Këshilltari Henz shpjegon lodhjen e ditës së djeshme në regjistrimet për videon e Lulit.
Pas suksesit që pati videoja e fundit e Lulit, që trokiti në një familje për të parë se si jetonin, Këshilltari Henz i shpjegoi në një letër Jarit për problemet që hasën derisa arritën tek një video e mirë.
I dashur Jari!
Kjo videoja që bëmë për vizitën në familje na doli mirë.
Kishim shumë kritika se aktorët që gjejmë janë fallco dhe vendosëm që të gjejmë disa familje demokrate, por jo shumë të njohura.
Kështu shkuam tek familja e parë. Ishin demokratë të njohur nga ne. U shpjeguam pak a shumë skenarin. Duket sikur na kuptuan dhe ramë dakord. Filloi xhirimi. Luli trokiti në derë doli i zoti i shtëpisë.
-Si jeni, si shkoni, mire jeni, familja mirë, fëmijët mirë…!
-Po hajt o burrë se ne sa u takum,- i tha ai, ça më pyet kot. Futu brenda, pimë noj gjë.
Nejse vazhduam se menduam që e heqim atë pjesë.
Luli zuri vend dhe po rrinte në siklet.
-Po si jeni, mirë jeni, nga familja mirë, të gjithë mirë, fëmijët si i ke.
-Skam fëmijë mo burrë të thashë më kan ik në Gjermani,- ja ktheu.
-Po vetë pa punë besoj.
-Po ça pune mo burrë kam një jetë që punoj akoma punë do bëj unë. Na rroftë që erdhi demokracia. Po të ish për punë ishim mire komunizëm.
-Ke të drejtë,- i tha Luli, këta po kthejnë komunizmin njësoj.
-Ça komunzimi thu mer jahu. Këta janë hora. Na e bën tetshin ne, ngelëm rrugëve.
U bëra shenjë të pezullohej filmimi. U ndamë me atë burrin e dolëm.
Shkuam në një shtëpi tjetër. Ramë dakord çfarë do thoshim.
Filloi xhirimi.
Luli trokiti në derë.
Sa u hap dera, i dha dorën gruas që hapi derën.
-Si je zonjë, si shkon, fëmijët si i ke. E ke burrin brenda.
-Qyqja aty mo është po të pret ka një orë do vij Lul Basha thotë se do xhiroj film. Të keqen nëna shyqyr që na pe derën një herë.
Pastaj Luli u ul në kolltuk.
-Po si jeni tha. Me shëndet si keni qenë. Unë erdha një herë të shikoj si jetoni.
-Si gjithmonë të keqen, ju t’ju kemi mirë pa ne kështu jemi mësuar. Të shof në televizor e më këputet shpirti. I kam thënë dhe burrit. Ta marrë ky, dhe një herë ky, pa le të vdes.
-DO ta marrim zonjë. Dua të shof pak ça ke në frigorifer. Se ke problem besoj.
-U më raft pika, ta dija të kisha bërë gjë për të ngrënë. Kam fasulet e mbrëmshme, ja ruaj burrit për drek se i ka qejf të ftohta. Kam dhe ca qofte. Po të bën nëna për të ngrënë po do.
-Jo desha të shikoj varfërinë ku u ka katandisur Edi Rama.
-U na mart të keqen ai. Për të ngrenë e për të pirë jemi të zot vet. Ti të vish dhe njëherë pa nuk dua as buk as ujë.
Ua bëra me shenjë se na u prish skenari.
Tek i treti pastaj vendosëm rregull. Do thoshte vetëm ato që i kishim shkruar. I lexoi dy herë dhe tha jam gati. Por dhe aty ndodhi një incident.
Ngaqë i dhamë instruksion një kat më lart, kur filluam xhirimet, Luli zbriste nga lart poshtë. Dukej sikur nuk na kishte qasur njeri më lart. Por doli mire më në fund. Jam i kënaqur.