U akuzua se po pinte kokainë, reagon kryebashkiaku Alla: Padi ndaj Salianjit, shantazhohem prej 1 viti

23 Janar 2020, 13:38Kronika TEMA

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefer Alla ka paralajmëruar një padi ndaj ish-deputetit të PD, Ervin Salianji. Kjo padi vjen pas publikimit në media të një videoje, ku pretendohet se Alla është duke konsumuar kokainë.

“Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare”, thuhet në reagimin e Allës në Facebook.

Sipas kryebashkiakut, ekzistenca e një video-montazhi i është bërë me dije prej rreth një viti. Ndaj beson se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë.

“Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës”, thotë Kryebashkiaku Alla.

7 komente në “U akuzua se po pinte kokainë, reagon kryebashkiaku Alla: Padi ndaj Salianjit, shantazhohem prej 1 viti”

  1. SPAKTAKU says:

    Une te besoj si shumica e shqiptareve….je produkt i shtetit rrumpalle te Ramu tit, lol!

  2. Zigur Qarri says:

    E sigurte qe eshte montazh.Babalja Nr 2.Lefteri nuk do te padisi Artan Hoxhen,por Ervin Salianjin me aktivitet te perseritur
    kriminal,se eshte më i sigurte se do te fitoje!Nuk besoj se banda mafioze e “rilindjes” me krye drogaxhiun Edvin Escobar
    D’Rama,do te organizoje mashtrimin e dyte,ashtu si beri per te shpetuar mafiozin Fatmir Xhafaj,sepse do te binte poshte
    menjehere edhe mashtrimi i pare.Por,nese Lefteri eshte furnizues droge i Kryeministrit,ndryshon puna.

    1. xyz says:

      Ku jeni o delet e hyqymetit!
      Yxhym në mbrojtje të dangallit [email protected]

  3. Orli says:

    Eshte e thjeshte,bej testin e droges dhe pastaj,montazh apo jo nuk ka rendesi!

  4. Zigur Qarri says:

    Me duket se kete here Artani e hengri ra brenda ja futi babalja e pd do jete video montazhe

  5. fariu says:

    Te nderuar Prokurore dhe Gjyqtare, qe jeni qytetare te vendit tim ashtu si jam edhe une, qe e doni Shqiperine tone, qe e doni popullin tone punetor dhe te shumevuajtur ashtu si e dua edhe une qytetari i thjeshte i saj, per bese te femijve Tuaj, te femijve tane, te Zotit dhe nderit te Shqipetarit, per te mos patur turp qe te identifikohemi jasht shtetit se jemi SHQIPETARE ashtu si shkruante para pak ditesh doktor Flamur Topi, J’u lutem sa me posht:
    Duke qene se Populli jone eshte i drejt-perdrejte dhe e kerkon çdo gje t’ja thuash TROÇ, J’u jeni ata qe e vini ne vend kete pune, duke i vene me drejtesine ideale pikat mbi “i” persa pershkruhet me siper. Ketu e kam fjalen, o Kryebashkiaku para drejtesise te marri denimin maksimal nese eshte e vertete, ose ne te kundert, ata qe thurin te tilla mostruozitete, te denohen maksimalisht edhe me gjyqe popullore, ne menyre qe te mos harxhojme kohe duke degjuar te tilla.

  6. Kuq e zi says:

    Kjo tregon qe eshte e vertete, ndryshe…
    Do kishe bere kallzim qe shantazhin e pare jo tani qe u be publike
    Por kot shqetsohesh nuk eshte fundi i botes thjesh ti je kali qe u kape ti do shkerrmoqesh lemin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje