ALARMI: Europianët të shqetësuar për sigurinë e të dhënave online, 44% reduktojnë aktivitetin në internet

16 Janar 2020, 14:10Bota TEMA

Qytetarët europianë duket të jenë të vetëdijshëm për pasojat që mund të ketë ngarkimi i të dhënave personale në aplikacione dhe rrjete të ndryshme sociale në internet.

Sipas raportit më të fundit të Eurostat, 44% e qytetarëve europianë thonë se kanë limituar aktivitetin në internet gjatë vitit 2019, për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurimin e tyre.

Nga të gjitha llojet e aktiviteteve online, ajo që është “eleminuar” më së shumti është vendosja e të dhënave personale në krijimin e profileve të tyre në adresa personale apo adresa profesionale. 2

5% e europianëve, në grupmoshën 16-74 vjeç kanë limituar këtë lloj aktiviteti. Nga ana tjetër, Eurostat tregon se 19% e qytetarëve europianë kanë limituar ose ndërprerë përdorimin e WiFi publik dhe 17% shkarkimin e aplikacioneve të ndryshme, këngëve, lojërave, etj.

Nga ana tjetër, pasiguritë e ngarkimit të të dhënave personale kanë rënë edhe mbi blerjet online. 16% e europianëve kanë reduktuar apo ndërprerë blerjet online, e së fundmi 13% e tyre kanë përdorur më pak internet banking.

Hallka më pak e prekur në 2019 ka qenë ajo e komunikimit me shërbimet publike apo administratat, e cila është reduktuar nga 8% e europianëve.

Një tjetër shqetësim në 2019 ka qenë edhe ai i mesazheve “peshkuese”. Sipas Eurostat, 26% e popullsisë janë shprehur se kanë marrë mesazhe “phishing”, të cilat janë mesazhe që nëpërmjet një kontenti joshës, arrijnë të të vjedhin të dhënat personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje