Shtabi i qeverisë italiane pritje të veçantë Ramës, ndalohen kamerat në sallën e mëngjesit

23 Janar 2020, 09:33Politika TEMA

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh.

Pak më parë, i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio, Rama ka shkuar drejt një salle të madhe për të ngrënë mëngjesin.

Vihet re që atje Ramën e kanë pritur i gjithë shtabi i qeverisë italiane, ndërkohë Di Magio i ka prezantuar me kryeministrin tonë.

Gjithçka në pritje duket e përsosur, nga arredimi deri tek mikëpritja që stafi ka treguar ndaj Ramës. Mirëpo, kamerat nuk u lejuan për shumë gjatë, duke vazhduar mëngjesin në privatësi të plotë.

Kujtojmë që Rama do të takohet në orën 10:30 me homologun italian Giuseppe Conte për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

2 komente në “Shtabi i qeverisë italiane pritje të veçantë Ramës, ndalohen kamerat në sallën e mëngjesit”

  1. TT says:

    O Don Zoti e I mbet ne Fyt dhe vdes aty ky hajdut dhe mashtrues I papare.

  2. Loni says:

    Po normal…ky joni i do dhe ne tualet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje