Në kuadër të takimeve kokë më kokë që po bën kryetari i PD, Lulzim Basha, ai ka shkuar edhe në një lagje të Durrësit, ku ka takuar pensionistë.
Por bisedat nuk kanë qenë shumë të lehta.
Në një prej tyre pati edhe debat. Ja ajo:
-Tok, tok…
-Kush është?
-Lulzim Basha jam.
-Ik er çun mos u tall.
-Lul Basha jam për zotin, kam ardhur të bisedojmë. Ti meriton të dëgjohesh!
-Ik er çun se nuk e ha lala at tek. Keni fillu edhe ju “Dëshmitarët e Jehovait” me rrejt, se nuk ju hapin derën.
-Të betohem që jam Lulzim Basha.
-Me gjithë mend e ke ti?
-Sinqerisht.
-Ja, këndoje nji herë hymnin!
-Rreth flamurit të përbashkuar….
-Për Zotin ti qeke. Ja sa të marr çelësat.
Mirëserdhe allahile. Po ç’e mire të ka pru ktuna?
-Ja, kam ardhur të dëgjoj hallet tuaja, se qeveria e Ramës mendon vetëm për oligarkët.
-Nigjo këtu, meqë erdhe a dalim e bëjmë pak pazarin bashkë, e mi mbaj pak çantat se më mbyti reumatizma.
Me këtë rast, bëjmë edhe muhabet e më thuaj si e ke hallin.
-Unë nuk kam ndonjë hall, por kam ardhur të bisedoj për hallet tuaja.
Unë e shikoj që qeveria e Ramës ju ka hedhur litarin në fyt.
-Eeeee mër daj, kështu na e bëjnë të gjithë. Po ja ti ça do bojsh?
-Unë do ta rris pensionin dyfish.
-E kur kështu?
-Në fund të mandatit të parë?
-Or çun, po lala osht 80 vjeç. Sa të marrësh ti mandatin e parë, o ka ngordh gamori, o ka vdek i zoti.
-Ti qënke komunist zotëri.
-Ça lesh komunisti unë, po prit të shkojmë të bëjmë pazarin.
Shiko shiko, pse po ik er çun. A nuk ke faj ti po unë që ta hapa derën.(Dritare.net)
Humor fantastik; edhe nje here pyes: kush eshte autori; vite me pare ka qene nje rubrike e tille ; autori ishte Agim Xhafka; por ka kaluar shume kohe ; le qe Xhafka edhe kur shkruan ndonjehere eshte ne favor te Lul-Berishes…Urime dhe suksese autorit. Me kenaqi me kete humor.