Operacioni "Anti-KÇK", OFL iu dërgon formularët Lul Berishës dhe fisit Çapja: Justifikoni pasurinë brenda 48 0rëve!

4 Shkurt 2020, 11:24Kronika TEMA

Operacioni Anti KÇK ka nisur vrullshëm, ashtu siç edhe kryeministri Edi Rama kishte paralajmëruar.

Policia bëri me dije se u janë dërguar formularët dy subjekteve të parë të ligjit special.

Operacioni Forca e Ligjit, i dërgon kërkesën për vetdeklarim dy subjekteve ditën e sotme, Lul Berishes 49 vjec.

I dënuar në vitin 2012 me burgim të përjetshëm, në 2017 Lul Berisha u lirua me kusht.

Subjekti i dytë është Ardjan Çapja, 52 vjeç, ne Elbasan, I akuzuar për vrasje të efektivë të policisë e mbetur ne tentativë. Ardjan Çapja dyshohet se ka urdhëruar disa vrasje në qytetin e Elbasanit.

“Në vijim të operacionit Forca e Ligjit, informojmë opinionin publik se në zbatim të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë, subjekteve:

– L. B., 49 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Adria”, Durrës, drejtues i një grupi kriminal, autor i veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas, në vitin 2012 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur lirimin e tij me kusht.

– A. Ç., 52 vjeç, i arrestuar në flagrancë për veprat penale ”Vrasja e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ky shtetas, së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.

Si subjekt i Ligjit Special, këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Sqarojmë se me marrjen e masës së sekuestros, çdo biznes, mjetet motorike apo tokat në pronësi të subjekteve administrohen nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, po as mund të shitet, të blihet apo të jepet me qira nga subjekti.

OFL do të informojë publikun vijimësisht, për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre.

Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda”, njofton policia.

31 komente në “Operacioni “Anti-KÇK”, OFL iu dërgon formularët Lul Berishës dhe fisit Çapja: Justifikoni pasurinë brenda 48 0rëve!”

  1. SPAK Taku says:

    Bravo shteti, mjafton te shikosh syzet e zonjes……
    =
    Po per Meten, Bashe, RAMEN DO DERGOHEN FORMULARET?

    =
    Sbesoj qe Meta te mos kete fatura aq me shume Rama per Bunkerin???????


    Taku Avukati spo ndihet, do ti kete hyre frika edhe atij ……..

    1. Llogaritari says:

      Jo plako atyre duhet me i cu 1bllok pa fillu se 2 ose 3 fleta nuk i bejn pun.

  2. Hallo Meremja says:

    Dielli i forte shume ne zyrat e Policise. Shyqyr qe ke syzet, se do ishe verbuar. A u befshi tum ju me gjithe Fugen qe ju perdor si figurante ne keto filmat dhe inskenkmet e shpifura te rilindjes.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Hallo këta nuk janë të zotët e vetes dhe Rama pret nga këta që të ndalojnë korrupsionin. .nuk e kuptoj idiotllëku është epidemi aty në shqipëri apo ngjitet pas atyre që veshin uniformën e policisë? Lul bashën nuk e dua fare por Rama e ka qelbur nga të gjitha drejtimet, duhet të bëj dorëzimet përpara se të ngrihet populli e ta rrëzojë. .po mirë or njërëz nuk pati një njeri që ta këshillonte këtë policen ti heqi syzet kur jep konferencë për shtypin? më tepër jam i shokuar sesa i habitur. .nga këta presim ne të bëhet shqipëria? Një fjalë e urtë thotë shiko figurën dhe imagjino çfarë nënkupton. .ose shikoi fytyrën dhe jepi detyrën. ..po a i jepet detyrë kaq e mprehtë kësaj zonjës me syze saldatori?..

  3. Hallo Meremja says:

    Dielli i forte shume ne zyrat e Policise. Shyqyr qe ke syzet, se do ishe verbuar. A u befshi tum me gjithe Fugen qe ju perdor si figurante ne keto filmat dhe inskenimet e shpifura te rilindjes.
    Mos i fshi komentet o gelbaza mbi tumin e Rilindjes

  4. Torino says:

    More ate saline e ka pare njeri apo jo?Spo ndihet fare mer jahu!Mos i ka ndodh naj gje apo eshte largu n’drejtim t’paditur?Kush ta shofi ti thote te flasi aaa te shkruaj aaaa te baj naj koment aaa se me duket se ket rradhe filloi me gjith men amerikoni e laku dihet vjen vjen dhe mblidhet.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      M’atë krah fli ti Torino. ..saliu sa të ketë edi ramën në kry të tavolinës nuk e gjen gjë. .amerikani (Donald Lu)bëri ‘presion’ do kap peshqit e mëdhenj do t’i fusë brënda. .shkuan peshqit dhe çfarë u vodhën shqiptarët këto 30 vjet ia dhanë Lu-së dhe ai iku dhe nuk u ndie më…tani këta do vazhdojnë më keq të rrjepin ty edhe mua për nja 30 vite të tjera. .Torino dua të kujtoj se këtu e 7 vjet po na qeverris rilindasi piktor me çorape të kuqe. .jam dakord me ty që saliu është shumë i keq dhe duhet futur brënda mirëpo edi rama nuk mendon si ti e unë. .ata janë bashkë për çdo gjë. .vetëm plumbi ballit i shpëton shqiptarët nga këta sharlatanë..

  5. nari says:

    Qe te le te lefin, karvani shkon prepara.

    1. anticensurë25642654 says:

      shko kar van shko përpara!!

  6. Kollodoku says:

    Ooo polici kari…
    Shkoni dhe sekuestroni ku i kan e ku si kan pronat dhe pastaj kriminelet te vertetojn nga e kan gjetur.
    Po fillut me formular dhe konferenca shtypi me zogeza dhe zyze dielli VARI KARIN.

  7. Vendi i qebesirave says:

    Hiqeni kete bjonden me syze o qesharaker, gusto katunaresh, duket sikur jua ka sjelle peshqesh zogu i tiranes. E pastaj prisni t’ju besoje njerezia se e keni seriozisht

  8. Nuk kemi pare gje akoma dhe nuk kemi per te pare says:

    A jua mban sumcja ti dergoni sypeshkaqen berishes,saliut,ilirit me muniken,fatmir gerdecit,lulashit e deri tek keta qe jane fuqi…
    Po ja derguat ketyre te tjeret struken dhe vijne vete e hipin ne qerre

  9. Qytetari i Thjeshte says:

    Lexojeni me kujdes deklaraten e OFL: ( Sigurimit te Shtetit)
    Brenda 15 ditësh SPAK duhet te beje vleresimin…. dhe (SPAK) Duhet ti kerkoj Gjykates Speciale Sekuestrimin, dhe pas Sekuestrimit… ne jo me shume se 6 muaj Gjykata Duhet te vendose per konfiskimin perfundimtar te tyre.
    Pra gjyqet do behen tek OFL aty ku do merren edhe vendimet per sekuestrim dhe konfiskim.
    SPAK dhe Gjykata Speciale vetem do noterizojne, nuk kane asnje fuqi vendimmarrese..
    Ore kane ndonje juriste keta te qeverise e OFL se lane nam duke bere lapsuse juridike te cilat do te perkthehen ne kosto per tatimpaguesit. Nuk mund te jap denime Policia dhe aq me pak Qeveria..
    Ghjykata per te Drejtat e Njeriut do e mbyse Shtetin shqiptare me gjoba. Do rroni e do shikoni.

    1. Kalec Dega says:

      Shtet Mafje i Rames me Sigurimin e Shtetit, mire e the.

    2. Kapiteni i Vlores says:

      Prit se s’ke pare gjë akoma

    3. Ilir says:

      Sic po mbyt Italine pas sekuestrimit te pasurive te mafias… mjaft… Boll o fshataruce qe u bete notere gjykates e gjithçkaberes e gjithçkadites… Boll! Fajin e ka qytetaria qe braktisi kete vend dhe ju la hapsire njerezve nga mali e pylli… te bejne shtet!!! Ah Ramiz kurva, fshatare ju qe e moret me 1944, fshatare keta qe ua le shtetin me 1992. Pjesa e perparuar e vendit duhet te udheheqe, dhe qartesisht ne asnje rast ne asnje vend, zhvillimi e perparimi nuk ka ardhur nga mali o nga pylli. Doni te jipni dhe mend…

      1. TT says:

        Komenti me real sot po flitet me plehrat qe kane mbetur ketu.

  10. Dori says:

    Joooo, politikanet jane lene jashte kesaj gjese shoku! Atyre nuk do ju shkoje njeri.
    Pse budalla e di ti ramen.
    Ohu, ligji anti-kck ka kalu nga duart e bashes, pastaj berishes, i ka fut nje filtrim dhe meta ne fund, e tani e ka rradhen rama per ta lozur filmin si me mamaqin. Se rama kete pjesen e aktrimit ka qejf te beje, ato te tjerat as i kupton fare!

    Me kete “gjene” anti-kck e shtyn filmin rama deri per zgjedhjet e rradhes. Ka per cfare del ne televizor se u be bajat me te tjerat.

  11. Parlamenti shqiperise says:

    Peshku qelbet nga koka , qe do te thote se formularet duhet ti dergohen fillimisht ministrave aktuale ose ish ministrave PD , LSI, PS , pasi lidhjet e krimit nga ata fillojne

  12. BRSS says:

    OFL PO PATI BYTH TE FILLOJ NGA GJIRI I LALEZIT TE TJERAT JAN FUTJA KOT FILLONI ME KAPOT E POLITIKES DHE DO SHIKONI ÇA DO GJENI DO ÇUDITET BOTA PER VJEDHJET DHE LIDHJET E KRIMIT TE GJITHA NDERTIMET NE LALEZ JAN KRIMINALE

  13. OreMore says:

    Komentoni kote juve per syzet; vajza po ve vetjen ne rrezik juve komentoni kot fare. Per juve i ka vene gjyzlyqet, mos t’jua shoh surratin.

    1. Esc says:

      Po c rrezik po e ve veten vajza? të ishte në rrezik dilte vetem me zë, pa figurë…flisni budallallëqe….syzet janë për film alla Turkish-Gëzyl-Hollivud?
      Kohera per film qe do hyjne ne histori?

  14. Brezi i djegur says:

    Po rivaleve te Lulit ja keni cu??? Ca keni me Lulin, ai vetem plehra ka heq qafe, sikur se dine durrsaket kush e bon mutin ne durres… Mos kishte qene Luli durrsaket do ti kishte mbulu muti me koh e me vak.. Na cat trapin me Lulin, ujku ujku po cakalli po bon kerdine.

  15. vlora.vlora says:

    Po pasurite tuaja o kreminister legen ,bashke me tahirin me beqon ,me gjiknurin ,pa haruar kerrmat e pd kur do hetoen , e mbollet vendin me hashash moret perqindje o qelbesira i late gjithe kriminelet perjashta dhe tani doni te lani mutin me shurre .Pse nuk u risni pensionet te varferve po na merni syze nga 400 dollare per fshataret e policise.Mallkuar qofsh fendurine

  16. E èma e Zeqos says:

    Na u katandis kaposhi njè thelè.

    Reforma nè drejtèsi na u katandis nè paradè syzesh dielli dhe çorapesh tè zeza qè i pèrdorèm pèr maska.
    Konfiskimi dhe sekuestrimi i pronès private, nè njè shtet ligjor, nuk bèhet me daulle tellallèsh dhe aksione mediatike spektakolare. Èshtè gjykata dhe jo filmat e kryeministrit qè kanè kètè tè drejtè. Çdo organ tjetèr, kushdoqoftè ai, qè merr pèrsipèr tè veprojè me atribute tè tilla, èshtè i paligjshèm dhe nè shkelje tè plotè tè tè drejtave themelore tè qytetareve.
    Çdo gjykatè europiane, do i tregonte vèndin veprimeve tè tilla.
    Nuk zgjidhen problemet e shoqèrisè shqiptare, me filmat e kètij kryeministri. Ato, vetèm se tregojnè situatèn kuturu dhe pa orientim, nè tè cilèn ndodhet kjo qeverisje.
    Nèse kjo na qènkèsh reforma qè paskemi pritur, atèherè ajo na paskèsh lindur e vdekur.

  17. Klorea says:

    Lerini pordhet me rigon!
    Filloni nga Gjiri I Lalezit dhe… dalin vete leshteriket.

  18. Timi says:

    Bravo! Konfiskojininpasurite e vjedhura ketyre vrasesve te mutit. Nuk kishin breke ne bythe e duke vjedhur e vrare bene miliona dhe berishistet rrinin e veshtronin dhe vidhnin per vete ne shune.

  19. anticensurë25642654 says:

    po salës dhe linda ramës kur do tia çoni??
    dobiçit të tironës mos i çoni gjo!!ai ska pare!!dhe për të zhgarravitur shkon tek një shoku i tij i pasur që nuk ka asnjë lek por ka oxhaqe mbretërore!!

  20. anticensurë25642654 says:

    sa drita të forta qekan atje në sallë mor njerëz!!duhet me majt goca syze djelli se desh e qorruat!!
    apo thjeshtë për tu bo i çik xhejms bondiste??

  21. asd says:

    Filloni me ata qe kane vjedhur pronen dhe parate publike; politikane, ministra, deputete, kryeministra punonjesit e administrates se larte, gjyqtare dhe prokurore. Ata na kane bere dem te drejteperdrejte.
    Capja, Lul Berisha, Vila Golden dhe te tjere te ketij niveli jane pasoja dhe jo shkaku.

  22. Z/K says:

    Mire e keni ju te ligjit special dhe gjykates speciale.Iu shkofte mbare!
    Por desha te di.Do kete lirime nga burgu kur denimi asht i perjetshem?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje