Rama tregon çfarë i ndodhi kur vizitoi Kopshtin Zoologjik si kryebashkiak i Tiranës”

  1. N.VJOSA says:

    Një vepër e mrekullueshme!
    E nderon shendetsinë shqiptare nga ana cilesore, por edhe si nje kontribut me vlere per kujdesin shendetsor ne Shqiperi…
    Por une dua te sjellë me kete rast nje ndodhi personale qe me kujtoi ky eveniment i mrekullueshem per Shqiperinë…
    …Atehere punoja punë te dyte me taksi ne nje qytet te madh te Austrise.Ne taksi , ku isha duke pritur udhetaret, hipi nje grua e moshuar rreth të 90-tave…E ndihmova te hipte sepse kish veshtiresi nga mosha.Me falnderoi dhe me pyeti:
    – Nga cili vend jeni?…- mu drejtua mua duke vene re akcentin tim te gjermanishtes.
    – Nga Albania, – ju pergjigja.
    Me pa me vemendje dhe dashamiresi dhe papritur mu drejtua:
    – A mund te kendoje nje kenge shqiptare?…- me pyeti jo pa kërshëri…
    – Me kenaqesi, i thashe, me shume i habitur se si nje plakë austriake do te kendonte shqip, me akcentin e vet…ashtu papritur…
    Dhe ja nisi:
    Vlora, Vlora, Vlora, Vlora…
    Ja do behet Vlora jona,
    Ja do behet shkrumb dhe hi…
    Per nje moment mu rrenqeth trupi….
    ….dhe ne menyre instiktive e menjanova Taksine anes rruges dhe ndeza sinjalet per te mos penguar trafikun…
    – Çfarë pate? …më pyeti Plaka e habitur sepse vuri re emocionin tim….Pa dashur, me tradhetuan dy pika lotë dhe aty per aty ju pergjigja i emocionuar:
    – Me fale nje emocion qe rrallë e kam perjetuar….Eshte shume emocionuese kjo kenge per ne shqiptaret…me kete kenge, duke kenduar e luftuar …i kemi hedhur dy here pushtuesit ne det…
    -Po ju si e keni mesuar kete kenge?!…
    Plaka me tregoi se ne rinine e saj kish njohur nje student djalosh shqiptar…Nuk kish qyteti yne burrë me të pashëm se ai…Kur kalonte ai ne trotuar, grate e reja kthenin koken dhe e veshtronin me simpati…
    E falnderova Plaken austriake per emocionin qe me fali dhe kur zbriti i thashë shume i prekur nga gjesti i saj, se nuk do te paguante per udhetimin…
    E kujtoj dhe nuk do ta harroj kurre kete episod mbreslenes sidomos per nje emigrant ne Dhe të huaj…
    Pyeta dhe me pas per shqiptarin simpatik, atehere student dhe me pas Mjek i degjuar…
    Mu kujtua emri , kur lexova se Qendra e re e Kirurgjise shqiptare do te mbajë emrin e tij…Dr.SHIROKA….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje