Gjukanoviç, i ashpër me serbët: Duke abuzuar fenë, duan rrëzimin e Malit të Zi. Mos u bëni pjesë e kësaj “lëvizjeje të çmendur”

28 Janar 2020, 09:40Rajoni TEMA

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç u bëri thirrje qytetarëve që të mos jenë pjesë e një “lëvizjeje të çmendur” (të serbëve) dhe ka hedhur poshtë vlerësimin se Ligji për Lirinë e Fesë po kalon për shkak të valorizimit të objekteve turistikë.

Ai tha se nuk duhet lejuar që të abuzohet me lirinë e tyre fetare të abuzohet me mënyrën se si po abuzohet këto ditë në Mal të Zi, që sipas tij, qëllimi është për të rrëzuar Malin e Zi.

“Ne kemi një qëllim shumë të qartë, që është zbatimi i  Kushtetutës me ndarjën e kishës me shtetin dhe garantimit të lirisë së fesë”, tha presidenti malazez, referuar Ligjit për Lirinë e Fesë dhe reagimit të ashpër ndaj tij nga Kisha Ortodokse Serbe (SPC).

Ai tha se ligji ishte një përpjekje për t’i “dhënë shtetit atë që i takon e që u tjetërsua në mënyrë të paligjshme prej tij”.

Për Gjukanoviç, kjo që po ndodh me reagimin serb ka tjetër qëllim.

“Më duket se ju doni ta riktheni Malin e Zi në idenë e mëparshme se Mali i Zi është një shtet tjetër serb.

Dhe kjo është, në të vërtetë, mosmarrëveshja themelore e nacionalizmit serbo me pavarësinë e Malit të Zi”, tha udhëheqësi malazez.

1 komente në “Gjukanoviç, i ashpër me serbët: Duke abuzuar fenë, duan rrëzimin e Malit të Zi. Mos u bëni pjesë e kësaj “lëvizjeje të çmendur””

  1. agon says:

    Po u tegon te verteten jo i ashper …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje