Sizmiologu Rexhep Koçi nga Instituti i Gjeoshkencave në një lidhje direkte për Abc News qetësoi opinionin publik duke thënë se kjo situatë vjen si shkak i goditjes së fuqishme të 26 nëntorit. Sipas tij termeti i mbrëmjes së sotme me magnitudë 4.9 në veri të fshatit Bubq është ngjarje post-termetore.
“Ngjarja e sotme sizmike u regjistrua në orën 21:15 me epiqendër 3 km nga fshati Bubq dhe 6 km në perendim të Fushë-Krujës. Termeti u regjistrua nga Instituti i Gjeoshkencave me magnitudë 4.9 dhe më pas edhe dy lëkundje të tjera me magnitudë 4.2 dhe 3.1 të shkallës Rihter”
“Janë pasgoditje të termetit të 26 nëntorit, është një ngjarje e regjistruar pranë epiqendrës nuk mund të quhet termet i fortë, por i moderuar”, tha ai më tej.
“Pasgoditje të tjera do të priten edhe në ditët në vijim, janë ngjarje normale sizmike. Termetet janë të padëmshme për strukturat kur janë me magnitudë më pak se 5 të shkallës Rihter”, u shpreh sizmiologu.
Lerini mo cfare thone keta sizmologe, me nder kokeloqe te gjithe. Termeti eshte fenomen natyror qe zhvillohet thelle nen toke dhe pasojat e tije ndikojne ne jeten shoqerore mbi toke. Shkenca ka pak mundesi, mjete dhe te dhena per te ditur e parashikuar se cfare ndodh thelle nen toke. Te flasesh per termetet eshte me shume pune fallxhori se sa shkence. Dhe falxhoret jane spekulante, keta te termeteve me shkolle, ndonjeri qe kerkon te behet edhe akademik. Prandaj merreni qete qete: ajo qe eshte shkruar do ndodhe. Perpiquni te ndertoni shtepi te forta, ne terrene te forta, te tjerat jane pune e zotit. Amin!
Te nderuar gazetare te TEMA:
Rexhep Koçi nuk eshte sizmolog dhe une nuk besoj cfare thote ai. Se si ndodhet tek IGJEUM, une nuk e di. Ne IGJEUM ka sizmolog, prandaj drejtojuni atyre per problemet sizmike qe te beheni edhe ju te besueshem per lajmet qe botoni! Me respekt