Politikanët që ndihmuan të arratisej Aldo Baren, u maskua si “profesor” pikture (dhe historia si i preu kokën Artur Dajës dhe e shëtiste në Lushnje)

22 Janar 2020, 10:16Politika TEMA

Gjatë verës, dhe vjeshtës së vitit 1999, Policia e Shtetit nis një aksion të gjerë për goditjen e bandave në të gjithë vendin. Para operacionit, ministri i Rendit të asaj kohe Spartak Poçi zhvillon një vizitë në komisariatin e Lushnjes.

“Prej aty shkova, bëra vizitë në Karavasta, në Lagunën e famshme. Gjatë kohës që goditnim bandat e tjera hapësirat e saj avash avash i ngushtuam shumë”, thotë Spartak Poçi, ish – ministër i Rendit.

Banda e Aldo Bares, përflitej për lidhje në nivele të larta brenda mazhorancës së kohës. Për goditjen e saj, u zgjodh pikërisht data 11 tetor e vitit 1999, që përkonte me një moment të rëndësishëm në Partinë Socialiste. Atë ditë, në Tiranë zhvillohej Kongresi ku kandidonin për kryetar Pandeli Majko dhe Fatos Nano.

“Edhe pse i identifikonin me mbështetje mjatas, kanë pasur lidhje edhe në krahun tjetër”, tregon gazetari Artan Hoxha.

“Në një konferencë shtypi që bëra disa ditë përpara, nuk e shpalla si datë por një gazetare vajzë më bëri pyetje dhe tha i keni mbaruar të gjitha, po këtë pse se keni prekur?

Unë i thashë që do goditet edhe ajo, e aty në vend improvizova datën që më erdhi në mend ishte kongresi partisë, ne ishim përgatitur ta bënim dhe të nesërmen, por e lamë me grupin atë ditë”, tregon Spartak Poçi, ish – ministër i Rendit.

Në Lushnje u arrestuan pjesa më e madhe e anëtarëve të bandës veç më të rëndësishmit, kreut të saj Aldo Bare. Atë ditë ai ndodhej në Tiranë, madje është parë pranë Pallatit të Kongreseve ku zhvillohej aktiviteti i Partisë Socialiste.

Sipas informacioneve nga drejtues të lartë të policisë për kohën, Aldo Bare është ndihmuar të fshihet nga një deputet. Banesa ku fshihej ka qenë e rrethuar për dy ditë.

Aldo Bare është larguar pikërisht me mjetin e një deputeti të Kuvendit. Thuhet se në atë kohë, ka pasur edhe një kërkesë nga policia për marrjen e nje autorizimi për kontroll, por leja nuk u dha kurrë.

“Natyrisht ai ka qenë në Tiranë atë ditë, ne nuk e dinim, kur u vumë në lëvizje ta arrestonim është fshehur, është ndihmuar për tu fshehur, pastaj ka lëvizur derisa iu bë e pamundur qëndrimi këtu pasi nuk ndaluam përpjekjet për ta vënë në pranga”, thotë Spartak Poçi, ish – ministër i Rendit.

Pas këtij episodi, në drejtim të ministrit të kohës, zotit Poçi ka pasur mjaft presione nga kolegë të tij.

“Elementë të veçantë, kanë ngritur shqetësime, mua më kanë thërritur edhe në grup parlamentar e kanë kërkuar shpjegim për këtë por kam dhënë përgjigjen”, thotë Spartak Poçi, ish – ministër i Rendit.

Top Story ka zbuluar nga arkivat edhe një dokument që mban datën 19 tetor e vitit 1999, e firmosur nga ish-ministri Spartak Poçi. Ai, informon kryeministrin Pandeli Majko se kryetari i Partisë Socialiste në Lushnje Kujtim Rusho dhe deputeti i zonës Dalip Pero, kanë ngritur shqetësim për arrestimin e anëtarëve të bandës. Ata kanë takuar shefin e komisariatit dhe i kanë thënë se janë arrestuar njerëz që kanë shoqëruar gjithë udhëheqjen.

“Ata i kam thërritur para se ti bëja letër Kryeministrit, në zyrë dhe njëri prej tyre ka qarë, kështu ka qenë, është fakt.. Por, absolutisht kjo nuk duhej, opozitës së kohës i interesonte ta përgjithësonte çështjen”, thotë Spartak Poçi, ish – ministër i Rendit.

Skandaloz është fakti se Aldo Bare u arratis në Itali duke u bërë pjesë e një delegacioni zyrtar të Lidhjes së Shkrimtarëve në fund të vitit 1999.

Ai ishte regjistruar si piktor. “Profesori”, kishte siguruar një pasaportë false me emrin Mikel Kodra, e cila mbante pikërisht këtë foto që shihni.

“Ne e morëm vesh, u njoftuam nga homologët italianë pas 2 ditësh”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Pas aksionit banda filloi hakmarrjen. Më 25 shkurt të vitit 2000, në periferi të qytetit i është bërë atentat shefit të komisariatit Lushnje Sinan Meta. Fatmirësisht ai shpëtoi pa lëndime.

Ndaj tij organizohet një atentat i dytë, këtë herë me përmasa terroriste. Në 25 mars, pranë stadiumit të Lushnjes, në vendin ku parkonte mjetin zakonisht Meta, vendosen 5 kilogramë tritol.

Maksim Çela, Dritan Vila, Enver Dondollaku dhe Leonard Prifti vendosën lëndën plasëse. Personi që e aktivizoi ishte Riza Balla, një xhenier i ushtrisë. Plani dështoi. Riza Balla, e çaktivizoi lëndën plasëse dhe njoftoi policinë, duke shmangur kështu një tragjedi.

Alfred Shkurti nuk u ndal me kaq. Ai jep urdhër për eleminimin e një punonjësi policie që po u hapte shumë punë. Bëhej fjalë për Klenti Banon.

Në 14 prill të vitit 2000, Bano po i drejtohej banesës në lagjen “Xhevdet Nepravishta”. Leonard Prifti, Dritan Vila, Maksim Çela, Gentjan Kulla dhe Enver Dondollaku i bëjnë pritë. Personi që qëlloi ishte Leonard Prifti, i njohur me nofkën “Çibiku”. Bano, ndërron jetë në vend.

Vrasja e të vëllait në mënyrë barbare, e shndërroi Aldo Baren në një personazh të pamëshirshëm

Emri i Artur Dajësende sjell frikë në zonë. Ai u shndërrua në tmerrin e zonës kur guxoi ti kundërvihet bandës me të fortë, e drejtuar nga i ashtuquajturi “Loshi i Karbunarës.”

Një ditë janari të vitit 1995, ai ekzekuton në mes të Lushnjes 3 persona. Mes viktimave, ishte edhe i riu Daniel Manko, i cili nuk kishte asnjë lidhje me krimet e bandës së Karbunarës. Në atë kohë, në Lushnje dallohej si njeri autoritar që shoqërohej me të fortë të zonës edhe djali i ish-kryetarit të degës së brendshme, Alfred Shkurti.

Ai ishte një prej efektivëve me të dalluar të repartit special 326 të policisë por qëndroi vetëm 2 vite në detyrë. Alfred Shkurti që sot njihet si Aldo Bare, dallohej për përgatitjen e tij fizike dhe tepër inteligjent.

“Alfred Shkurti para ngjarjes me Ramadan Shkurtin ishte qytetar i thjeshtë, pa asnjë ndikim përveçse në lagjen e vet ndoshta, e vetmja gjë njihej se ishte djali i kryetarit degës”, – tregon Artan Hoxha.

Pas disa kohësh në Lushnje, Shkurti lë uniformën e policisë dhe emigron në Itali ku mendohet se nis aktivitetin e jashtëligjshëm në fushën e trafikut të drogës.

“Deri në momentin kur filluan të jepnin goditjet e para të suksesshme ndaj grupit të Dajës, nuk njihej kjo që themi “banda e Lushnjes”, kishte emra të tjerë, ishte grupi Karbunarës” – tregon Artan Hoxha.

Në Itali, Alfred Shkurti konfliktohet me Artur Dajën. Thuhet se arsyeja ishte prishja e pazareve të drogës. Por gjithashtu thuhet se lufta mes tyre u hap pas vrasjes së Besnik Tahirit në vitin 1994, i njohur si një prej të fortëve të Lushnjes.

Në mars të vitit 1997, është bërë një bisedë telefonike e tensionuar për këtë çështjes mes Dajës dhe Shkurtit. Vëllai i Arturit, Afrim Daja ka dëshmuar në gjykatë se Alfred Shkurtin kishte thënë se e bëri vrasjen për Arturin.

“Ngjarjet kanë zënë njëra – tjetrën dhe sot vështirë të gjesh zanafillën dhe shkakun kryesor”, – tregon Artan Hoxha.

Daja kishte mundur të dalë nga burgu edhe pse ndaj tij rëndonin akuza për disa vrasje, përdhunime, gjobëvënie, keqtrajtime, grabitje e të tjera vepra penale. Pas pak kohësh në Itali ai ishte kthyer në Lushnje gjatë trazirave të vitit 1997.

“Komisariatet ose nuk ekzistonin, ose ekzistonin dhe rrinin nën hijen e kërcënimit të bandave që bënin ligjin. Ajo që bie në sy ishte që këta kishin dhe suport politik nga njerëz të politikës, deputete, deri edhe ministra”, tregon Spartak Poçi, ish – ministër i Rendit

Një ditë korriku të vitit 1997, Artur Daja po drekonte në verandën e lokalit të kushëririt të tij Alfred Daja, shumë pranë banesës, në lagjen “Kadri Qystri”. Ai ndodhej me Gramoz Selmanin dhe Genci Kasharin.

Drejt tyre afrohet një veturë nga ku vijnë disa breshëri Kallashnikovi që i marrin jetën në vend Genc Kasharit. Skena ishte tronditëse. Ai u gjet i vdekur me bukë në gojë.

Artur Daja, i cili shquhej si njeri tepër vigjilent dhe i përgatitur u kundërpërgjigj me zjarr me një Kallashnikov që e mbante përherë gati. Atentatorët u shndërruan në viktima.

Në veturë mbetën të plagosur rëndë Bardhyl Rabia dhe Ramadan Shkurti, i njohur me nofkën “Dani”. Artur Daja afrohet dhe i qëllon në kokë për t’u siguruar për vdekjen e tyre.

Referuar dëshmive dhe vendimit final të gjykatës, Alfred Shkurti ndihmon të largohet Enver Rabinë e plagosur. Në arrati e sipër ai kthehej duke qëlluar drejt Artur Dajës. Lidhur me ngjarjen, qarkullon edhe një skenar i dytë sipas të cilit Alfred Shkurti nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

Sipas këtij skenari që flitet në Lushnje, objektiv i Ramadan Shkurtit ishte vrasja e Gramoz Selmanit me të cilin kishte pasur një konflikt, dhe jo Artur Daja.

“Nëse pyet 4-5 personazhe aty të gjithë japin version ndryshe, e saktë është që ka pasur dy grupe personash, ka pasur shkëmbim zjarri”, tregon Artan Hoxha.

Hakmarrja e Artur Dajës për sfidën që i bënë ishte e padëgjuar. Për disa orë me radhë ai mban peng kufomat dhe bën veprime të turpshme publikisht. Policia as që guxonte të afrohej në një skenë krimi ku kishte pasur shkëmbim zjarri dhe 3 viktima.

“Policia ishte strukur në guackën e vetë, edhe kur dilte me urdhër për një aksion, ose dështonte, sepse njerëzit, objekti lajmërohej ,ose kur shkonin gjendeshin përpara plumbave”, tregon Spartak Poçi, ish – ministër i Rendit

“Artur Daja si lloj sfide ndaj të afërmve apo shokve të Ramdanit mbajti orë tëra kufomën”, tregon Artan Hoxha.

Mbajtja peng për orë me radhë dhe përdhosja e kufomës së vëllait ishte tronditëse për Alfred Shkurtin. Ai pëson një metamorfozë të thellë dhe shndërrohet në një personazh të pamëshirshëm.

Kjo ditë, shënon krijimin e të ashtuquajturës “Banda e Lushnjes”. Alfred Shkurti vetëquhet Aldo Bare dhe mbledh rreth vetes disa personazhe me rrezikshmëri të lartë.

“Ajo që i ndodhi e bëri që gjithë aftësitë që kishte ta kthente në të kundërt, e ndaj u bë aq i fuqishëm”, thotë gazetari Hoxha.

Një garazh pranë Komisariatit të Lushnjes, shndërrohet në bazën e bandës. Ai ambient apo mjetet e blinduara ishin vendet ku Shkurti strehohej. Ishte betuar se nuk do të kthehej në banesë derisa të merrte hak ndaj Artur Dajës.

Garazhi njihej në Lushnje si Komisariati numër 2. Ai ishte vendi i torturave ku persona të ndryshëm merreshin në pyetje. Komisariati i vërtetë i policisë i ishte nënshtruar atij të Aldo Bares.

“Ndaj u quajt komisariati nr. 2 sepse në atë kohë më shumë të thërrisnin aty, ishte një garazh, më shumë thërrisnin atje se këtu”, tregon gazetari Hoxha.

“Vajta në komisariat, atje u fola e në përfundim konkluzionet, shkarkova gjithë personelin e komisariatit, jo si njerëz të lidhur me krimin, por si njerëz që nuk kishin kryer detyrën.

Kishin lënë në krah një komisariat që zgjidhte hallet, në thonjëza të njerëzve. Në ikje dhashë urdhër që ajo godina të shkatërrohej, ata të përziheshin kush ishte brenda”, tregon Spartak Poçi, ish – ministër i Rendit

Tradhtitë brenda bandave, si i shpëtoi Aldo Bare atentatit të organizuar nga Artur Daja dhe si i preu kokën pastaj

Në 11 maj të vitit 1998, banda zgjeron sulmet drejt funksionarëve shtetërorë të njohur si lidhje e afërt e Artur Dajës. Bashkim Shkurti, në atë kohë shef i Shërbimit Informativ për Lushnjen ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në qendër të qytetit. Ai konsiderohej si njeriu që ndihmonte me informacione sekrete Artur Dajën. Për ironi të fatit, Shkurti prehet në varrezat e qytetit pranë Edian Xhafajt, një prej anëtarëve bandës që i mori jetën.

Në të njëjtën periudhë ekzekutohet me armë në hyrje të bashkisë edhe nënkryetari Drago Voshtina, edhe ai i konsideruar si lidhje e afërt e Artur Dajës. Në 5 korrik të vitit 1998 Dajës i vrasin edhe kunatin, Përparim Memën.

Në 18 gusht të vitit 1998, ndodh goditja radhës. Atë ditë, Luan Bilbili ndodhej në banesën e tij në periferi të qytetit. Sipas vëllait të Luanit, atje i shkojnë Arben Boriçi, Ilir Stërgu, Enver Dondollaku dhe Leonard Prifti. Bilbili u gjet i pajetë pranë “Kodrës së Ullinjve”, i varur në një pemë. Ai ishte torturuar para ekzekutimit.

Disa ditë pas vrasjes së Bilbilit, në 22 Gusht të vitit 1998, Artur Daja organizon një pritë ndaj Aldo Bares në vendin e quajtur Sulzotaj në Divjakë. Aldo Bare udhëtonte me eskortën e tij të përbërë nga një furgon i blinduar dhe një mjet Alfa Romeo. Artur Daja qëllon me kundratank drejt tyre. Shkurti plagoset lehtë në dorë. Ai vëren se sulmi kishte ardhur nga një furgon në pronësi të Shkëlqim Haxhiut.

“Furgoni i tim vëllai ka qenë atje, është gjendur, e kanë marrë ata për të vajtur në shalqi. I kanë thënë do vemë për shalqi. Si ka mundësi që vëllai im po të kishte dhënë furognin dhe bënte këto veprime, a do vinte në shtëpi? Jo..”, -tregon Qamil Haxhiu, vëllai i Shkëlqim Haxhiu.

Disa orë më vonë, Aldo Bare dërgon ushtarët në banesën e Haxhiut, në lagjen “Loni Dhamo”. Haxhiu thotë se ka parë Ilir Stërgun, Arben e Enver Boriçin, Erion Cicin, Jorgo Muzakën, Rexhep Ginën, Enver Dondollakun dhe Leonard Priftin. Shkëlqimi merr të birin Klodianin dhe dalin nga dritarja e pasme.

Njerëzit e Aldo Bares shkatërrojnë derën dhe kthejnë gjithçka përmbys. Më pas i vënë zjarrin. Ata marrin peng bashkëshorten e Shkëlqimit, vëllain Virgjilin me bashkëshorten e fëmijët dhe i çojnë në bazën e bandës.

“I kanë marrë njerëzit e shtëpisë, ti marësh si bagëti me dru përpara, si bagëti, s’mund ta imagjinosh, ti marrësh e ti çosh te komisariati nr. 2 që thoshin atëherë Aldo Bares, një vëllai atëherë i kanë thyer dy brinjë.

Aldo Bare po i afrohej Artur Dajës që mbeti i izoluar. Kreu i bandës së Lushnjes i bën një ofertë mikut të Arturit, Bledar Haxhiut. Ai i kërkon ti dorëzojë Dajën dhe hesapet e tyre do ishin të lara.

“Në fakt Bledar Haxhiu e dorëzoi, por nuk e dorëzoi të gjallë”, tregon gazetari Hoxha.

Në 21 Tetor të vitit 1998, Haxhiu parkon pranë bazës së Aldo Bares në afërsi të komisariatit një automjet. Në bagazh ndodhej trupi i Artur Dajës, i cili ishte i lidhur dhe i ekzekutuar.

Me të parë Dajën, banda e Aldo Bares i pret kokën. Sipas dëshmive të ndryshme, Ilir Stërgu, Arben Boriçi, Erion Cici, Arjan Aliço, Enver Boriçi, Leonard Prifti, Enver Dondollaku shëtisnin në qendër të qytetit me kokën e prerë të Artur Dajës.

Ata thërrisnin me zë të lartë “ja koka e Tur Dajës”. Atë ditë, në fshatin Grabian u dëgjua një shpërthim I fuqishëm tritoli. Policia gjeti në vendngjarje copa të shpërndara të një trupi njerëzor. Bëhej fjalë pikërisht për Artur Dajën.

Kjo mënyrë hakmarrje ndaj tij nuk ishte dëgjuar kurrë më parë në vend. Sot e kësaj dite Artur Daja nuk ka një varr, por emri I tij ka mbetur një mit që u sjell të dridhura atyre që kanë vuajtur krimet e tij. Hakmarrja ishte përmbyllur.

11 komente në “Politikanët që ndihmuan të arratisej Aldo Baren, u maskua si “profesor” pikture (dhe historia si i preu kokën Artur Dajës dhe e shëtiste në Lushnje)”

  1. Mandi says:

    Film horror. Kur transmetohet Pjesa II?

  2. ana says:

    shkruar shume keq. Pothuajse nuk kupton dot historine qe medemek tregohet. Turp per faqe te zeze.

  3. emigranti says:

    po per loshin e karbunares pse nuk flasin keta a po pse ishte bordigardi i saliut . ALDO BARE u be nga halli kriminel sepse i vrane vellane dhe qeveria nuk beri asgje dhe ai e morri vete hakun po ata te pd uben nga qejfi.

  4. biks says:

    Degjnerim total, shtet bastard dhe i koruptuar, po ky ish mender minister perse nuk dha dureheqjen kur ish kaq i pa zot. Kete qe tregon ky tuaf i gjith Lushnja por ky cfar bente.

  5. BRSS says:

    TE GJTH KETA QE KAN QEVERISUR SHQIPERINE PER KETO 29 VJET DO QIR NENES DHE ÇA KAN NE SHTEPI KETA VETEM KAN BER QEFE DHE KAN VJEDHUR PA PERJASHTIM KETI SHTETI TI BESH NJE MUTE TE MADH

    1. temp says:

      Po ato qe qeverisen me perpara qene engjej? Ne jemi te vegjel si komb per te ndertuar nje shtet modern, sepse nuk na lejon menyra jone e jeteses, fisnore. Qe nga pamvaresia, kur fillon edhe historia e europes “cdo komb shtetin e vet”, ne nuk kemi ditur te ndertojme, as mbreteri, as republike. Njera me keq sesa tjetra. Nje pale hiken duke e lene vendin ne gjendje te rende, e tjetra vjen dhe e ben akoma dhe me keq. Format e sistemeve te organizimit, qe na i servirin fuqite e medha, ke ne calojne. Ne nuk jemi ne gjendje te debatojme, se menjhere perfundojme ne thika e ne pushke. Haterxhinj, te egjer, narcista, lodhemi nga debati, nga demokracia. I biem shkurt. Gjejme nje perfaqesues te ideve dhe i ngjitemi deri ne fund, pamvaresisht nga gabimet e tij. Ne nuk jemi ne gjendje te ndertojme demokraci sepse nuk e perballojme dot naturen e saj. Ne duam dhe pjellim diktatore. I vetmi shpetim. Shkollimi. Rritja intelektuale sepse do jemi ne gjendje te kuptojme me mire veten dhe te tjeret.

  6. At Plumi says:

    Po kush ishin politikanet qe e ndihmuan o gazetaruc??

  7. Lek kondi says:

    HISTORIA E EVROPES KA DY SPARTAK, SPARTAKUN E ROMES DHE SPARTAKUN E SHQIPERIS. PUNA E SPARTAK POCIT DHE BASHKIM FINOS NE ATE KOHE AQ TE TURBULLT NUK SHPERBLEHET. ATA BEN SHTET DHE LIGJ NE SHQIPERI NDONSE NUK i DENUAN GJITH KRIMINELAT SIDOMOS ATA ME PUSHTET NE PARTI TE NDRUSHME.

  8. Guci usa says:

    Alfred Shkurti ishte dhe eshte nje Aztec .Pavaresisht nga rretthanat se si filloi lufta dhe si perfunduan gjerat ai zoteri a nuk beri asgje me teper nga ci takonte.Qyteti I lushnjes njerezit jane te lidhur krushqi dhe kusherinj edhe debate Nuk ka pasur perkundrazi kane shkuar me se miri.Sa per Tur Dajen ato tre veta qe I vrau te ypsiloni kam qene 2 minuta perpara se te ndodhte tek vendi,(perpara lokalit te caushve).I pa shpirt I vrau per nje karrige vend u zu me topallin nga kavaja dhe I priti perjashta me kallash kinez poshte xhaketes ze lekures qe mbante veshur.Nder I madh I eshte bere gjithe qytetit qe e zhduku kete plere dhe e kishte pak vetem koken te prere.Keto gazetat flasin per qejf te vete.

    1. Arti says:

      Kush ishte ky topalli nga kavaja? Se nuk esht vrar naj kavajs ne lushnje ne ate kohe

  9. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

    MUSLIMON BROTHERS,keta njthundrake gaksore se shpejti ne familjen evropiane………..allah uakbar!
    Corapekuq,turp te jesh kryeminister i kesaj fare te keqe,continue……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje