Dhunohet dhe merret peng një person në Kamëz. Policia në ndjekje të autorëve

17 Janar 2020, 13:31Kronika TEMA

Një person është marrë peng nga disa të tjerë në qytetin e Kamzës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:44, në rrugën  “Londër”.

Sipas policisë gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë me forcë në makinën e autorëve një prej të përfshirëve në sherr.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta police dhe më pas janë vënë në ndjekje të automjetit që është larguar me shpejtësi.

Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Kamëz/Informacion Paraprak

Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje