Shefi i gjigantit farmaceutik në Zvicër, Novartis, tha se do të duhen 12 muaj për të zbuluar një vaksinë për të trajtuar koronavirusin dhe aftësia e përhapjes së shpejtë duhet marrë seriozisht.
Autoritetet në Kinë konfirmuan 5,974 të infektuar dhe 132 të vdekur. Virusi, që u zbulua fillimisht në Vuhan, është përhapur në qytete të tjera të mëdha si Pekini, Shangai, Makau dhe Hong Kongu.
Rastet e koronavirusit të ri kanë kaluar numrin e të infektuarve me SARS. “Une besoj se do të duhet më shumë se 1 vit për të zbuluar një vaksinë për virusin, prandaj dhe duhet të përdoren kontrolle epidemike për të përmirësuar situatën”, tha Vas Narasimhan, ekzekutivi i Novartis, raporton scan.
Një ekip i shkencëtarëve në Australi thanë ditën e Mërkurë se kanë zhvilluar në mënyrë të suksesshme një model të koronavirusit në laborator.
Ky zbulim, që është i pari jashtë Kinës, mund të ndihmojë hulumtuesit për të luftuar përhapjen ndërkombëtare.
Shefi i Novartis shtoi se qeveritë duhet të mbajnë një nivel të lartë të përgatitjes, pavarësisht nëse ndodh apo jo një virus i tillë.
12 muaj apo 12 dite??!! Se nje lajm tjeter esht qe brenda 1 jave esht gati vaksina.. apo ci qi tem hapni panik sa per sport.. ik pirdhuni dhe juve