"Qëllimi parësor gratë dhe të miturit", Gjonaj shpjegon detajet e amnistisë: Jo për personat me rrezikshmëri të lartë, do rinisim me regjimin 41 bis i pezulluar për shkak të tërmetit

22 Janar 2020, 13:08Kronika TEMA

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur sot në një raportim në Komisionin e Sigurisë në lidhje me amnistinë që dha këtë fundvit qeveria për të dënuarit, ku përfituesit ishin kryesisht gratë dhe të miturit.

Gjatë fjalës së saj Gjonaj tha se kjo nismë u ndërmor pas një pezullimi prej 3 vitesh, ndërsa theksoi se amnistia kishte qëllim humanitar dhe sipas saj nuk ka në fokus të vendimit lirimin e burgjeve.

Ministrja pohoi se kjo nismë nuk përfshinte kategorinë e të dënuarve që cilësohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Amnistia vjen pas 3 vitesh kur nuk ka pasur. Parimet kryesore të udhëhequr për hartimin e kësaj amnistie, janë e drejta e trajtimit njerëzor duke pasur dhe në konsideratë vlerësimin e kategorisë së ulët të rrezikshmërisë së këtyre personave. Ndaj e kemi ndërmarrë këtë nismë ligjore. S’ka në fokus kryesor lirimin e burgjeve, dhe mbështet dy grupe, gratë dhe të miturit.

Gratë kanë kryer kryesisht vepra penale për shkak të rrethanave për motive ekonomike, apo aty për aty. Amnistia e dënimit është akti që shpreh vullnetin shtetëror dhe për nga fryma e ligjit. Qëllimi parësor i kësaj amnistie janë gratë dhe të miturit. Kjo kategori kërkon një tjetër mundësi për rehabilitim.

Janë marrë parasysh veprat penale për të cilat ashpërsia e dënimit nuk ka qenë e madhe. U ndala të sqaroj se pse këto dy kategori kanë qenë në fokusin kryesor. Në disa raste në opinion publike është parë se mund të ketë dhe elemente diskriminues, për faktin që është ndjekur për këto kategori”, tha ministrja Gjonaj e cila shtoi se:

“Do rinisim me regjimin 41 bis. Regjimi ishte pezulluar për shkak të tërmetit. Amnistia vjen pas 3 vitesh kur nuk ka pasur.

Parimet kryesore të udhëhequr për hartimin e kësaj amnistie, janë e drejta e trajtimit njerëzor duke pasur dhe në konsideratë vlerësimin e kategorisë së ulët të rrezikshmërisë së këtyre personave.

Ndaj e kemi ndërmarrë këtë nismë ligjore. S’ka në fokus kryesor lirimin e burgjeve, dhe mbështet dy grupe, gratë dhe të miturit. Gratë kanë kryer kryesisht vepra penale për shkak të rrethanave për motive ekonomike, apo aty për aty.

Amnistia e dënimit është akti që shpreh vullnetin shtetëror dhe për nga fryma e ligjit. Qëllimi parësor i kësaj amnistie janë gratë dhe të miturit.

Kjo kategori kërkon një tjetër mundësi për rehabilitim. Janë marrë parasysh veprat penale për të cilat ashpërsia e dënimit nuk ka qenë e madhe. U ndala të sqaroj se pse këto dy kategori kanë qenë në fokusin kryesor.

Në disa raste në opinion publike është parë se mund të ketë dhe elemente diskriminues, për faktin që është ndjekur për këto kategori.”, tha ministrja Gjonaj.

1 komente në ““Qëllimi parësor gratë dhe të miturit”, Gjonaj shpjegon detajet e amnistisë: Jo për personat me rrezikshmëri të lartë, do rinisim me regjimin 41 bis i pezulluar për shkak të tërmetit”

  1. Justitia says:

    Zonja Ministre per tarifat sa duhet te paguajne personat we amnistohen, duhet ti referoheni experiencave te meparshme psh. ate te kohes se “presidentit ” bM* Topi .Amnistimi i grave nuk ka “bereqet”…. vrasesit , perdhunuesit ,grabitesit, boset e dreges aty jane eurot. Ma mire keshillohu me bM* topin ai e njeh mire biznesin e amnistise..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje