50 vite kërkesa dhe lutje pafund: Sllovenia hap xhaminë e parë në vend pas 50 vitesh mohim

4 Shkurt 2020, 17:02Bota TEMA

Xhamia e parë e Sllovenisë u hap në kryeqytetin Ljubljana të hënën pas tejkalimit të pengesave financiare dhe kundërshtimit të krahut të djathtë, 50 vjet pasi u bë kërkesa fillestare për ndërtim.

Kundërshtarët e projektit – përfshirë ata që kritikuan financimin e tij të Katarit – vazhdimisht janë përpjekur ta ndalojnë atë.

Kreu i bashkësisë Islame, Myftiu Nedzad Grabus tha se hapja e xhamisë ishte “një pikë kthese në jetën tonë”.

“Sllovenia është shteti i fundit ish-Jugosllav që ka marrë një xhami, duke e bërë Ljubljanwn një kryeqytet sesa thjesht një qytet provincial në skajin e botës,” ai tha para një konference për shtyp.

Myslimanët në vendin me shumicë alpine katolike fillimisht paraqitën një kërkesë për ndërtimin e një xhamie në fund të viteve 1960 ndërsa Sllovenia ishte ende pjesë e ish Jugosllavisë komuniste.

Komuniteti më në fund mori leje 15 vjet më parë, por u kundërshtua nga politikanë dhe grupe të krahut të djathtë, duke pasur dhe probleme tw ndryshme financiare.

Ndërtimi, i cili filloi në vitin 2013, kushtoi rreth 34 milion euro (39 milion dollarë), nga të cilat 28 milion euro ishin dhurime të Katarit, sipas Grabus.

E vendosur në një zonë gjysmë industriale të Lubjanës, xhamia, e cila mund të mbajë deri në 1.400 njerëz, përbën thelbin e Qendrës Kulturore Islamike me gjashtë ndërtesa.

Qendra gjithashtu përfshin zyrat e komunitetit; një qendër arsimi, e cila përfshin një bibliotekë; një restorant; një fushë basketbolli; strehim për klerikun musliman; dhe një minare të lartë 40 metra (131 metra).

Të gjitha ndërtesat janë bërë nga betoni i bardhë i kombinuar me çelik, qelqi dhe dru. Një kube e madhe e bërë me tekstile blu mbizotëron në brendësi të xhamisë, duke iu referuar parajsës dhe të kujton xhamitë e famshme si Xhamia Blu e Stambollit.

2 komente në “50 vite kërkesa dhe lutje pafund: Sllovenia hap xhaminë e parë në vend pas 50 vitesh mohim”

  1. nord.al says:

    Do shohin edhe pak, Ketyre ti japesh gishtin te marrin doren. Me mire te kishin ndertuar nje ….

  2. mamadu musullmani says:

    E hongren “derrin” mrena sllovenet ……. gabim fatal , asnje leshim se pas njesht i vijne dhjetra, qindra dhe “muti kala” !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje