Jurgen Klopp për Shaqirin: Nuk kam parë kurrë si ai, ka muskuj të pabesueshëm!

25 Janar 2020, 11:20Sport TEMA

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka thënë se fiziku i Xherdan Shaqirit është ndryshe nga i çdo lojtari tjetër, që ka parë ndonjëherë.

Shqiptari, i njohur për shtatshkurtësinë plot me muskuj, ka luajtur një rol periferik te “Reds” këtë sezon, për shkak të lëndimeve të lehta dhe formës së sulmuesve të tjerë të klubit.

Të dy këto faktorë e kanë kufizuar aktivizimin e tij me kampionët e Europës në fuqi. Shaqiri ka shënuar vetëm një gol në nëntë ndeshje në total, të luajtura deri më tani.

Shqiptari i kombëtares së Zvicrës ka humbur dy ndeshje nga dëmtimi, ndërsa Klopp thotë se ka të ngjarë të humbasë edhe duelin e ditës së diel.

Trajneri gjerman e kupton zhgënjimin e Shaqirit me dëmtimin e tij të fundit, i cili është relativisht i vogël, por nuk ka arritur të përmirësohet sa duhet për ta hedhur në fushë:

“Dëmtimi nuk ishte i madh, por gjithmonë i mjaftueshëm për ta frenuar atë. Mund ta imagjinoj që është zhgënjyese për të dhe aspak e mirë për ne.

Ne punojmë që të mos kemi situata të tilla vazhdimisht, por deri më tani nuk e kemi gjetur 100 për qind çelësin e zgjidhjes”.

Trajneri i Liverpool ofroi fjalë mbështetjeje për Shaqirin në mes të një sezoni plot përpjekje, duke thënë se atributet e tij unike fizike mund të fajësohen pjesërisht për dëmtimin e fundit: 

“Nuk është e lezetshme, absolutisht jo, por ndoshta ka arsye të ndryshme për dëmtimin e tij. Shaqiri është një lojtar shumë i veçantë në pjesë të ndryshme të trupit.

Fiziku i tij është ndryshe nga i gjithë të tjerëve që kam parë ndonjëherë. Muskujt e tij janë të pabesueshëm”.

1 komente në “Jurgen Klopp për Shaqirin: Nuk kam parë kurrë si ai, ka muskuj të pabesueshëm!”

  1. Shefkiu says:

    Jam tifoz i zjarrtë i Liverpool, Shaqirin e dua vërtetë shumë. Ndoshta është lojtari historikisht më i mirë shqiptar që ka luajtur futboll. Është si “arrë gung”, që nuk ka zot ta çajë. Ka një qetësi, vetbesim dhe ndjenjë kolektiviteti të jashtëzakonshme, një çelës brilant për të zgjidhur situata të vështira. Unë do të preferoja shumë herë më tepër Shaqirin se Salah, në pozicipnin e Salah ai do të ishte shumë më rezultativ. Por nuk është aq dinak sa Salah, thjesht është shqiptar, fare i sinqertë në lojë, kur Salah është tipik egjyptian, dinak në cdo qelizë.
    Pa dashur të zgjatem Klopp tregohet i padrejtë me Shaqirin, për të mos thënë një hipokrit i kulluar. E mban Shaqirin si hije kundër Salah, e përdor për ta trëmbur këtë të fundit dhe të marrë më të mirën prej tij. Në pasime dhe asist Shaqiri është ku e ku më i mirë se Salah. Të largosh nga ekipi një lojtar si Shaqiri do të thotë të jesh pa tru në kokë. Këtë Klopp e di mirë ndaj kurrë nuk e lëshon të largohet. Ai e di se sa i mërzitur mund të jetë Shaqiri me gjëndjen, por duket e josh me pagesë të majme që të qëndrojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje